E diel, 24 Mars 2019
09:16
Durrësi mirëpret turistë të shumtë, pa nisur ende sezoni

Sezoni turistik nuk është çelur ende zyrtarisht, por ditët plot diell kanë sjellë në Durrës dhe hotelet buzë Adriatikut, shumë turistë të huaj dhe nga Kosova.

09:07
Alarm te kombëtarja polake, virusi prek 8 futbolistë

Trajneri i Polonisë ka dhënë alarmin se një virus ka prekur një pjesë të futbollistëve të Kombëtares, në prag të ndeshjes me Letoninë.

E shtunë, 23 Mars 2019
22:54
Të martuar prej 60 vitesh, çifti që na tregoi se dashuria nuk njeh moshë

Dashuritë e vërteta ekzistojnë dhe këtë na e treguan mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, Hurma dhe Fadili të cilët ishin të martuar prej 60-vitesh. Ata ishin njohur në moshë tepër të re dhe midis tyre kishte lindur një dashuri që i ka rezistuar kohës edhe sot.

22:50
Kualifikueset e “Euro 2020”, triumfojnë Spanja dhe Italia

Spanja dhe Italia nuk gabuan në ndeshjet e tyre të para të kualifikueseve për “Euro 2020”. Iberikët e drejtuar nga Luis Enrique mundën Norvegjinë me rezultatin 2-1.

22:24
Jepet me qira ish-jahti i Jackie Kennedy dhe Aristotle Onassis (Foto)

Stili personal i Jacqueline Kennedy Onassis vijon ende të “huazohet” nga ndjekës të modës anembanë botës. Por, nëse plotësojnë edhe kushtin që të jenë mjaftueshëm të pasur sa për ta përballuar, tashmë fansat e saj mund të huazojnë edhe ish-jahtin e Jackie O.

22:20
Në depresion për 15 vite, djali i kërkon falje prindërve për vështirësitë që kanë kaluar

Si rrallë më parë në programin “Dua të të bëj të lumtur” u trajtua historia e një të riu i cili prej vitesh kishte vuajtur nga depresioni. Kjo ishte historia e Jetmirit i cili krizat e para i kishte shfaqur në periudhën e gjimnazit.

22:09
Shkarkimi i Panuccit, Duka: Mund të bëhej edhe më parë

Humbja e Kombëtares kuqezi me Turqinë në kualifikueset e “Euro 2020” solli shkarkimin e trajnerit Panucci. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka shpjegoi arsyet e marrjes së këtij vendimi, duke pranuar se ai mund të ishte marrë edhe më herët.

21:44
Pavarësisht mentalitetit, nëna mbështet vajzën për të realizuar ëndrrën e jetës së saj

Kemi parë dhe dëgjuar shumë histori dashurie që kanë një fund të lumtur, por ka dhe raste kur edhe pse dy njerëz duhen shumë, pas disa viteve ndahen. Kjo jo si pasojë e xhelozisë ose të problemeve të tjera që mund të lindin midis tyre, por për shkak të pamundësisë për t’u bërë prindër. E tillë ishte historia e Rajmondës që u trajtua natën e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

21:22
Turqia, leksion të dyfishtë Shqipërisë. Munden edhe Shpresat për “Euro 2021”

Në harkun e dy ditëve, futbolli shqiptar humbet betejën me atë turk. Pas Kombëtares kuqezi, edhe përfaqësuesja e Shpresave u dorëzua përballë kundërshtarëve të saj, këtë herë për kualifikueset e “Euro 2021”.

20:56
Jo vetëm sa herë ka Kuvend! PD, protestë edhe pasditen e 13 prillit

Protesta e radhës e Partisë Demokratike do të zhvillohet më 13 prill. Pas një mbledhjeje me kryetarët e degëve të PD-së në qarqe dhe rrethe të vendit, u vendos që këtë radhë të zhvillohet pasdite në orën 18:00, përpara godinës së Kryeministrisë.

20:50
“Gjurmë shqiptare”, beteja e madhe e Savrës. Kush i tradhtoi arbërorët?!

