E premte, 01 Mars 2019
14:16
Mesazh Bashës: Kur do flasim? Premtimi i Ramës në Samitin e Diasporës: Vota e emigrantëve do të bëhet

Kryeministri Rama zgjodhi Samitin e dytë të Diasporës, të mbajtur në Tiranë, për t’i dërguar një ftesë për dialog kryedemokratit Basha, i cili një ditë më parë kishte refuzuar pjesëmarrjen me arsyetimin se, kreu i qeverisë po përdorte si fasadë shqiptarët jashtë Atdheut.

13:59
PD, Gjata: Prela mbron bandën e Avdylajve

Partia Demokratike ka hedhur akuza mbi drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela, por edhe për kryeministrin Rama. Në një deklaratë për mediet, Sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata tha se Prela është në shërbim të plotë të bandës së Avdylajve.

13:57
Fruthi, alarm global. Shqipëria, e nënta në Europë për vitin 2018

Rastet e fruthit në shkallë globale janë rritur më 48.4 për qind mes viteve 2017-2018, sipas përllogaritjeve të UNICEF-it, të të dhënave të paraqitura nga 194 vende të botës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

13:49
Shtohet presioni amerikan mbi Kosovën: Masa të reja, nëse s’hiqet taksa

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë presionin mbi qeverinë e Kosovës për të hequr taksën 100 për qind mbi mallrat serbe.

13:35
Atmosferë elektrizuese, sot përplasin “brirët” skuadrat e kryeqytetit

Gjithçka duket gati në stadiumin “Selman Stërmasi” për derbin e 153-të mes Tiranës dhe Partizanit. Të gjitha biletat janë të shitura dhe tifozeritë po bëjnë përgatitjet e fundit për ta shndërruar në festë përballjen e dy prej skuadrave me më shumë trofe në vendin tonë.

13:19
“Exxonmobil” zbulon rezerva gjigante gazi natyror në Qipro

Zbulimi i një rezerve të re gazi natyror në Zonën Ekskluzive Ekonomike (ZEE) të Qipros është konsideruar si një prej lajmeve më të rëndësishme ekonomike jo vetëm për ishullin, por për të gjithë rajonin e Mesdheut dhe interesave europiane dhe amerikane.

13:09
Veliaj përgëzon bashkimin e shqiptarëve në Tuz: Tirana, gati të ndihmojë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur në një takim përfaqësues të komunitetit shqiptar në Tuz të Malit të Zi. Tre forcat politike shqiptare kanë vendosur të dalin me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore për Bashkinë e Tuzit.

12:59
Mbrojtja nga pirateria, garanci që vjen bashkë me shërbimet e Digitalb

Pirateria televizive po luftohet fort edhe nga platformat që ofrojnë këtë shërbim në Shqipëri. DigitAlb dhe partnerët e tij ofrojnë për qytetarët të gjitha garancitë për produktin që marrin.

12:48
Rezultate të larta dhe arritje për Union Bank gjatë vitit 2018

Union Bank vazhdon të rritet me hapa të shpejtë dhe të sigurtë. Gjatë vitit 2018, Union Bank rriti investimet dhe fitimin e saj në nivele shumë të mira. Brenda vitit, Banka arritit të kalojë vlerën e 50 miliardë Lekëve në aktivet e saj, duke realizuar me sukses një objektiv të rëndësishëm afatgjatë.

12:23
LSI, Shehu, Mara dhe Roshi pranojnë mandatin e deputetit

Ish-deputeti i Partisë Republikane, Ylli Shehu, i cili la Fatmir Mediun për t’u hedhur në krahët e partisë së themeluar nga Ilir Meta dhe të drejtuar tashmë nga Monika Kryemadhi, ka dorëzuar këtë të premte formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

12:19
Pas naftës, ndotje edhe nga plehrat në Mallakastër

Djegia e mbetjeve urbane është një problem shqetësues në Mallakastër. Së bashku me ajrin e ndotur, përroi që përshkon fushëm e mbetjeve derdhet në rezervuarin e Kashit, e më pas të gjitha këto shkojnë në lumin Vjosë.

