1 Tetori, Dita Botërore e të Moshuarve, e caktuar me vendim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shërben për të na kujtuar se një përfshirje e të gjitha moshave është vendimtare për të pasur qëndrueshmëri, mirëqenie dhe zhvillim për të gjithë.

Diskutimet sot janë përqendruar në tema të tilla si: plakja e popullsisë dhe ofrimi i kujdesit shëndetësor për personat e kësaj moshe, puna vullnetare, kujdesi social dhe mënyrat që të jenë më të përfshirë në fuqinë punëtore.

Sinkrone pensionistë….”Ka 10 vjet marrim nga 140 mijë lekë pension. Politikanët e kanë mendjen t’i hanë kokën njëri-tjetrit, jo për pleqtë e plakat. Këtu nuk rrihet më, edhe unë do doja të shkoja jashtë, por nuk di se ku. Marr 170 mijë lekë. 60-70 mijë i harxhojmë për ujë e drita”, shprehen pensionistët.

Ndërkohë, një çift italianësh shprehet:

“Ne jetojmë këtu dhe jemi mirë. Por edhe në Itali nuk kisha probleme, sinqerisht. Po e provojmë, jetojmë prej 4 vjetësh këtu. Eshtë populli që më pëlqen. I edukuar, i qetë, i lidhur me familjen dhe vlerat, që në shumë qytete, edhe italiane, kanë humbur.”

Ja disa këshilla që mirë do të ishte të ndiqeshin pak më shpesh, jo në një ditë të vetme:

Vizito gjyshërit, ftoji për një shëtitje në natyrë. Nëse je larg, mjaftohu me një telefonatë. Nëse nuk ndodhen në jetë, të paktën kujtoji.

Bëji një vizitë një fqinji të moshuar. Përgatit kafe dhe shijojeni të dy.

Shko në një qendër sociale si mënyrë për t’u shprehur mirënjohjen dhe respektin për gjithë kontributet në vend.

 

Top Channel