Beteja ishte aq e fortë, sa edhe sot mbi tokë dalin eshtra…

20:48
Profecia e Mourinhos: Juventusi e Barcelona, në finalen e Championsit

Jose Mourinhos i hanë duart e duket se mezi pret të rikthehet të drejtojë në një turne të veçantë, siç është ai i Champions League.

20:31
Juventus, Dybala dhe parà për t’i rrëmbyer Salahun Liverpoolit

Futbolli europian për klube është ndalur për t’iu lënë hapësirë përfaqësueseve kombëtare në impenjimet e tyre për kualifikueset e “Euro 2020”, por sondazhet dhe studimi i terreneve për lëvizjet e mundshme në merkaton e ardhshme s’njohin ndalesa.

20:10
Tuzi në Mal të Zi, me qeverisje të re lokale

Në seancën e Kuvendit Komunal të Tuzit, të shtunën u bë zgjedhja e kryetarit të ri të Komunës së pavarur të Malësisë.

20:07
E kërkon Reali, “Football Leaks” zbulon pagën e Pogbasë

Paul Pogba është rikthyer në listën e dëshirave të Realit të Madridit, e kjo ndodh me rikthimin e Zinedine Zidane në pankinën e klubit “merengues”.

19:30
Shqiptarët e kthejnë burgun famëkeq në “hotel me 5 yje” (Video)

Publikimi i një videoje me kohëzgjatje 11 minuta, nga një qeli që thuhet se ndodhet në burgun famëkeq të Korridhalosë, e cila ngjan në fakt me një dhomë hoteli me 5 yje ku zbaviten natën e Vitit të Ri disa të burgosur shqiptarë, ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Ministrisë greke të Drejtësisë.

19:27
Shëngjini është prenotuar, festë muzikore me të ftuar nga bota në maj

Ndonëse sezoni turistik do ende kohë që të çelet, Shëngjini ka nisur që të popullohet. Kjo, si pasojë e rritjes së temperaturave.

18:08
Xhaka e Ajeti në fushë, Zvicra i nis me fitore ndaj Gjeorgjisë kualifikueset

Zvicra e nisi mjaft mirë aventurën e saj në kualifikueset e “Euro 2020”. Skuadra e drejtuar nga Petkoviç mundi Gjeorgjinë, në Tbilisi, me rezultatin 2-0.

18:06
Lezhë, zjarri i qëllimshëm djeg pyjet në Ungrej, kërkohen autorët

Një zjarr i madh ra pasditen e së shtunës në një zonë kodrinore të Njësisë Administrative Ungrej, në Lezhë.

17:49
Pranvera shton turizmin në Korçë. Shumë të huaj, për historinë e veçantë

Korça mbetet një prej destinacioneve turistike më të rëndësishme në vendin tonë. Në çdo stinë, turistë të shumtë i drejtohen qytetit juglindor dhe rrethinave të saj, për të shijuar fundjavat e tyre të ndërthurura mes turizmit historik, kulturor, por edhe gjelbërimit.

17:30
PS shpall kandidatët. Rikonfirmim në Korçë e Vlorë, të rinj në Elbasan e Lezhë

I gjithë Kongresi i Partisë Socialiste ishte i konceptuar dhe ndërtuar në funksion të zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit, kur kanë mbetur vetëm 3 muaj nga ky test i rëndësishëm për mazhorancën, për të cilën opozita nuk e ka ndarë ende mendjen nëse do të futet në garë apo jo.

17:23
Londër, zhvillohet marshimi më i madh në histori kundër “Brexit”-it

Në një nga marshimet më masive të ndodhura ndonjëherë në historinë britanike, qindra mijëra vetë kanë protestuar nëpër rrugët e Londrës kundër “Brexit”-it.

17:16
Balla: PS, e vendosur të çojë para “Drejtësinë” dhe Reformën Zgjedhore

Në përfundim të Kongresit të Partisë Socialiste, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Taulant Balla bëri të ditur për mediet edhe një deklaratë të miratuar nga të gjithë pjesëmarrësit.

