Ndryshon ligji për lejet mjedisore, kontrollin në terren do e bëjë pushteti vendor

21/11/2019 15:36

Karburantët, furrat e bukës, apo biznese të tjera që kanë ndikim në mjedis nuk do të kenë nevojë të pajisën më me leje mjedisore të tipit C.

Kjo është miratuar një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ndërkohë që iu është komunikuar krerëve të bashkive gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ të qeverisje vendore dhe asaj qendrore, para se të marrë edhe miratimin e parlamentit.

Për ministrin Klosi kjo ishte një barrë që rendonte lokalet apo bizneset e vogla, të cilët shpesh gjenin rrugë korruptive për ta përfituar.

Leja mjedisore më parë u kërkua që të jepej nga bashkitë të cilat administrojnë territoret që ndorsin këto subjekte, por me propozim të Ministrisë së Mjedisit tanimë lejet mjedisore do të jenë vetëm të tipit A dhe B, që merren kryesisht nga kompani të mëdha me ndikim real në mjedis. Ndërsa bizneset e vogla që merrnin leje mjedisore tani do të kontrollohen tërësisht nga pushteti vendor.

Alma Demiraj

Top Channel