12:17
Wake Up/ “Miss Shqipëria”: Çfarë më bëri të përlotem në Shtëpinë e të Moshuarve

Ka një arsye pse “Miss Shqipëria 2018″, Alba Bajrami vendosi që një ditë të ” trokasë” në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë ku kaloi momente vërtet emocionuese me të moshuarit që jetojnë aty.

12:15
Gramsh, plehrat hidhen në mes të pyllit

Ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri, venddepozitimet e mbetjeve urbane janë jashtë çdo kriteri ligjor dhe në dëm total të mjedisit.

12:15
Poliçan, rreziku që kanoset nga pallati i braktisur

Një pallat gërmadhë rrezikon të shembet në Poliçan. Plot 11 vite më parë, 30 familjet që jetonin në këtë pallat pranë kombinatit të armëve, në Bashkinë e Poliçanit, u shpërngulën.

12:13
Wake Up/ Derbi Tirana-Partizani, prej 5-vitesh bardheblutë nuk fitojnë

Si rrallë herë në vitet e fundit, Tirana vjen në kushte optimale në vigjilje të derbit të kryeqytetit.

12:09
Wake Up/ Gratë për gratë; “Për 8 mars, në vend të luleve mundëso një vend pune”

“Për 8 mars, në vend të luleve mundëso një vend pune!”. Me këtë moto një grup grash kanë vendosur ta festojnë 8 marsin e tyre.

11:57
Rama: Sfidë historike për Kosovën. Shqip në Maqedoninë e Veriut

Në fjalën e tij gjatë punimeve të sesionit qendror të Samitit të Dytë të Diasporës, të zhvilluar nga kryeministri Rama dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, kryeministri i Shqipërisë e nisi me krahasimin dhe zhvillimet e jashtëzakonshme që kanë ndodhur në harkun kohor mes samitit të parë dhe këtij të tanishmit.

11:43
Thaçi në Samitin e Diasporës: Kurrë shkëmbim kufijsh. Asnjë konferencë me Rusinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ishte i ftuar në Samitin e Dytë të Diasporës shqiptare, të organizuar nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

11:37
U braktis nga Cardiff City? Bisedat në “whatsapp” zbulojnë të vërtetën për Salën

Këtë fundjavë, një intervistë e agjentit të ish-futbollistit Emiliano Sala ka ngjallur shumë diskutime, pasi ka pasuruar edhe më shumë tragjedinë që i kushtoi jetën sulmuesit argjentinas, e që hodhi disi “benzinë” në zjarrin e polemikave që pasuan vdekjen e tij.

11:33
6 Receta me karkalec në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”

Karkalecat e detit janë ndër ushqimet më të preferuara për personat që i pëlqejnë ushqimet e detit. Të pasur në proteina, vitaminë D, B3, zink, omega 3 ato mund të konsumohen të gjallë apo të gatuar në mënyra të ndryshme.

11:22
Smajlaj tërhiqet nga Europiani i Atletikës. Shpresat për medalje, te Luiza Gega

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj është tërhequr nga kampionati europian, që ka nisur në ditën e parë të marsit në Skoci.

11:16
Qerimaj mposht Çaljen, shpallet kampion kombëtar në peshëngritje

Erkand Qerimaj është kampion kombëtar në Kampionatin e Peshëngritjes për të rritur, të zhvilluar në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

11:07
Karnavalet e Rios, me ngjyra politike për shkak të Bolsonaros

Pasi regjistroi një valë ultrakonservatore që ngjiti presidentin Jair Bolsonaro në pushtet në Brazil, Rio de Janeiro po përgatitet për një sezon karnavalesh proteste, që pritet të fokusohet mbi të gjitha te femrat dhe njerëzit e grupet minoritare.