17:01
Zelandë e Re, rihapen xhamitë pas sulmit terrorist

Besimtarët janë rikthyer në xhaminë “Al Noor” në Christchurch, për të parën herë që nga sulmi pas të cilit mbetën të vrarë dhjetëra njerëz.

16:56
Rrëfimi i shqiptaro-amerikanit Visar Tasimi: Po, e kam menduar të emigroj në Shqipëri

Visar Tasimi, shqiptari me origjinë nga Prespa është lindur dhe është rritur në Amerikë. Në episodin e radhës “Diaspora”, Visari ka rrëfyer historinë e tij dhe projektin që po realizon me vëllain e tij: Historia e treguar.

16:53
Paris, jelekverdhët s’ndalen. Ushtria, në gatishmëri (Foto)

Jelekverdhët u janë rikthyer protestave në Francë në javën e 19 të tyre. Por, këtë radhë nën masa edhe më të rrepta sigurie.

16:49
“Rruga e mëndafshit”, Italia firmos me Kinën

Duke i rezistuar presionit nga Uashingtoni dhe Brukseli, Italia u bë vendi i parë i G7-s që i bashkohet nismës së polemizuar të Kinës, “Një brez, një rrugë”.

16:43
Kolumbi, plantacionet e kokës vijojnë të lulëzojnë

Pavarësisht dekadave lufte kundër drogës, udhëhequr nga SHBA, plantacionet e kokës vazhdojnë të shfaqen si kërpudha pas shiut në rajonin Katatumbo të Kolumbisë.

16:37
“Vallëzimi i fluturuesve”, tradita e lashtë që vijon të mbahet në jetë

Katër adoleshentë ngjiten në majë të një lloj shtylle, lidhin veten me litarë dhe hidhen me kokë në ajër.

16:24
Përvjetori i sulmeve, Haradinaj: Përjetë mirënjohës NATO-s

Në 20-vjetorin e ndërhyrjes ajrore të NATO-s ndaj objektivave serbe në Kosovë e Serbi, kryeministri Ramush Haradinaj nderoi ushtarët e KFOR-it të rënë gjatë shërbimit në Kosovë.

16:16
Opozita refuzon ftesën. Përgjigjja e PD, për ofertën e Ramës

Tri ofertat e Edi Ramës për opozitën, ndryshime në Kodin Zgjedhor, votim dhe numërim i pjesshëm elektronik, përfshi dhe ashpërsimin e dënimeve për shitblerje vote, kanë hasur në kundërshtimin e opozitës.

16:14
Miami, policia merr masa shtesë për festat e “harbuara” (Foto)

Pushimi i pranverës është një periudhë festive në SHBA kur ekzagjerohet me festat, por në plazhin e Miamit, një nga qendrat e këtyre festave, banorët janë të ngopur.

15:58
Përfshirja e Rusisë në zgjedhjet amerikane, Mueller përfundon hetimin dy vjeçar

Prokurori i Posaçëm Robert Mueller ka përfunduar hetimin e tij thuajse dyvjeçar rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe rreth një bashkëpunimi të mundshëm të fshehtë të fushatës së Donald Trump me Rusinë.

15:53
Anulimi i sanksioneve ndaj Koresë së Veriut, konfuzion me njoftimin e Trump

Donald Trump po përballet me akuza se administrata e tij është në kaos, pas një postimi në Twitter ku ai thoshte se do të anulonte sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut, që nuk ishin vendosur ende.

15:45
20 vjet pas sulmeve të NATO-s, gjurmët janë ende mbi Beograd (Foto)

Më 24 mars 1999, në Beograd kumbuan sirenat. Shansi i fundit për një zgjidhje paqësore në konfliktin e Kosovës, kish kaluar pa asnjë rezultat.

15:39
Balaj: Kemi humbur vetëm një betejë, lufta është ende e gjatë

Bashkë me Myrto Uzunin në konferencën për shtyp të kombëtares shqiptare, këtë të shtunë ishte i pranishëm edhe sulmuesi tjetër Bekim Balaj.

15:33
Uzuni: Keqardhje për Panuccin, tani të fitojmë në Andorra

Kombëtarja Shqiptare po mundohet të lërë pas krahëve humbjen me Turqinë, që u pasua me shkarkimin e Panuccit dhe po mendon për transfertën e të hënës ndaj Andorrës.

