Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë kanë bërë një hapë para, drejt bashkëpunimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ato kanë arritur zbatimin e marrëveshjes së 2014-ës për përkthimin e përbashkët të legjislacionit të BE-së, me qëllim të plotësimit të kritereve drejt rrugës Evropiane.

Nga një hulumtim i shoqërisë civile prej të dyja anëve të kufirit, kjo po vlerësohet si bashkëpunimi më i mirë institucional.

Shqipërisë që nga viti 2013 ju dha nga Komisioni Evropian drita jeshile si kandidatë për anëtarësim, por kjo nuk gjeti vullnetin e Këshillit.

Për këtë, shoqëria civile po kërkon krijimin edhe të grupeve punuese tjera të përbashkëta me qëllim të apelit të vazhdueshëm ndaj vendeve anëtare të BE-së.

Derisa Kosova përmes marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është duke pritur aplikimin për statusin e vendit kandidat, Shqipëria në muajin tetor pret nisjen e negociatave për anëtarësim.

E një rrezik për rrugën drejt BE-së, po vlerësohet ndryshimi i shpeshtë i Qeverisë, që po rezulton me strategji afat shkurt.

Top Channel