E martë, 04 Qershor 2019
11:49
“Ai është një prej trajnerëve më të mirë”; Beckenbauer dëshiron Klopp tek Bayern

Jurgen Klopp është tashmë imazhi i Liverpool, por Franz Beckenbauer shpreson se një ditë ai mund të bindet për të drejtuar Bayern Munchen.

11:47
Bajrami i Madh, festë në dy ditë të ndryshme

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit. Pas Muajit të shenjtë të Ramazanit, ceremonia e festimit të kësaj feste myslimane fillon me faljen e namazit të mëngjesit.

11:35
Bora mbulon Australinë

Akulli ka përfshirë Australinë Lindore duke sjellë borë në zona si Queenslandi subtropikal. Byroja australiane e Meteorologjisë e ka përshkruar këtë si një fenomen të rrallë, duke vënë në dukje se shteti nuk ka njohur reshje domethënëse bore që nga viti 2015.

11:26
Plagosi babë e bir në protestën e PD, arrestohet një nga agresorët

Babë e bir përfunduan në spital gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e 2 qershorit. Nga pamjet filmike u konfirmua se Ymer dhe Erion Çelaj, u dhunuan nga një tjetër protestues.

11:20
Neymar, nën akuzë për dhunë seksuale

Ndërsa Brazili po përgatitet për “Copa Amerika”, që starton më 14 qershor, Neymar po përjeton një situatë delikate.

11:12
Kampionati i veçantë në Lituani, bebet në garë për titullin (Foto)

Në një testim të aftësive të tyre zvarritëse, 25 foshnje morën pjesë në kampionatin e 20 të përvitshëm në Lituani për bebet, në kryeqytetin Vilnius.

11:11
Objekte mahnitëse të krijuara nga printerat 3D (Foto)

Ja një fakt interesant që ndoshta nuk e dinit – printimi 3D në fakt është pothuajse 40 vjeç! I pari prototip 3D printer u shpik gjatë viteve ‘80 dhe si një teknologji e përparuar  ata filluan të bëhen të disponueshëm për shumë njerëz.

10:45
Emrat e gazetarëve të vrarë në “Murin e kujtesës”

Muzeu “Newseum” ka përfshirë në murin e tij të kujtesës emrat e 21 gazetarëve që kanë humbur jetën ndërsa raportonin lajme në vitin 2018, duke përfshirë këtu Jamal Khashoggin, që u vra në Konsullatën saudite në Stamboll, dhe fotografin e “AFP”-së, Shah Marai, që humbi jetën në një sulm kamikaz në Afganistan.

10:45
Mega-operacioni “One If By Land”, shkon në Gjykatë dosja me 51 të pandehur

51 të pandehur kanë përfunduar në Gjykatë pas përfundimit të hetimeve nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në kuadër të mega-operacionit “One If – By Land”

10:34
Gardisti plagos me armën e shërbimit 22-vjeçarin, arrestohet nga SHÇBA

Punonjësi i Gardës plagos me armën e shërbimit një 22-vjeçar, arrestohet nga SHÇBA. Burimet zyrtare raportojnë se në pranga ka rënë shtetasin F.H., me detyrë punonjës i Gardës së Republikës, trup shërbimi.

10:20
Histori frymëzimi/72-vjeçarja ka pastruar vullnetarisht 52 plazhe

Për të mbrojtur mjedisin, ne duhet të bashkohemi të gjithë – dhe askush nuk e di këtë më mirë se 70-vjeçarja, gjyshja Pat Smith, e cila kaloi vitin 2018 duke pastruar mbeturinat në 52 plazhe në Cornëall në bregun jugor të Mbretërisë së Bashkuar.

10:15
“Apple” prezanton risitë: “iTunes” shpërbëhet në disa aplikacione të reja

Kompania “Apple” ka njoftuar se “iTunes” do të zëvendësohet nga “Apple Music”, “Apple Podcasts” dhe “Apple TV”.