15:28
A do të pranojë stolin e Kombëtares? Edi Reja flet ekskluzivisht për Top Channel

Kur kishin kaluar më shumë se 45 minuta nga mesnata, u largua nga stadiumi edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

15:25
Beteja e madhe e Savrës, sonte në ciklin “Gjurmë Shqiptare”

Dy ushtri u vunë përballë në këtë fushë në shekullin e 14… Aq e fortë ishte beteja dhe aq pak është hulumtuar mbi të, sa edhe sot gjatë punimeve të ndryshme bujqësore, mbi sipërfaqe dalin eshtra…

15:15
Si u bë indiani, konsull në Afrikë? Zbardhen procedurat e ndjekura edhe për nënshtetësinë

Skandali i dy vëllezërve indianë që kërkohen nga autoritetet e vendit të tyre për vjedhjen dhe pastrimin e 1 miliardë dollarëve amerikanë, përfshin institucionet më të larta në Shqipëri.

15:10
Basha për “Il fatto quotidiano”: Nuk bëjmë betejë pushteti, luftojmë për drejtësi

Kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës, Lulëzim Basha dha një intervistë për gazetarin Giancarlo Padovan, në të përditshmen italiane “Il fatto quotidiano”.

15:00
Gëzuar ditëlindjen Presidente!

Sot, Presidentja e Top Medias zonja Vjollca Hoxha mbush 50 vjeçe. Bashkë me urimet e njerëzve të afërt të familjes, si edhe miqtë, një urim të ngrohtë përcjell familja e saj e madhe e Top Medias.

14:25
“Instalimi i juntës ushtarake”, Rama ka një përgjigje për presidentin Meta

Kryeministri Edi Rama komentoi sot nga Kongresi i Partisë Socialiste edhe deklaratat e presidentit Meta pak ditë më parë, ku u shpreh i gatshëm të japë dorëheqjen, për të shmangur instalimin e një junte ushtarake.

14:07
Vrasja e avokatit të Shullazit, dyshohet për shkak të profesionit

Ngjarja e rëndë që tronditi Elbasanin mbrëmjen e të premtes, ka hapur pista të shumta hetimi në lidhje me vrasjen e avokatiti të njohur, 50-vjeçarit Ravik Gurra.

13:54
Rama sfidon opozitën: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme, nëse…

Opozita proteston prej më tepër se një muaji dhe madje ka “djegur” mandatet e deputetëve, pasi kërkon zgjedhje të parakohshme me qeveri tranzitore, pa Ramën si kryeministër.

13:41
Rama sulmon opozitën: “Arushi Lul” bërtet për karamelen e radhës

Kryeministri Edi Rama sulmoi ashpër edhe opozitën e vendit, e cila ka djegur mandatet dhe vijon të protestojë kundër tij dhe qeverisjes së tij.

13:34
Rama-Veliaj: Sot Tirana europiane është një realitet. Katërfishojmë investimet

Me Erion Veliajn në krah, Kryeministri Edi Rama kërkoi prej qytetarëve të shumtë që kishin mbushur sheshin Nënë Tereza dhe të kryeqytetit një mandat të dytë për Erion Veliajn në krye të Bashkisë së Tiranës.

13:26
Rama sulmon median: Është si Sharra e dikurshme, që helmonte Tiranën

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të Erjon Veliajt si kandidat edhe për një tjetër mandat në kryeqytet, kryeministri Rama nuk ngurroi të sulmojë edhe median, të cilën e cilësoi kazan.

13:22
Po planifikonin sulme terroriste, Gjermania arreston 10 persona

Autoritetet në Gjermani kanë arrestuar njëmbëdhjetë persona pas dyshimeve për planifikimin të sulmit terrorist islamik. Këta persona kishin planifikuar të vrasin sa më shumë “jobesimtarë” duke përdorur një veturë dhe armë, thanë autoritetet.