10:49
Samiti i dytë i Diasporës, themelet për çerekshekullin e ardhshëm (NDIQNI LIVE)

Pas regjistrimit dhe ceremonisë së mirëpritjes së pjesëmarrësve për në Samitin e dytë të Diasporës shqiptare, mbrëmjen e së enjtes, e premtja ka nisur me sesionin qendror kuvendues.

10:40
Korça feston Ditën e saj të Verës me zjarre në qytet

Tradita korçare e ardhjes së pranverës është festuar duke sjellë në qytet një nga festat më të veçanta. “Dita e Verës” është festuar në Korçë mes zjarresh të shumta, duke shënuar fundin e ditëve të ftohta.

10:35
LIVE/ Samiti i Diasporës

Ndiq live në kanalin e YouTube të Top Channel Samitin e dytë të Diasporës

10:30
Zbulohet pas 4 shekujsh piktura “150 mln euroshe” e Caravaggios

Në vitin 2014, në papafingon e një shtëpie në Tuluzë të Francës ishte zbuluar një pikturë e mbuluar nga pluhuri dhe e dëmtuar nga lagështira, që dukej sikur e kishte një vlerë.

10:22
Theu lejen nga burgu, ndalohet pas 4 muajsh i dënuari për trafik droge

Një i burgosur që vuante dënimin me 9 vite heqje lirie në Institucionin e Ekzekutivit të Vendimeve Penale në Peqin shpërdoroi lejen e marrë për të shkuar në shtëpi më 9 nëntor të vitit të kaluar.

09:56
“Tripletat” e trofeve në fund të sezonit, 8 ekipe ëndërrojnë

Në futbollin europian kanë mbetur aktualisht 8 ekipe, të cilat – të paktën duke u bazuar në llogaritë matematikore, – mund të finalizojnë në muajin maj sezonin perfekt.

09:47
E “kërkoi” vet kartonin, Sergio Ramos ndëshkohet dyfish nga UEFA

Komisioni i Disiplinës së UEFA-s vendosi të ndëshkojë për dy ndeshje futbollistin spanjoll, Sergio Ramos, pas kartonit të verdhë që mori qëllimisht në minutat e fundit të ndeshjes së Champions League kundër Ajaksit.

09:21
Shpërthimi me eksploziv në Tiranë, policia identifikon autorin e dyshuar

Policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të shpërthimit të mbrëmjes së të enjtes në rrugën “Mihal Popi”, pranë shkollës “Vasil Shanto”, që për fat të mirë u shoqërua vetëm me dëme materiale dhe pa të lënduar në njerëz.

08:48
Kërkohej prej një viti nga Britania, arrestohet 23-vjeçari i akuzuar për vrasje

Një 23-vjeçar i akuzuar për vrasje dhe i dënuar me burg nga drejtësia britanike, është arrestuar nga efektivët e policisë së Durrësit, në bashkëpunim me zyrën e Interpol Tiranës.

08:40
Koreja e Veriut mohon Trumpin: Kërkuam heqje të pjesshme të sanksioneve

Koreja e Veriut ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, sipas të cilit vendi komunist ka kërkuar heqjen e plotë të sanksioneve gjatë samitit të dështuar në Hanoi.

08:23
SHBA kërkojnë kokën e pasardhësit të Osama bin Laden

Shtetet e Bashkuara ofrojnë një shpërblim të majmë prej një milion dollarësh, për çdo informacion mbi vendndodhjen e një prej djemve të ish-udhëheqësit të vrarë të Al Qaedës, Osama bin Laden.

E enjte, 28 Shkurt 2019
22:35
Open/ Dudushi: Opozita nuk ka besueshmëri sepse…

Gazetari Alban Dudushi, i ftuar në studion e emisionit Open me Eni Vasilin deklaroi se opozita nuk ka besueshmëri.

22:16
Samiti i dytë i diasporës. Majko: Shqipëria nuk mund të bëhet pa ju; Basha refuzon ftesën

“Shqipëria nuk mund të bëhet pa ndihmën e diasporës”.

21:35
Tiranë, shpërthim me eksploziv. Lënda plasëse, te dera e jashtme e një apartamenti

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë.