10:08
Bashkia e Tiranës nis drejt Korçës tre kamionë me ndihma

Ashtu siç lajmëroi ditën e djeshme nga xhamia e Nazmagjasë se sot nuk do ketë fushatë zgjedhore, por një aksion për të mbledhur ndihma për banorët e prekur nga tërmetet në Korçë, kryebashkiaku Erion Veliaj bashkë me vullnetarët u organizuan në  një fushatë bamirësie ku me qindra qytetarë u solidarizuan duke mbushur që në orët e para të mëngjesit  tre kamionë të mëdhenj me ushqime, veshmbathje etj të cilët janë nisur për në Korçë në ndihmë të familjeve të prekura nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit. 

10:03
Defekti gjenetik e bëri yll kinemaje

Javier Botet vuan nga një gjendje e rrallë gjenetike. Ai ka krahë dhe këmbë shumë të gjata dhe është teje mase i dobët.

09:50
Si mund t’i intrigoni shenjat e zodiakut  

Shpesh pyesim se si mund ta tërheqim vëmendjen e një personi që na pëlqen apo na intereson. Falë Horoskopit, ne mund të zbulojmë se si ta ngjallim kureshtjen ndaj atij që kemi përballë.

09:22
Britani, Trump pritet të takohet me kryeministren May

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump takohet këtë të martë me kryeministren në largim të Britanisë së Madhe, Theresa May. Ai ndodhet për një vizitë treditore shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, vizitë kjo që u prit me protesta në disa qytete të ishullit.

09:17
Grindjet brenda koalicionit, Conte kërcënon me dorëheqje

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen, duke u kërkuar dy partive anëtare në koalicion t’u japin fund njëherë e mirë përplasjeve, ose ta çojnë vendin sërish në zgjedhje.

09:01
E “armatosur” me çokollatë, kjo nënë krijon personazhe me frutat

‘Foodbites’ krijon karaktere qesharake duke përdorur fruta dhe perime. Minj të krijuar nga banania, apo pinguinë nga luleshtrydhja janë disa nga krijimet e  realizuara dhe që askush nuk do guxonte që t’i hante.

08:29
Shpërthim i fuqishëm në një biznes, policia po heton në disa drejtime

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pranë një biznesi gjatë natës, në Vlorë.

08:19
Besimtarët falin namazin në sheshin “Skënderbej”, Spahiu: Është ditë shprese

Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin. Qindra myslimanë iu drejtuan sot sheshit “Skënderbej”, Tiranë për faljen e namazit të Bajramit.

08:10
Stoltenberg: Gati të presim Maqedoninë e Veriut në NATO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili së bashku me Këshillin e Atlantikut të Veriut ishin në një vizitë dyditore në Shkup, theksoi dje vendosmërinë për integrimin e shpejtë të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

08:05
Gjermania dhe Franca, përpjekje për rinisjen e bisedimeve Kosovë-Serbi

Këshilltarët  e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron,  shkuan në Kosovë për të diskutuar hollësitë e takimit të caktuar për datën 1 korrik në Paris, në përpjekje për të siguruar rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E hënë, 03 Qershor 2019
22:56
Gjeni se çfarë nuk shkon në këto foto!

Ndonjëherë shihni një fotot dhe gjithçka duket se është në rregull. Por kur shihni akoma më afër, ndoshta do ju duhet të picërroni sytë mirë, për të parë se çfarë po ndodh në të vërtetë!

22:18
Jay-Z, reperi i parë miliarder

Në më pak se një dekadë, është e qartë se Jay-Z ka mbledhur një pasuri e cila arrin shifrat totale prej 1 miliardë $, duke u kthyer kështu si artisti i parë miliarder, sipas një shkrimi nga “Forbes”.

21:54
Open/ Elisa Spiropali: Berisha dhe Basha kërkojnë viktima në protestë

Ministrja Elisa Spiropali ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Open të Eni Vasilit, në Top Channel.

21:27
Open/ Agron Duka: Përplasjet në protestën opozitare, spontane

Agron Duka, kryetari i Partisë Agrare dhe një nga liderët e koalicionit opozitar, deklaroi në emisionin Open të Eni Vasilit se incidentet në protestën opozitare kanë ndodhur në mënyrë spontane.

