MotoGP në Tajlandë/ Marquez, kampion bote të dielën!

01/10/2019 16:35

Ndalesa e radhës së Botërorit të MotoGP është Çmimi i Madh i Tajlandës që do të zhvillohet këtë fundjavë dhe Marc Marquez mund të mbyllë përfundimisht llogaritë e titullit të 8 kampion bote në karrierë duke qenë se diferenca me Doviciozon është 98 pikë.

Kjo do të thotë se spanjollit do t’i duhet të fitojë 2 pikë më shumë se rivali i tij për të siguruar titullin kampion bote për ta çuar në 100 pikë diferencën me italianin e Ducatit.

Pas asaj të Tajlandës mbeten edhe 4 gara të tjera deri në përfundim të botërorit dhe në rast të barazimit me pikë mes Marquez dhe Doviziosos, gjithnjë nëse katalanasi e çon në 100 pikë diferencën me italianin, ai shpallet kampion pasi ka avantazhin e 8 fitoreve sezonale kundrejt 2 të Doviziosos

‘Në Aragon përjetuam një fundjavë fantastike dhe ishte diçka fantastike për mua të fitoja garën para publikut tim-tha Marquez-dua të përçoj këtë besim dhe energji pozitive në garën e Tajlandës për të përjetuar një tjetër fundjavë të madhe. Sjellja jonë nuk do të ndryshojë, do të bëjmë punën tonë për të qenë sa më të fortë që të jetë e mundur të dielën. vitin e kaluar zhvilluam një garë shumë emocionuese, kështu që shpresojmë që edhe këtë vit të japim spektakël për tifozët’.

Top Channel