LIVE/ “Mos bini pre e provokimeve, të ngremë një forum kombëtar gjithëpërfshirës”, dita e 11-të e protestës, një nga organizatorët thirrje turmës: Ju lutem mos të bjerë ky tubim
“Meta jo vetëm e ka shkelur, por e ka grisur totalisht Kushtetutën”, kështu tha Kreshnik Spahiu në Open.
“Raporti është një referencë e detyrueshme për gjykatën Kushtetuese dhe kur të ngrihet do përballet me këtë.
Vendimi i gjykatës kushtetuese do jetë njohja e legjitimitetit të 30 qershorit , pasi këtë e adreson edhe Venecia.
Paragrafi 46 qartëson se anulimi i zgjedhjeve cënon të drejtat e njeriut për të zgjedhur , pra Meta e ka penguar këtë gjë dhe si rjedhojë e ka shkelur Kushtetutën.
Gjithashtu në paragrafin 71 thuhet se pati përpjekje për të penguar votimin pra përmend burgun, për të gjithë ata që iskenuan përdorimin e dhunës”, tha Spahiu më tej.
Top Channel