21:24
Fitoi garat për femra, por ka lindur burrë

Cece Tefler fitoi 400-metërshin për femra të vitit 2019, në Teksas, por një vit më parë garonte në atë të meshkujve.

21:22
Open/ Fatbardh Kadilli: Kapsollat në protestë? Lloj komunikimi publik

Fatbardh Kadilli, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, deklaroi në emisionin Open të Eni Vasilit se ajo që ndodhi në protestën e PD-së ishte një lloj komunikimi me publikun.

21:12
Majkëll Xhordan nuk gjen blerës për shtëpinë fantastike

Shtëpia gjigante që Majkëll Xhordan ka ndërtuar në Çikago vazhdon të jetë në shitje edhe pas gjashtë vitesh. Ai paguan rreth 100,000 dollarë taksa prone në vit, si dhe staf për ta mirëmbajtur.

20:56
Mos harroni kremin e plazhit këtë verë nëse s’doni të përfundoni kështu! – Foto

Hidhini një sy këtyre fotove qesharake dhe njëkohësisht situata të dhimbshme, të këtyre personave të cilët mesa duket kanë harruar të përdorin kremin e diellit!

20:47
Shndërrimi i Kim Kardashian në vite (Foto)

Kim Kardashian është një nga femrat më të preferuara prej fansave, falë formave të saj mahnitëse.

20:45
Përmbaruesi ekzekuton gabim vendimin e Gjykatës. I kërkon qytetarit të mos e bëjë problem tek Fiksi, se ai merr vërejtje

Përmbaruesi Pjetër Caka, ka ekzekutuar gabim një vendim gjykate, duke bërë që qytetari të sorollatet prej 7 vitesh dhe të mos marrë atë që i dha gjykata.

20:23
SHBA në dialogun Kosovë-Serbi. Delegacioni Gjermano-Francez shkon në Prishtinë

Një delegacion nga Gjermania dhe Franca kanë vizituar gjatë së hënës krerët shtetërorë të Kosovës. Kjo dha edhe lajmin për bashkimin e SHBA-ve në procesin e dialogun Kosovë- Serbi, kërkesë kjo e parashtruar zyrtarisht nga Kosova tek nënkryetari i Këshillit të Atlantikut, Damon Wilson. Presidenti dhe kryeministri shprehën përkushtimin për arritjen sa më të shpejtë të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

20:10
Ditët shqiptare në Bavari. Aktiviteti i konsullatës së Shqipërisë në Mynih me artistët më të mirë

Ditët shqiptare në Bavari organizuar nga konsullata e Përgjithshme shqiptare në Mynih, çelën siparin me një aktivitet ku performoi sopranoja me famë ndërkombëtare , Ermonela Jaho, mezzo-Sopranoja Flaka Goranci dhe Pianisti Ausilio Mehmeti.

20:03
Floq, nis evakuimi i banorëve. Nënat me fëmijë dhe të moshuarit largohen nga çadrat

Pasi kaluan dy netë në çadrat e kampit të ngritur në fshatin Floq, kanë nisur evakuimet e para të banorëve.

19:57
Njihuni me Elvis Presley shqiptar, 53-vjeçarin që jeton si ylli i “rock&roll”-it

Sot në “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, u njohëm me Arjan Kumrian ose më mirë të themi “Elvis Presley-n shqiptar”.

19:52
Soludamina, hetimi po zvarritet. Prokurorët nuk kanë ende raportin nga qendra e barnave

Hetimet për mashtrimin me ilacin soludaminë kanë ngecur edhe pse ekzistojnë të gjitha faktet dhe provat se kompania CFO Farma ka mashtruar në treg duke shitur një ilaç 18 herë më shtrenjtë, por edhe ka faksifikuar dokumentet shtetërore.

19:46
Kërkesa e Holandës për vizat, Komisioni Evropian nis shqyrtimin

Komisioni Europian konfirmoi se ka nisur vlerësimin e kërkesës së paraqitur nga Holanda për pezullimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë.

