Stuhia “Boelo” godet Holandën, aeroporti Schiphol anulon 90 fluturime për shkak të erërave të forta Sokol Cikalleshi, pas golit të shënuar në sfidën me Francën duket se është çliruar krejtësisht.
Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka gjetur vazhdimisht rrugën e rrjetës edhe në klubin e tij, Akhisarpor dhe këtë fundjavë la gjurmë në sfidën me Karamguruk në transfertë, sfidë të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultatin 3-2.
Sokol Cikalleshi i shënoi golat e tij në minutën e 22 dhe të 27 për të çuar rezultatin në 3-0 për Akhisarsporin, që më pas vuajti rikthimin e skuadrës vendase, por që vetëm sa e shkurtoi rezultatin në 3-2 duke mos mundur dot Akhisarsporin të marrë 3 pikët e kësaj sfide.
Këtë fundjavë bëri një paraqitje mjaft të mirë edhe Bekim Balaj, që dha kontributin e tij në fitoren 4-1 të Sturm Grazit ndaj Admiras, në ndeshjen e javës së nëntë të Bundesligës Austriake.
Sulmuesi shkodran shënoi golin e dytë për skuadrën e Sturm Grazit duke i dhënë asaj avantazhin 2-0 në këtë ndeshje dhe duke e çuar në 4 numrin e golave të shënuar në këtë sezon, në kampionatin austriak.
Më pas Sturmi shënoi edhe dy të tjerë ndërkohë që mes tyre qëndroi goli i vetëm i Admirës. Pas 9 javëve kampionat, Sturm Graz pozicionohet në vendin e pestë në klasifikim me 16 pikë të grumbulluara.
Top Channel