Hapja e gjimnazit, dy vite më parë, në Torovicë të Lezhës ishte një lajm i mirë për të gjithë banorët e zonës, që dikur detyroheshin t’i dërgonin fëmijët e tyre disa kilometra larg vendit ku banonin.

Por nuk zgjati shumë dhe gjimnazi u mbyll këtë vit për shkak të numrit të ulët të nxënësve. Arsyeja është vetëm një, ajo e emigrimit drejt vendeve të tjera për një jetesë më të mirë.

Në shkollën e Torovicës kanë mbetur shumë pak nxënës, ku gjatë komunikimit me ta, këta të fundit kërkojnë rihapjen e gjimnazit, pasi mundësitë e kësaj zone për t’i dërguar fëmijët në shkollat e tjera janë të pakta.

Mbyllja e gjimnazit të Torovicës mund të rishfaqë sërish probleme sociale, siç janë martesat e vajzave në moshë të vogël.

Top Channel