19:36
Kryemadhi zbulon: Kam kryer një operacion të vështirë, por me sukses. Rreziku ka kaluar

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka zbuluar arsyen e mungesës së saj në protestën e ditës së diel. Ajo shkruan se ka kaluar një operacion të vështirë, por që për fat të mirë ka marrë konfirmimin se rreziku tashmë ka kaluar.

19:12
Presidenti i Filipineve thotë se ka qenë homoseksual, por u shërua me një “ilaç”

Presidenti i Filipineve, Duterte, ka lëshuar shumë deklarata të forta. Pak javë më parë, madje, tha se do t’i shpallte luftë Kanadasë për çështjen e disa plehrave të importuara të cilat Duterte donte t’ia kthente.

19:04
8 arsye pse partnerët ju tradhtojnë

Sipas një studimi në Universitetin Shtetëror Utah, Sarah Tulane dhe bashkëpunëtorët e saj, e lidhin pabesinë në një shkallë të lartë me divorcin. Por sidoqoftë, shumë çifte të martuar për fat të mirë e pranojnë tradhtinë dhe nuk divorcohen kurrë.

18:44
Avioni “V” do të testohet këtë tetor

Avioni “V” nuk është thjesht një projekt 3D, por një prototip që do të vihet në provë gjatë këtij viti.

18:38
Fushata e Ramës në Kurbin. Prezanton kandidaten e PS-së për kryetare bashkie

E treta ditë e asaj që socialistët e quajnë maratona drejt 30 qershorit e gjeti kryesocialistin Edi Rama në Kurbin, ku kandidon Majlinda Cara, e cila tha se motoja e fushatës së saj është “Për Kurbinin që Duam”.

18:32
Zona e ndotur pranë qendrës së qytetit të superyjeve

Los Anxhelosi është qyteti prej ku burojnë shumë nga filmat e Hollivudit, dhe ku jetojnë yjet e pasur të SHBA-ve, në vila nga më të mrekullueshmet.

18:22
Foto/ 10 makinat më të shtrenjta për vitin 2019

Kush thotë se paraja nuk mund të blejë lumturinë tuaj? Njihuni me 10 makinat më të shtrenjta në botë, për vitin 2019.

18:14
Japoni, femrat kundër takave të larta në punë

Një grup grash japoneze i paraqitën qeverisë një peticion përmes të cilit protestojnë ndaj asaj që e konsiderojnë “një kërkesë de facto” që femrat të veshin në zyrë këpucë me taka të larta.

18:14
50 fotot që çdo fans i futbollit duhet t’i shohë

Në futboll të gjithë hyjnë të barabartë dhe zgjedhjet janë ato që i diferencojnë njerëzit.

18:09
31 dasma të “çmendura” ruse – FOTO

Kur bëhet fjalë për dasmën, një nga gjerat më të rëndësishme janë fotografitë, pasi ato do të jenë gjithnjë aty për të të kujtuar një nga ditët më të rëndësishme të jetës.

17:42
Veliaj: Forca jonë është problemi i kundërshtarëve tanë

Ditën e sotme, Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, në një takim me qytetarët prezanton kandidatët për Këshillin Bashkiak të Tiranës, nga Liceu Artistik.

17:40
Libri më misterioz i botës që nuk po mund të përkthehet dot

Një dyshim, një hezitim, pastaj gjithçka qartësohet falë një klikimi: çdo ditë, miliona përdorues të rrjetit në mbarë botën e shfrytëzojnë mundësinë e përkthimit “online”.

17:14
Kavajë/ Kapen në flagrancë në banesë dy shtetas në tentativë për të vjedhur

Operacion për parandalimin e vjedhjeve të banesave, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen dhe arrestimin e autorëve.

17:06
Bashkia e Tiranës ndihma për familjet e prekura nga tërmeti në Korçë

Tirana ka treguar se është gjithnjë e para edhe në solidaritet me njerëzit në nevojë. Bashkia e Tiranës do të mbledhë firma për t’u ardhur në ndihmë familjeve në Qarkun e Korçës të cilat janë prekur nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit që kanë prekur juglindjen.

