Një shqiptar i moshës 33 vjeç është arrestuar nga Policia e Valencias në Spanjë, pasi rezulton se është në kërkim nga autoritetet italiane.

Shqiptari ishte shpallur në kërkim nga Italia që në vitin 2015-të, për akuzën e trafikut të drogës, ndërkohë që rezultonte se jetonte në Spanjë.

Sapo është marrë informacioni se shqiptari ndodhej në territorin spanjoll, autoritetet kanë nisur hetimet dhe mbikëqyrjen. Një pajisje gjurmimi u vendos pranë shtëpisë të të kërkuarit, duke monitoruar të gjitha lëvizjet.

Gjatë momentit të operacionit të policisë, shqiptari nuk ka bërë rezistencë.

Top Channel