“11 vagona më kaluan mbi trup e më lanë pa këmbë e duar…” Kjo është historia e rrallë e Izetit nga Kukësi

21/11/2019 18:06

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u trajtua historia e pabesueshme e Izet Onuzit, 50 vjeçari nga Kukësi që humbi duart e këmbët gjatë një aksidenti me tren 25 vite më parë.

Izeti tregoi se si makina ku po udhëtonte bashkë me katër persona të tjerë përfundoi në shinat e trenit dhe pas përplasjes tre personat shpëtuan shëndoshë e mirë, por mbi trupin e tij kaluan 11 vagona treni, duke e dëmtuar rëndë.

Izeti falenderoi Zotin që nuk i mori jetën dhe i dha forcë për të nisur një jetë të re, për të punuar e për të krijuar familje.

Sot baba i lumtur i dy fëmijëve, 50 vjeçari lëviz e kryen aktivitete të ndryshme falë protezave, madje ka krijuar një shoqatë që ju vjen në ndihmë të gjithë atyre që kanë probleme të njëjta.

Top Channel