21:32
Open/ Ngjela “fshikullon” opozitën: Populli do të marrë dru dhe do t’i bjerë

Avokati Spartak Ngjela i rezervoi deklarata të forta opozitës në emisionin Open me Eni Vasilin.

21:14
Open/ Ironia e Murrizit: Hyj në Parlament kur të largohet Rama

Myslym Murrizi shpjegoi me ironi në emisionin Open me Eni Vasilin se pse nuk ka qenë në Parlament gjatë seancës së kaluar.

20:55
Pakistani mbyll hapësirën ajrore, bllokohen udhëtarët

Hapësira ajrore pakistaneze mbetet e mbyllur ndërsa vendi është përfshirë në një përplasje me Indinë, duke penguar më mijëra fluturime në të gjithë botën për të dytën ditë radhazi.

20:42
Fiks Fare/ Pikturat shkëmbore 5000-vjeçare nuk shpallen Monument Kulture, rrezikohen nga guroret

Të shumta janë qendrat historike e arkeologjike në rrethinën e kryeqytetit, por mungesa e informacionit të nevojshëm e sidomos mungesa e infrastrukturës, ka bërë që ato të njihen e vizitohen shumë pak.

20:41
Itali, Salvini i jep “dritën jeshile” punësimit të emigrantëve

Matteo Salvini i ka thënë “Po” punësimit të mijëra emigrantëve. Përmes një dekreti, ministri i Brendshëm italian pranoi që këtë vit të hyjnë për të punuar në Itali 30 850 ekstrakomunitarë, me kushtin që të tregohen bashkëpunues me qeverinë italiane lidhur me riatdhesimin e emigrantëve të paligjshëm.

20:31
Turqia zgjedh trajnerin e ri, por do të mungojë ndaj Shqipërisë

15 vjet pas shkarkimit të tij nga pankina e kombëtares turke të futbollit, Senjol Gynesh do të rikthehet në drejtimin e përfaqësueses.

20:05
Gara për kreun e myslimanëve, myftiu Gurra pritet të kërkojë shtyrjen

Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH) kanë hyrë edhe tre kandidatë të tjerë.

19:48
10 “të lëkundurit” e opozitës

Tashmë që KQZ ka nisur procesin e zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr të opozitës, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë të kandidatëve në listat shumëemërore të PD dhe LSI, që mund ta pranojnë mandatin dhe të bëhen pjesë e Parlamentit.

19:40
Intervista për Top Channel/ Fleckenstein: Kryemadhi na la përshtypjen se nuk i bëhet vonë për integrimin

Knut Fleckenstein raportuesi për Shqipërinë, pak përpara largimit nga Shqipëri, në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, jep detaje të reja për “debatet” mes eurodeputetëve dhe shefes së LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë takimit që patën në selinë e Delegacionit të BE-së në Tiranë.

19:30
Haradinaj: Taksa na përçau!

Përfaqësuesit amerikanë që kanë ndaluar në Prishtinë, John Erath dhe Brad Berkley nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare në SHBA, e panë se e kishin të vështirë ta bindnin kryeministrin Ramush Haradinaj për të hequr taksën 100% të vendosur produkteve serbe.

19:17
Ja kush është femra më e ndjekur në Instagram

Rekord pas rekordi për Ariana Granden, mbretëreshën e pop-it që me albumin e fundit “Thank U, Next”, është duke arritur suksese pa mbarim.

19:11
SHBA: Tarifat të pezullohen, dëmtojnë partneritetin me Kosovën

Vizita e dy zyrtarëve të lartë amerikanë, zëvendës drejtorit të Përgjithshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për Evropën, John Erath dhe Drejtorit për Çështjet Evropiane Brad Berkley, në Kosovë, ka pasur si qëllim të përsëritet kërkesa e SHBA-së për pezullimin e taksës ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës nga ana e Kosovës, si dhe të bëhet thirrje për vazhdimin e dialogut.

