Mesfushori i Real Sociedad, Martin Odegaard ka pranuar se nuk mund të luajë në Real Madrid.

Futbollisti norvegjez është huazim te Sociedad këtë sezon dhe këtë të shtunë do të luajë kundër “Los Blancos”.

Norvegjezi tha se është i lumtur me skuadrën dhe ka qenë e vështirë të luajë te klubi madrilenas, transmeton KosovaPress.

“Është shumë vështirë të luaj në Madrid në moshën 16-vjeçare, jam 20-vjeç dhe përsëri është shumë e komplikuar. Kjo është arsyeja pse gjithçka është mirë për mua. Ndihem si në shtëpi. Ka qenë shumë lehtë të luaj në formacionin e parë”, deklaroi ai.

Ndeshja mes Real Madrid dhe Sociedad zhvillohet në “Santiago Bernabeu” nga ora 21:00.

Top Channel