Problemet për Real Madridin ende nuk kanë përfunduar.

Pas mesfushorit James Rodriguez, i cili pritet të mungojë tri javë , sulmuesi Lucas Vazquez është lënduar.

Futbollisti spanjoll ka pësuar një lëndim në këmbë, pas një aksidenti në fitnes.

Kjo gjë është bërë zyrtare përmes një njoftimi nga faqja e Real Madrid në Twitter.

Mirëpo, mbetet e paqartë se sa kohë ai do të mungojë në fushë, transmeton KosovaPress.

Vazquez këtë sezon ka luajtur shtatë ndeshje, derisa në katër ndeshje ka luajtur në formacionin e parë.

Reali këtë të shtunë do të luajë ndaj Real Sociedad në kuadër të javës së 14-të në La Liga.

Top Channel