19:06
Këln, festohet “Dita e femrave të hazdisura”

Arti, kultura dhe karnavalet. Këlni është i famshëm për këto dhe vizitorët nuk mbeten të zhgënjyer. Por, së fundmi ata janë ngazëllyer nga ajo që njihet si e enjtja e grave, apo dita e femrave të hazdisura.

18:26
Rama: Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër të europarlamentarëve kundër arratisë së opozitës

Kryeministri Edi Rama reagoi në Twitter pas vizitës së delegacionit të Parlamentit Europian në vendin tonë.

18:07
Risi në grumbullimin e Seleçaos

Trajneri i kombëtares braziliane të futbollit, Tite, publikoi listën me 23 lojtarët që do të grumbullojë për miqësoret në fundin e muajit mars dhe nuk mungojnë surprizat.

17:46
“Ishalla i rritet!” Urimi i synetllëkut që turpëroi Diola Dostin

Nutricionistja e njohur Diola Dosti Baftiu ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”, në Top Channel.

17:44
Pragderbi i kryeqytetit/ Tirana, 5 vite pa fitore ndaj Partizanit

Kanë mbetur më pak se 24 orë nga drebi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, i cili përball dy nga skuadrat me më shumë trofe në vendin tonë.

17:19
Këngëtarja e njohur zbulon datën e martesës dhe është më afër seç mendonim

Gresa Behluli, vajza e këngëtares së njohur të muzikës popullore e qytetare në Kosovë, Shkurte Fejza, ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.

16:43
Aksident i rëndë afër Gjirit të Lalzit, një i vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur në Gjirin e Lalzit pasditen e të enjtes.

16:31
Top Talk/ Hapja e negociatave, Pollo: Në qershor nuk ka vendim për Shqipërinë

Genc Pollo, tashmë ish-deputet i Partisë Demokratike, deklaroi në studion e “Top Talk” me gazetarin Denis Dyrnjaja se në muajin qershor nuk do të ketë vendimmarrje mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë.

15:18
Ndërtimi, 470 mln euro. Zgjerimi, për shkak të lejeve të shumta

Sektori i ndërtimit është në zgjerim të gjerë, të paktën referuar lejeve të ndërtimit. Instituti i Statistikave raportoi se vitin e kaluar, në të gjithë Shqipërinë u miratuan lejet e ndërtimit për 470 milionë euro investime për pallate, ndërtesa biznesi apo vepra inxhinierike.

14:33
Presidenti i Kosovës Thaçi, medalje për emisionin “Fiks Fare”

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nderoi me “Medaljen Presidenciale të Meritave” emisionin investigativ “Fiks Fare”.

14:25
Basha nis “turin e shpresës” nga Shkodra. Nuk komenton kritikat e eurodeputetëve

Në përfundim të takimit me strukturat e partisë në Shkodër, kreu demokrat Lulzim Basha foli për mediet në lidhje me deklaratat e dhëna këtë të enjte nga eurodeputetët e pranishëm në Tiranë, me të cilët kishte zhvilluar një takim një ditë më parë në përpjekje për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri.

14:15
Paditet Bashkia për landfillin. Asnjë masë, 7 muaj pas “emergjencës”

Kanë kaluar 7 muaj që nga shpallja e emergjencës mjedisore në territorin e Bashkisë së Durrësit, por në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Porto Romano, asgjë nuk ka ndryshuar.

14:02
Tahiri njihet me akuzat, ironizon: Jam i dyti pas Bares. Shqipërisë i mjafton Baba Taku

Ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i janë komunikuar akuzat, këtë të enjte në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

14:01
Forumi i arkitektëve, Veliaj iu prezanton projektet e Tiranës

Për herë të parë, Forumi i Arkitektëve ndërkombëtarë dhe Inxhinierëve është zhvilluar në Tiranë. Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj prezantoi disa nga projektet e rëndësishme të realizuara në Tiranë.