13:07
Rama vlerëson punën e bërë në Tiranë: Edhe më shumë sfida na presin

Pas fjalës së Erjon Veliajt, që shpalli rikandidimin për një tjetër mandat, para publikut doli kryeministri Edi Rama, i cili numëroi punët e mira të bëra në kryeqytet dhe premtoi mbështetje shumë më të madhe për 4 vitet e ardhshme.

12:59
Horoskopi/ Çfarë lider jeni? Zbulojeni në yje (foto)

Në karrierën tonë gjithmonë luajmë role të ndryshme dhe disa prej nesh marrin edhe rolet prestigjioze, si shefa apo drejtuesit e grupeve të punës më pak ose shumë punonjës.

12:58
LISTA/ Nga profesorë e artistë tek zv.ministrat, ja 100 emrat e ekipit të Erion Veliajt për Tiranën

Pas zyrtarizimit të kandidaturës së kryebashkiakut Erion Veliaj për një mandat të dytë në Tiranë, qytetarët e kryeqytetit janë njohur edhe me emrat e 100 kandidatëve për Këshillin Bashkiak, me të cilët Partia Socialiste do të përfaqësohet në zgjedhjet e 30 qershorit.

12:51
Teqeja e Turanit merr tapinë ditën e Sulltan Novruzit

Nga teqeja e Turanit në Tepelenë, drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame, gjatë festimeve për Sulltan Novruzin, i ka dorëzuar Dervishit që shërben në këtë objekt, lejen e legalizimin.

12:35
Veliaj shpall rikandidimin: Me Edi Ramën, më të fortë se kurrë!

Pas përfundimit të pjesës së parë të punimeve në Kongresin e Partisë Socialiste, anëtarët u zhvendosën nga Pallati i Kongreseve, drejt Sheshit “Nënë Tereza”.

12:22
“5 vite e dhunuar nga bashkëshorti”, historia e 28-vjeçares nga Shkodra,

“Momenti i fundit i dhunës, më tepër psikologjike, ka qenë para dy ditëve. Kishte fëmijët në shtëpi dhe kur erdhi t’i sjellë, në prani të djalit më tha ‘do të të pres kokën”.

12:12
Përfundon pjesa e parë e Kongresit, konfirmohen disa kandidatë për zgjedhjet lokale

Ka përfunduar pjesa e parë e Kongresit të Partisë Socialiste, që u hap me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Taulant Balla dhe u mbyll po me atë, pasi u miratua Deklarata e Përbashkët.

11:42
Panucci flet për Top Channel: Ju tregoj si erdhi shkarkimi

Christian Panucci nuk është më trajner i Kombëtares shqiptare. Humbja 2-0 me Turqinë, në mbrëmjen e së premtes i kushtoi shumë trajnerit italian. 45-vjeçari largohet nga pankina kuqezi, pasi e drejtoi atë për thuajse dy vite.

11:35
Tabaku: Shqipëria në 15 vendet më të korruptuara, qeveria bën spektakël në shesh

Eksponentja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ku ka akuzuar se raporti i OKB-së e rendit Shqipërinë në 15 vendet më të korruptuara në botë.

11:23
Messi rikthehet me humbje te Argjentina, Lautaro gjen golin ndaj Venezuelës

Lionel Messi u rikthye të luajë me përfaqësuesen e Argjentinës për herë të parë pas Botërorit të Rusisë, por ky rikthim rezultoi një makth për sulmuesin 31-vjeçar.

11:14
Braçe apel punonjësve të administratës: Kush nuk u shërben qytetarëve…

Zëvendës-kryeministri Erjon Braçe ishte i treti që mori fjalën në Kongresin e Partisë Socialiste, ku ndër të tjera theksoi se mbi 22 mijë qytetarë kanë marrë zgjidhje për problemet e tyre, në platformën e bashkëqeverisjes.

11:14
ISIS mposhtet përfundimisht

Forcat Demokratike Siriane (FDS), të mbështetura nga SHBA, thonë se e kanë çliruar territorin e fundit që mbahej nga ISIS në fshatin Baguz.