16:58
Stoltenberg në Shkup: Rruga e Maqedonisë së Veriut në NATO, e hapur

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi gjatë vizitës në Shkup se Maqedonia e Veriut po i gëzon që tani përfitimet si anëtare e ardhshme e NATO-s.

16:56
Presidenti Meta takim zyrtar me Presidentin e OSBE, Miroslav Lajcak

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Sllovakisë, njëkohësisht Kryesues i rradhës i OSBE-së, z. Miroslav Lajçak.

16:54
Top Talk/ Blendi Klosi pranon dështimin e Shtetit për të ndalur kontrabandën e qeseve ndotëse

Top Channel transmetoi mesditën e së hënës një kronikë ku provohet se qeskat plastike të ndaluara për përdorim për shkak të dëmit që sjellin në mjedis, vijojnë të jenë të pranishme në dyqanet e vendit.

16:49
Foto/ Digjet një makinë pranë rrethit të Doganës, Tiranë

Ditën e sotme pranë rrethit të Doganës, në Tiranë, një makinë është përfshirë nga flakët.

16:44
“Nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”, Blendi Klosi shpjegon shprehjen

“Nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”, është një shprehje e përdorur shpesh nga socialistët, kryesisht kryeministri Rama.

16:43
Pa shtëpi dhe nën shi. Tension mes banorëve të goditur nga tërmeti në Korçë

Pas qëndrimit në çadra për dy netë radhazi, banorët e fshatit Floq kanë nisur të tensionohen si pasojë e situatës së vështirë me të cilën po përballen.

16:36
Mjekësia e shtrenjtë private; Pacientët lënë në mes kurimet nga kostot e larta

Shërbimi shëndetësor shqiptar ofron shërbimin shtetëror që është falas për shumë pacientë dhe veçanërisht ata që janë te siguruar, por me çmime të llogaritura sipas kostove dhe shërbimin privat.

16:32
MM: Mbledhje me Shtabin e Emergjencave për familjet e prekura nga tërmeti, Korçë

Është regjistruar sërish lëkundje tërmeti, në rajonin e Korçës, me një lëkundje magnitudë Mç4 Rihter.

16:23
Top Talk/ Blendi Klosi: Tensioni politik po godet rëndë turizmin

Turizmi i një vendi varet shumë edhe nga imazhi i atij shteti, e protestat e fundit të opozitës, sipas ministrit Blendi Klosi, po e dëmton shumë atë.

16:16
“Tani do flasë sovrani”, Blendi Klosi i përgjigjet paralajmërimit të Bashës për 8 qershorin

Në përmbyllje të protestës së 2 qershorit, kryeopozitari Lulzim Basha deklaroi se tashmë ka mbaruar koha e fjalëve, e në protestën e radhës do flasë sovrani, duke dhënë edhe sinjalin për protesta të dhunshme. I ftuar në studion e Top Talk, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, komentoi shprehjen e Bashës, duke theksuar se sovrani flet vetëm me votë, e zgjedhjet e radhës ku ata do të shprehin ‘fjalën’ e tyre është më 30 qershor.

16:09
Itali/ Arrestohet shtetasi shqiptar, i dënuar me burgim të përjetshëm

Tjetër operacion ndërkombëtar falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me homologët italianë. Finalizohet operacioni ndërkombëtar i koduar “Wanted 3”.

15:37
Ekspozita e piktorëve studentë; Më të mirët në galerinë e artit FAB

Çdo fillim sezoni studentët e pikturës provojnë veten. Më të mirët e tyre do të ekspozohen dhe do të jenë autorët e kësaj ekspozite këtu në Galerinë FAB, që varjon në teknika të ndryshme, që nga hiperealizmi e deri tek abstraksioni. Një ndër ta është Mirjana Madhi me pikturën Driada.

15:31
Diferencimi i mbetjeve; Nisma e të rinjve në Gjirokastër

Në Gjirokastër disa organizata dhe qytetarë u bënë iniciatorë të së parës nismë të diferencimit të mbetjeve urbane. Nisma synon veçimin e mbetjeve që në banesë.