13:37
“Qeveri dhe Parlament legjitim”, socialistët: Eurodeputetët rrënuan pretendimet e opozitës

Mazhoranca i cilësoi deklaratat e deputetëve të Parlamentit Europian si një rrënim të pretendimeve të opozitës, sa i përket legjitimitetit të zgjedhjeve dhe Parlamentit.

13:32
City, akord “faraonik” me kompaninë gjermane “Puma”

Manchester City pasurohet edhe më shumë falë kontratës së sponsorizimit me kompaninë e veshjeve sportive “Puma”.

13:25
Java e modës në Paris, pasarela pushtohet nga markat e famshme

Parisi është ndalesa e fundit e muajit të modës.

13:20
Një “film i ri” në kinema, vetëm për simpatizantët e çiftit Gaga-Cooper

Fansat e çiftit Lady Gaga dhe Bradley Cooper mund të ngazëllehen.

13:15
Binjakë gjysmëidentikë që trondisin themelet e shkencës

Mjekët kanë dokumentuar rastin e dytë të njohur në botë të binjakëve gjysmëidentikë. Djali dhe vajza, që tani janë 4 vjeç, nga Brisbane në Australi, janë identikë nga ana e së ëmës.

13:10
Ukrainë, një aktor humori garon për president

Aktori i humorit Volodymyr Zelenskiy po arrin majat në Ukrainë, e jo vetëm në aspektin e karrierës. 41-vjeçari, protagonist në garën presidenciale të parashikuar për më 31 mars, është në fakt i pari në sondazhet e opinionit publik, pavarësisht se nuk ka mbi shpinë asnjë eksperiencë politike.

13:02
Wake Up/ Teatri Migjeni në vitin e 70-të të krijimit

Rita Gjeka aktorja e njohur shkodrane e cila ka interpretuar disa role në teatër dhe film, prej disa vitesh është Drejtoreshë e Tetarit Migjeni në Shkodër, ku punon fort për të mbajtur “gjallë” jetën artistike në këtë qytet me shfaqje të ndryshme teatrore, duke sjellë bashkëpunime të shumta me regjisor të huaj dhe vendas.

13:00
Mbarohen abonetë, vetëm 1.500 për 70 mijë studentë

Debatet janë të shpeshta çdo fundmuaji mes studentëve dhe punonjësve të Drejtorisë së Konvikteve.

12:55
Wake Up/ Arjan Mullahi, doktori që po guxon me operacionet e vështira

Mediat gjermane e cilësuan si ” Zot i Veshur me të Bardha” për një arsye pasi arriti që të kryente një nga transplantet më të vështira të kockave dhe të shmangte paralizën tek pacientja shqiptare nga Kuçova.

12:48
Shtohet kapaciteti 4G. Shpallet fituesi për një brez frekuencash, dy të tjerë në shitje

Vodafone Albania është shpallur zyrtarisht nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, fitues i të drejtave të përdorimit për brezin e frekuencave në 800 megahertz, i cili mundëson rritjen e kapaciteve 4G për kompanitë celulare.

12:47
Wake Up/ 25 mijë shqiptar paguajnë pensione vullnetare. Gratë më të interesuarat

Vitet e fundit, shqiptarët po ndërgjegjësohen që investimi vullnetar për periudhën e pensionit do të përkthehet në një pleqëri dinjitoze.

12:40
Vettingu, shkarkohet anëtarja e KLP-së, Antoneta Sevdari

Ajo u bë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ende pa kaluar në të gjitha hallkat e vettingut, një sitë që duket se e ka djegur pikërisht në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku nuk mundi të kalojë përballë provave të pamjaftueshme për justifikimin e pasurisë së të shoqit.

12:24
Në Mangalem bien gurë, bashkia nuk ndërhyn dot

Nga kodra, mbi të cilën qëndron Kalaja e Beratit dhe lagjja muzeale e Mangalemit, s’ka muaj që të mos bien gurë.

12:10
Myftiu i Tiranës zyrtarizon kandidaturën për kreun e komunitetit

Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zyrtarizon kandidaturën e tij për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Futjen në këtë garë, ai e quan një detyrim historik për t’iu shërbyer myslimanëve.