11:04
Ministrja Gjonaj: Ne morëm përsipër të pastrojmë “Pallatin e Drejtësisë”

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjoni ishte e para që u ftua të flasë në Kongres, menjëherë pasi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, mbajti fjalimin e hapjes.

10:46
Largimi i Panuccit, një tjetër italian favorit për ta zëvendësuar

Largimi i Panuccit nag stoli i Kombëtares Shqiptare ishte prej kohësh “në ajër”, por duket se sfida e mbrëmshme me Turqinë, ka qenë edhe shansi i fundit për italianin.

10:29
Balla hap Kongresin e PS-së: Në zgjedhjet vendore, të marrim besimin e shumicës

Ka startuar Kongresi i Partisë Socialiste në Pallatin e Kongreseve, ndërsa ashtu siç ishte njoftuar në agjendë, fjalën e hapjes e mbajti Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force, Taulant Balla.

10:20
20 muajt e dështimit të Panuccit, në stolin kuqezi

Erdhi te Shqipëria në verën e 2017-ës, për të zëvendësuar patriotin e tij, Gianni De Biasi, por Christian Panucci nuk ia doli të lërë gjurmë, duke u shkarkuar pas më pak se dy vitesh.

09:50
Zyrtare/ FSHF shkarkon trajnerin Panucci

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

09:46
Rinovimi i mbrojtjes, zbulohen emrat në listën e Juventusit

Largimi i Benatiasë, por edhe mosha për t’u marrë në konsideratë e Chiellinit dhe Barzaglit, ka detyruar klubin e Juventusit që të kthejë repartin e mbrojtjes në prioritet të merkatos së verës së ardhshme.

09:17
Franca kthen sytë drejt energjisë nga era, disa projekte në pjesën veriore

Edhe pse Franca ka vijën bregdetare të dytën më të madhe në Evropë, ajo ende nuk e ka shfrytëzuar këtë fakt për të gjeneruar energji, ashtu siç kanë bërë vende të tjera fqinje, me ato që njihen si “ferma ere” në det.

09:05
Mblidhet kongresi i PS-së, zbardhet agjenda e punimeve

Partia Socialiste do të mbledhë sot Kongresin, që do të nisë punë në orën 10:00 dhe do të ketë kryesisht karakter zgjedhor, për vetë faktin që mbahet rreth 3 muaj para zgjedhjeve lokale të planifikuara.

08:50
Nisin bastet për serialin final të “Game of Thrones”

Me afrimin e nisjes së sezonit të fundit të “Game of Thrones”, nisën edhe bastet se kush do të vdesë i pari dhe se kush do të triumfojë në finalen e kaq shumë të pritur të serialit të “HBO”-së.

08:45
Krimi në familje trondit Gramshin, 35-vjeçari mbyt bashkëshorten e tij

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë natës në fshatin Grekan të Gramshit, ku një 35-vjeçar ka mbytur bashkëshorten e tij 3 vite më të vogël.

08:12
Pompeo: Trump, i dërguari i zotit për të ndihmuar Izraelin

Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo tha se është e mundur që presidenti Donald Trump të jetë dërguar nga zoti për të shpëtuar popullin hebre nga Irani.

05:21
Gjermania miraton një ligj që ndihmon familjet e varfra

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen, i cili lehtëson prindërit me të ardhura më të pakta. Synimi është të mbrohen nga varfëria familjet që fitojnë më pak.

02:35
Ekuinoksi pranveror, mijëra njerëz vizitojnë “Piramidën e Diellit”

Qindra njerëz i janë drejtuar piramidës së diellit në Meksikë për të festuar Ekuinoksin pranveror. Shumëkush beson se piramida ka një energji të posaçme në Ekuinoks, që mund t’u transmetohet njerëzve dhe pelegrinëve që vishen me të bardha me qëllim që të thithin më mirë këtë forcë pozitive.

01:44
Italia shtron tapetin e kuq për të pritur presidentin kinez Xi Jinping

Presidenti kinez, Xi Jinping e nisi turin e tij evropian me Romën, të premten, në mesin e polemikave në rritje për bashkimin e Italisë në projektin më të madh aziatik, atë të rrugës së mëndafshtë.