15:26
Qeset nuk i kapi ligji; Një vit pas ndalimit, në treg përdoren qeset ndotëse

Edhe pse ka kaluar pothuajse 1 vit nga hyrja në fuqi e vendimit që ndalon përdorimin e qeveve plastike, për të parandaluar kështu ndotjen e mjedisit, ato i gjen lehtësisht, sic e shikoni, në tregje apo markete. Duket se kontrollet nuk kanë prekur të gjitha bizneset, pavarësisht se ata rrezikojnë të gjobiten nga 10 deri në 15 milionë lekë të vjetra.

15:23
Pension privat, rriten aplikuesit; Pagesa për të përfituar një pension të dytë

Pensionet Private Vullnetare janë një alternative për të patur të ardhura shtese veç pensionit të garantuar shtetëror me skemën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

15:18
Biznesi shton punësimin/163 mijë biznese, por 90% janë të vogla

Numri i ndërmarrjeve që krijojnë punësim masiv u rrit me 7.6 për qind vitin e kaluar, por sërish sipërmarrja shqiptare dominohet në pjesën dërrmuese nga bizneset e vogla të mbijetesës. Të dhënat janë raportuar nga Instituti i Statistikave në regjistrin statistikor të ndërmarrjeve.

15:08
Protesta, 42 të arrestuar; Protestuesit goditën njëri-tjetrin

Gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e djeshme, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i personave të plagosur është 13, ndër ta 10 efektivë policie. Për njërin prej protestuesve, opozita aludoi që ishte plagosur me plumb nga policia, por nga ekzaminimet e kryera në Spitalin e Traumës, gjatë trajtimit që ai mori, rezultoi që në plagë të kishte cifla mbetjesh piroteknike. Dhuna gjatë protestës, shkaktoi edhe plagosjen e tre prej pjesëmarrësve. Protestuesi I plagosur, Ened Bostani, mbas trajtimit në Spitalin Ushtarak pasi u plagos në këmbë nga mjetet piroteknike te hedhura nga protestuesit, aktualisht ndodhet në spitalin e fierit për trajtim të mëtejshëm.

14:54
I nxehti përvëlues në Indi, temperaturat i kalojnë 50 gradët

Temperaturat kanë kaluar 50 gradë Celsius në Indinë Veriore, ndërsa një valë e nxehti ka përforcuar paralajmërimet për mungesa të ujit të pijshëm dhe rrezikun e infarkteve.

14:38
Nju Jorku po i bën qiellgërvishtëset “ekologjike”

Qyteti i Nju Jorkut është i vendosur t’i shndërrojë qiellgërvishtësit e vjetër, që konsumojnë shumë energji, në ndërtesa më efikase dhe më pak ndotëse, duke iu kërkuar godinave gjigante të reduktojnë në mënyrë drastike konsumin e energjisë. “Empire State Building” kryeson në këtë drejtim.

14:30
Falja e Fiter Bajramit, Veliaj: Parkingjet publike do të jenë falas për besimtarët

Nesër, gjatë faljes së Fiter Bajramit, parkingjet publike të Tiranës do të jenë falas për besimtarët myslimanë. Lajmin e dha kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot, së bashku me kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, inspektoi punimet për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë.

14:25
Çfarë po ndodh në Korçë? IGJEUMl: Ja sa tërmete janë regjistruar deri më tani

Lidhur  me situatën e krijuar nga tërmetet në Korçë, Ministria e Mbrojtjes përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile informon se  deri më tani Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka regjistruar rreth 100 lëkundje sizmike në qarkun e Korçës.

14:21
Vizë për të jetuar në çadër. Zelandë e Re, program i veçantë emigracioni

Ndoshta je lodhur së ndari një apartament me qira me 5 persona të tjerë, apo je lodhur nga puna që nuk po të çon askund? Ndoshta je thjesht një milioner që do të jetë i pasur diku tjetër. Pavarësisht rastit, Zelanda e Re ka sistemin e emigracionit që bën për ty.

14:17
Dhuna në protestë, Paloka: Rama arreston njerëz pa prova

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka akuzuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshajn se i ka arrestuar protestuesit pa asnjë provë.