11:54
Vrau gjyshin për parà, policia arreston nipin 17-vjeçar

Janë dashur vetëm pak orë ndërmjet mbrëmjes së vonë të së mërkurës dhe paradites së të enjtes, që policia të zbulojë “misterin” e vdekjes së një të moshuari 69-vjeçar, i dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Vlorës nga i nipi i tij 17-vjeçar, me pretendimin se u gjet i gjakosur prej tij.

11:35
Kukësi pret shqiptarë e serbë. Ambasadori i Serbisë: Takimet, falë Ramës e Vuçiçit

Në Kukës u zhvillua Konferenca rajonale “Të rinjtë shqiptarë dhe serbë, së bashku për përfshirjen sociale”.

11:33
Në Shtëpinë Tonë/ Aksesorë për fëmijë

Çdo prind dëshiron që gjithçka që rrethon fëmijën e tij të jetë e veçantë.

11:18
BE, e gatshme t’i japë Britanisë “kohë shtesë” për Brexit-in

Bashkimi Europian është i gatshëm t’i japë Britanisë “kohë shtesë”, edhe përtej 29 marsit, për të realizuar “Brexit”-in.

11:11
Bojkotet opozitare në rajon, analistët flasin për “Pranverë ballkanike”. BE: Jo krahasimeve

Deputetët e opozitës nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia thonë se nuk do të kthehen në parlamentet e vendeve të tyre dhe do të vijojnë protestat e bojkotet kundër abuzimeve të supozuara të sistemeve të tyre politike, pavarësisht një apeli nga zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç.

11:04
Në shtëpinë tonë/ Si duhet të veprojnë shoferët e makinave kur shohin një Autoambulancë?

Shpesh herë jemi bërë dëshmitarë të autoambulancave që vonohen në raste aksidenti apo të ndonjë emergjence, si pasojë e trafikut në kryeqytet.

11:02
Vdes nëna dhe foshnja. Kishte lindur binjakë, u sëmur me grip

Një nënë 36-vjeçare nga Fieri, e cila kishte lindur binjakë më 11 shkurt, ka ndërruar jetë në Sanatoriumin e Tiranës, e prekur nga virusi i gripit AH1N1.

10:47
Eurodeputetët: S’ka qeveri tranzitore, politika të bashkëpunojë. Fleckenstein: I zhgënjyer nga Kryemadhi

Në përfundim të takimeve dyditore në Tiranë, delegacioni i Parlamentit Europian, që erdhi me qëllim kryesor diskutimet për zgjidhjen e ngërçit politik në Shqipëri mes Qeverisë dhe opozitës, mbajti paraditen e kësaj të enjteje një konferencë për mediet, në qendër të së cilës ishte mesazhi për bashkëpunim përpara vendimit për çeljen e negociatave.

10:07
Zbulime në pazarin e Gjirokastrës, dëshmi për kolektorë e katakombe të vjetra

Vetëm një copë kalldrëm, që duket se daton nga fillimi i pazarit rreth 300 vite më parë, pritet të konservohet në Gjirokastër.

09:16
Eurodeputetët takohen me Ruçin: Po humbasim durimin me opozitën, negocioni për integrimin!

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me eurodeputetët që kanë mbërritur në Tiranë për të diskutuar zgjidhjen e mundshme të krizës politike në vend, por duket se tonet nuk janë të linjës së “dialogut”. Më i ashpri prej eurodeputetëve është shfaqur raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein.

08:44
Vlorë, nipi vret gjyshin për shkaqe ende të paqarta

Një i moshuar 69-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në kokë, duke i shkaktuar plagë të rënda, të cilave nuk iu mbijetoi edhe pas shtrimit në Spitalin Rajonal të Vlorës, për ndihmë mjekësore.