01:00
Nis aksioni për mbylljen e lojërave të fatit edhe në Kosovë

Menjëherë pas miratimit në kuvendin e Kosovës të rezolutës së propozuar nga LDK për pezullimin e aktivitetit të kazinove dhe lojërave të fatit, në të gjithë Kosovën është ndezur edhe aksioni në terren, kundër tyre.

00:03
Trajneri i Turqisë: Fitore e merituar, menaxhuam me zgjuarsi avantazhin

Në përfundim të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Turqisë në “Loro Boriçi”, për mikrofonin e Supersport foli edhe trajneri i turqve, Senol Gunes, i cili analizoi triumfin e të tijve.

E premte, 22 Mars 2019
23:28
Panucci: Publiku ka të drejtë, por këta janë lojtarët; Kemi defekte në finalizim

Intervista e trajnerit Christian Panucci, dhënë për emisionin “Kuqezi”, në Supersport, pas ndeshjes që Shqipëria humbi me rezultatin 0-2 ndaj Turqisë, në “Loro Boriçi”.

23:14
Balaj: Luajtëm mirë, keqardhje për këtë lloj humbjeje

Intervista e sulmuesit Bekim Balaj, dhënë për emisionin “Kuqezi”, në Supersport, pas ndeshjes që Shqipëria humbi me rezultatin 0-2 ndaj Turqisë, në “Loro Boriçi”.

22:58
Franca bën detyrë, Anglia fiton me goleadë, Portugalia e Ronaldos “ngec” në shtëpi

Franca ka bërë detyrën në sfidën e parë eliminatore të Euro 2020-ës, pasi ka fituar me rezultatin 1-4 në transfertën ndaj Moldavisë. “Gjelat”, që bëjnë pjesë në grupin H, bashkë me Shqipërinë, shënuan me anë të Griezmann, Varane, Mbappe dhe Giroud, duke marrë kryesimin e grupit.

22:45
Turqit “pushtojnë” Shkodrën. 0-2 në “Loro Boriçi”

Kombëtarja shqiptare e futbollit e nisi në mënyrën më të keqe fushatën kualifikuese për Europianin 2020 me një humbje 0-2 në shtëpi ndaj Turqisë që komplikon që në start, ëndrrën për të shkuar në fazën finale.

22:23
Si e morën nënshtetësinë shqiptare mashtruesit indianë? Reagon Presidenca

Zbardhet mënyra se si biznesmeni indian Nitin Sandesara ka marrë nënshtetësinë shqiptare bashkë me të vëllanë. Zëdhënësi i Presidentit sqaron se, kërkesa për dhënien e përparësisë së nënshtetësinë është bërë nga Ministria e Turizmit dhe e mjedisit e cila drejtohej nga Blendi Klosi.

22:15
Pësojmë golin e dytë ndaj Turqisë, tifozët godasin Berishën

Kombëtarja Shqiptare ka pësuar edhe golin e dytë para pak minutash në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa mesfushori i Milanit, Calhanoglu vrapoi të festojë poshtë tribunës së tifozëve shqiptarë, çka provokoi reagimin e tyre.

22:01
Tiranë, zjarr në një pallat tek “Shallvaret”

Një ndërtesë tek zona e Shallvareve është përfshirë nga flakët.

21:52
Kapexhiu, Nder i Kombit; Vlerësimi nga Presidenti për 75-vjetorin e lindjes

Pothuajse të gjithë e njohin karakterin dhe linjën e karikaturës së Bujar Kapexhiut. Me një humor të bukur ai zbulon karakteret e personazheve. Që në fillim ai spikati me karikaturat e tij me prirje natyrale, të fortë dhe origjinale. Qëkur e filloi tek Hosteni ai nuk u ndal më.

21:41
Mashtruesi indian Konsull i Shqipërisë, Bushati: Verifikimin e bëjnë agjencitë e specializuara

Ish-ministri i jashtëm, Ditimir Bushati ka reaguar në lidhje me emërimin si konsulli i Shqipërisë në Nigeri, të njërit prej dy vëllezërve Sandesara të shpallur në kërkim nga India për një mashtrim të disa bankave në vlerën mbi 725 milionë dollarë.

