Nënkryetari i bashkisë së kryeqytetit, Arber Mazniku u pyet për gati dy orë nga prokurorët, pas hetimeve të hapura mbi dyshimet e shpërdorimit të detyrës.

Dosja u regjistrua pas kallzimit të aleancës për mbrojtjen e teatrit që më tej u referua nga prokurorja e përgjithshme e përkohshme për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Tiranës.

Në padinë penale nënkryetari Mazniku përmendet së bashku me biznesmenin Shkëlqim Fusha, për shpenzimet në një hotel në Spanjë.

Por siç thonë burimet e TCH, pranë prokurorisë Mazniku ka deklaruar se gjendej në Barcelonë së bashku me një grup pjesëmarrësish, për të marrë çmimin evropian për hapësirën publike  dhe se deklaratat për faturat 900 euro të shpenzuara në hotel nuk ishin të vërteta.

Mazniku nuk dha detaje për median në dalje të Prokurorisë.

Hetimet po zhvillohen pa emër personi, ndërsa do të thirren edhe persona të tjerë.

Top Channel