08:30
Konviktet e transformuara të Inxhinierisë, Rama e Veliaj publikojnë pamjet

Mëngjesi i së enjtes i ka gjetur në një mendje kreun e qeverisë, Edi Rama, si dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

08:29
Samiti Trump-Kim përfundon pa marrëveshje

Presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-un, kanë dështuar në arritjen e një marrëveshjeje për denuklearizimin e gadishullit Korean, pas samitit të dytë mes tyre në Vietnam këtë të enjte.

06:03
Maduro kërkon takim me Trump, përgjigjen ia jep Mike Pence

Ministri i jashtëm i Venezuelës tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të rrëzonin qeverinë e Nikolas Maduro dhe sugjeruan bisedime me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, një ide që administrata e këtij të fundit e refuzoi menjëherë.

05:21
KE jep alarmin: Italia ka zhbalancim të tepruar ekonomik, rrezikon Eurozonën

Italia po përballet me zhbalancime të tepruara ekonomike dhe politikat e qeverisë së saj po i bëjnë gjërat edhe më keq, duke paraqitur një kërcënim për vendet e tjera të eurozonës, tha Komisioni Europian të mërkurën.

04:37
Nantes çon Cardiffin në FIFA, kërkon paratë për Emiliano Salën

Skuadra e Nantes iu drejtua FIFA-s për t’u ankuar për mungesën e pagesës nga ana e Cardiffit, për blerjen e sulmuesit Emiliano Sala, futbollist që humbi jetën tragjikisht pas një aksidenti ajror në kanalin e La Manshit.

03:55
Temperaturat e larta ngrenë alarmin për ndotjen në kryeqendrat e Europës

Temperaturat më të larta se zakonisht në disa pjesë të Europës kanë nxitur qytete të mëdha si Londra dhe Parisi të lëshojnë paralajmërime për nivelin e ndotjes.

03:10
Blic antidoping në botërorin e skive, arrestohen 5 atletë

Përdorimi i substancave të ndaluara në shumë disiplina sportive ka angazhuar agjencinë botërore antidoping të ndërmarrë aksione edhe në disa kategori, ku më parë kishte pasur neglizhenca.

02:26
Ish avokati i Trump dëshmon para Kongresit: Akuza “të forta” ndaj presidentit

Michael Cohen e nisi me akuza eksplozive dëshminë e tij në Kongres, kundër njeriut, interesat e të cilit i mbronte dikur. Ish avokati i Donald Trumpit tha se manjati ka qenë në dijeni të email-eve të vjedhura të demokratëve.

01:41
Botërori me 48 skuadra, VAR dhe “lufta” me UEFA-n, rrëfehet Infantino

Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino preferoi të flasë publikisht për temat më të nxehta që ndikojnë në futbollin aktual, që nga botërori i zgjeruar, sistemi i videoarbitrimit (VAR), apo edhe “lufta e ftohtë” me UEFA-n për idetë e tij.

00:59
“Zhduken” 8 ton ar nga banka e Venezuelës, Maduro e shet në mënyrë ilegale

Të paktën 8 ton ar u hoqën nga valutat e Bankës Qendrore të Venezuelës javën e kaluar, tha një ligjvënës i opozitës dhe tre burime qeveritare për Reuters, në shenjën e fundit të dëshirës së presidentit Nicolas Maduro, për të ngritur monedhën vendase, mes sanksioneve shtrënguese.

00:19
Serbët do “lënë mandatet”, do ikin nga parlamenti dhe institucionet e Kosovës

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës planifikojnë braktisjen e të gjitha institucioneve vendase ku punojnë e për këtë kanë kërkuar mbështetjen e Aleksandar Vuçiçit.

E mërkurë, 27 Shkurt 2019
23:38
Barça fiton “El Classicon” e Kupës, në fundjavë luhet për kampionat

Reali i Madridit dhe Barcelona zhvilluan përballjen e parë, nga dy të tilla të programuara këtë javë, ndërsa në “Santiago Bernabeu” ishte Barcelona që fitoi dhe festoi kualifikimin për në finalen e Kupës së Mbretit.