Shkup/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev është shprehur kundër nisjes së një Vettingu në Drejtësinë e vendit të tij me argumentin se vendi do ngelej pa gjykata, por nuk është i këtij mendimi kryetari i BDI, Ali Ahmeti aleat në qeveri me LSDM.

Bashkimi Demokratik për Integrim këmbëngul dhe qëndron pas kërkesës së Maqedonia e Veriut, ka nevojë për një vetting në të gjitha institucionet, duke filluar nga ato ligjvënëse, zbatuese e kështu me radhë, tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me rastin e inaugurimit të bustit të presidentit amerikan, Vudrou Uilson para ndërtesës administrative të Komunës së Çairit. Lideri i BDI-së me këtë rast e komentoi edhe deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev, i cili ditë më parë tha se vetingu në gjyqësor mund të ndikoj në zvogëlimin e numrit edhe ashtu të vogël të gjykatësve dhe prokurorëve. “Unë nuk mund të merrem me paragjykime e as parashikime për përgjysmimin e gjykatësve dhe prokurorëve në procesin e vetingut. Ata të cilët nuk e tejkalojnë besueshmërinë, vetigun, sigurisht nuk e meritojnë të jenë përfaqësues të gjyqësorit. Pavarësisht se sa do të jetë goditja, a do të përgjysmohet apo do të mbes një çerek, varet sa sa do e kalojnë besueshmërinë”, tha Ahmeti.

Top Channel