14:05
Licencimi i klubeve, vetëm 5 ekipe plotësojnë kriteret

Vetëm 5 skuadra të Kategorisë Superiore kanë plotësuar kriteret e licencimit për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane për sezonin 2019-2020.

14:04
Napoli pushtohet nga kandilat e detit

Bregdeti i Napolit është pushtuar papritmas nga kandilat e detit. Mijëra kandilat ndodhen në Zonën e Mbrojtur Detare të Parkut Nënujor të Gaiolës.

13:49
Greqi, Tsipras humbet edhe në zgjedhjet lokale

Edhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, në të cilat konkurronin kandidatë për gjysmat e periferive të vendit dhe dy të tretat e bashkive, ka shënuar një humbje totale për kreun e qeverisë greke, Alexis Tsipras, ndaj rivalit të tij për pushtet, udhëheqësit të kosnervatorëve, Mitsotakis.

13:37
Kualifikueset për “Euro 2020”, kuqezinjtë kërkojnë rezultate pozitive

Kombëtarja shqiptare ndodhet në Frankfurt të Gjermanisë, ku do të vijojë punën për sfidat kualifikuese të “Euro 2020” me Islandën dhe Moldavinë. Tashmë në drejtimin e trajnerit të ri Edy Reja, për futbollistët kuqezi ka rëndësi që të jenë sa më të përqëndruar, për të qenë gati për këto dy ndeshje.

13:19
Fëmijët jetimë dalin në paradë për tu adoptuar, shpërthejnë polemikat

Fëmijët jetimë, të moshës 4 -17 vjeç janë detyruar që të dalin në pasarelë, për t’iu prezantuar familjeve që duan t’i adoptojnë. Si “plaçkë tregu”, ata kanë dalë në radhë për të kërkuar prindërit e ardhshëm ligjor. Nisma bamirëse ka bërë që të shpërthejnë polemikat.

13:07
Claudia Cardinale nxjerr 130 fustane në ankand

Nëse mendojmë për një divë të kinemasë, mendojmë para së gjithash për talentin e saj, por mbi të gjitha për imazhin: trukun, flokët dhe veshjet. Krijesa ëndrrash brenda dhe jashtë kufijve të seteve kinematografike.

13:02
Trump sulmon kryebashkiakun e Londrës në nisje të vizitës treditore në Britani

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë shtetërore treditore. Avioni “Air Force One” u ul në Aeroportin “Stansted” mëngjesin e së hënës.

13:01
Durrës, grabitet Kisha Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”

Në orët e para të mëngjesit të së hënës persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën Ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti” ku kanë marrë lekët që ndodheshin në arkën e besimtarëve.

12:58
Gjermani, frikë për kolaps të koalicionit qeverisës

Partitë e koalicionit qeverisës në Gjermani po mbajnë takime të ndara për të diskutuar krizën, në kuadër të shqetësimeve se kabineti i udhëhequr nga Angela Merkel mund edhe të pësojë kolaps.

12:51
60 të proceduar për dhunë në protestë, Alibeaj: Rama dhunuesi më i madh i policisë

Pak minuta pasi policia deklaroi se ka nisur procedim penal për 60 protestues, ndër të cilët 42 janë të arrestuar, për dhunë ndaj uniformave blu, ka ardhur edhe reagimi nga kampi opozitar, përmes ish-deputeti Enkelejd Alibeaj.

12:41
Policia greke poston fotot: Ja kush janë tre shqiptarët në arrati

Katër shqiptarë u arratisën nga një qendër paraburgimi në Athinë. Një prej tyre u kap disa orë më vonë, por të tjerët mbeten në kërkim, pasi u larguan nga qelia duke zbatuar një skemë të thjeshtë arratisjeje si nëpër filma.

12:36
NBA, Golden State barazon Toronton

Golden State rezultoi më i fortë sesa fati i keq. Skuadra kampione në fuqi e NBA-së, që vuan ende mungesën e Kevin Durant për shkak dëmtimi, arriti të fitojë ndeshjen e dytë në finalen e madhe ndaj Torontos, 109-104, duke barazuar serinë e ndeshjeve me kanadezët në 1-1.

