Mbi 12 mijë euro, kabinetit të Haradinajt i kanë shkuar veç në telefonata

21/11/2019 17:48

Fiks 12 mijë e 875 euro e 21 centë, kabinetit të kryeministrit në shkuarje, Ramush Haradinajt, i kanë shkuar në telefonata.

Në pasqyrën e sigurimeve që Zyra e Kryeministrit ia ka prezantuar “Kohës Ditore”, figuron se Ramush Haradinaj, Gani Demaj e Avni Arifi, kanë shpenzuar më së shumti.

Ramush Haradinaj në telefonata i ka shpenzuar 5.673.96.

Gani Demaj, ka shpenzuar në total 3.179.36 në telefonata, e Avni Arifi, 2.695.82.

Top Channel