Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është çelur procesi gjyqësor ndaj tre të akuzarve për trafikmin e 613 kilogram kokainë nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë. Seanca ka nisur për Arbër Çekaj, administrator i kompanisë Arbi Garden, në kontenierët e së cilës u gjet droga, dhe si dhe për Armando Pezakun dhe Donaldo Lushajn.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se trupi gjykues, pas kërkesës së avokatëve, ka pranuar gjykimin e shkurtuar për të tre të akuzuarit. Më 15 tetor pritet të lexohen konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë.

613 kg e kokainës, të fshehura në banane, u kapën në mars të vitit të kaluar në portin e Durrësit, ngarkesë e cila po shoqërohej nga shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, të cilët u paraqitën për të kryer zhdoganimin.

Arbër Çekaj u ekstradua nëntë ditë më parë nga Gjermania, ku u arrestua dhe më pas kërkoi azil me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohej jeta. Gjithsesi, autoritetet gjermane vendosën ta rikthejnë në Shqipëri.

Top Channel