12:29
Nadal e Federer kalojnë në çerekfinalet e “Roland Garros”

Rafael Nadal dhe Roger Federer nuk ndalen në turneun e Roland Garros. Tenisti spanjoll, kampioni në fuqi i turneut, eliminoi në raundin e tretë Juan Ignacio Londero me rezultatin 3-0, për të festuar në mënyrën më të mirë të mundshme 33-vjetorin e tij të lindjes.

12:27
Qershori nisi me shira, ja kur ngrihen temperaturat

Megjithëse zyrtarisht në stinën e verës, qershori duket si një zgjatim i majit, që u karakterizua nga shira dhe mot i paqëndrueshëm.

12:23
Ibra, tjetër magji. Roveshatë për t’u admiruar në MLS (Video)

Zlatan Ibrahimoviç nuk rresht së befasuari. Suedezi na ka mësuar me shënimin e golave të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, që pasurohet me një tjetër, për të cilin dëshmitarë u bënë tifozët amerikanë në Major League Soccer.

12:12
Dhuna tek Parlamenti, 60 të proceduar penalisht

60 të proceduar për aktet e dhunës ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore në protestën e djeshme të opozitës, ndër ta 42 të arrestuar.

11:56
Wake Up/13 vjeҫarja me IQ më të lartë se Einstein dhe Stephen Hawking

Një adoleshente gjeni ka një IQ më të lartë se Einstein dhe Stephen Hawking por ajo dëshiron vetëm që të jetë një popstar kur ajo rritet.

11:54
Origjina misterioze e simbolit të dollarit

Shenja e dollarit është ndër simbolet më të fuqishme në botë dhe lidhur me këtë ekzistojnë debate të shumta në botë përsa i përket origjinës së simbolit.

11:50
Wake Up/ Çel siparin Festivali Ndërkombëtar i Kitarës Klasike

“Albania Guitar Festival” zhvillon edicionin e tretë përgjatë kësaj jave, duke filluar nga 3 qershori deri në datën 8 qershor.

11:49
Dhuna në protestë, Cakaj: Nuk i kontribuon integrimit, vlerësimin e KE ta përkthejmë në vullnet politik

Gent Cakaj, ministër në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme gjatë konferencës së përbashkët me presidentin e OSBE-së, Miroslav Lajçak foli për protestën e së dielës.

11:45
Totti vs Figo, një natë “mbretërish” për bamirësi

Mbrëmja e së dielës mund të quhet “nata e mbretërve” në Itali. Yjet e futbollit botëror zbritën në fushën e lojës për një sfidë minifutbolli në stadiumin qendror të “Foro Italico”, teksa bënë për vete të gjithë të pranishmit me spektaklin e dhuruar falë talentit të tyre të jashtëzakonshëm, edhe pse i kanë lënë me kohë fushat e gjelbra.

11:43
Wake Up/ 180 banesa të dëmtuara nga tërmeti në Korçë. Nis verifikimi për dëmshpërblim

Në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë në 1 qershor, zona juglindore e Shqipërisë është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.3 i shkallës rihter, ku epiqendra e lëkundjeve ka qenë fshati Floq i bashkisë Korçë.

11:41
Pse 90% e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet e gojës?! Ja si t’i parandaloni

Kujdesi për dhëmbët nuk lidhet vetëm me larjen e tyre në mënyrë sistematike.

11:35
“Borchardt shame on you”, Lajçak: Përbuzim përpjekjet e bëra ndaj misionit të OSBE

Kryetari e radhës së OSBE-së dhe njëkohësisht Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajçak ka folur për incidentin me ambasadorin e OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt, në banesën e të cilit disa persona shkruan “Borchardt shame on you”. Gjatë konferencës me ministrin Cakaj në Tiranë, Lajçak tha se dhuna dhe frikësimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare është e papranueshme.

11:30
Vitrina e Librit/ Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Një monografi dokumentare për heroin kombëtar

GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU – JETA DHE VEPRA
Nga AK. KRISTO FRASHËRI