21:15
Ekzekutimi i avokatit në Elbasan, reagon Luçiano Boçi: Qyteti nën terrorin e bandave

Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është ekzekutuar avokati Ravik Gurra, i cili mësohet se ka përfaqësuar në Gjykatë Emiljano Shullazin, por edhe anëtarë të familjes Çapja në Elbasan, emrat e të cilëve janë të njohur në skedat e policisë, si persona me rekorde kriminale.

21:03
“The Voice Kids” / Startojnë Netët LIVE. Ndiqni në YT dhe Facebook spektaklin e “The Voice Room”

Mbrëmjen do ta nisin artistët e skuadra Miriam, të cilët do të dhurojnë jo pak surpriza. Përgjatë javës Rroni, Anisa G, Margeni, Erza, Blinera dhe Noa së bashku me trajneren e tyre dhe ‘vocal-coach’ Kamelën, kanë bërë shumë prova në mënyrë që të japin maksimumin sonte në skenë.

20:44
Kush ishte Ravik Gurra? Avokati i “kriminelëve” që u ekzekutua në Elbasan

Ravik Gurra, njihet si një prej juristëve që u ka dalë në mbrojtje disa prej personazheve të përfshirë në shumë çështje të rënda kriminale, si “Çapjave” në Elbasan, apo edhe i Emiljano Shullazit.

20:32
Ekskluzive/ Gazetari amerikan: S’kam marrë asnjë email nga Shkëlzen Berisha, nuk ia paraqiti Gjykatës

Guy Lawson, autori amerikan i librit ” Qentë e Luftës” në një komunikim me gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu jep detaje në lidhje me pretendimet e ngritura një ditë më parë nga Shkelzen Berisha, pasi ky i fundit humbi betejën gjyqësore në shkallën e parë në SHBA me Lawson dhe një shtëpinë botuese, të cilëve u kërkonte 60 milion dollarë dëmshpërblim për shpifje.

20:24
Ekzekutimi i avokatit të Shullazit/ Gjendet një makinë e djegur. Dyshohet se është përdorur nga autorët

Pak minuta pas ekzekutimi të avokatit Ravik Gurra në Elbasan në aksin dytësor Elbasan-Tiranë është gjetur një makinë e djegur.

20:14
Ekzekutimi i avokatit të Shullazit, ekspertë të policisë drejt Elbasanit

Pak minuta pas ekzekutimi të avokatit Ravik Gurra në Elbasan, ka qenë i menjëhershëm reagimi i Policisë së Shtetit, e cila ka urdhëruar nisjen drejt Elbasanit të një grupi ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale.

19:56
Ekzekutohet avokati i Shullazit dhe Çapjave në Elbasan

Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është ekzekutuar avokati Ravik Gurra.

19:34
Thellohet skandali/ Bushati emëroi konsull të Shqipërisë mashtruesin indian

Thellohet skandali i dhënies së nënshtetësisë shqiptare dy shtetasve indian të kërkuar në vendin e tyre, për një mashtrim të disa bankave në vlerën mbi 725 milionë dollarë.

19:32
Formacionet zyrtare, Panucci i beson Bekim Balajt

Kombëtarja Shqiptare i është drejtuar stadiumit “Loro Boriçi”, ku futbollistët do të bëhen gati për të dalë në nxehjen e zakonshme përpara sfidës me Turqinë, e programuar për në orën 20:45.

19:08
“Ç’është gjithë ky bark?!” Fjalët që prekën sedrën e sopranos për të rënë në peshë

Sopranoja e njohur Ramona Tullumani ishte një nga të ftuarat e Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë” në Top Channel.

19:06
Rama: Nuk jam i sëmurë; Kryeministri: Sëmundja, shpifje e kazanit

Pas disa ditësh mungese në publik, kryeministri Rama iu përgjigj vetë ëerave se ai kishte qenë sëmurë dhe kurohej në një spital në Gjermani me emër të rremë.

19:05
Ftesë në 5/ Rovena Dilo ka performuar me këtë veshje seksi shumë kohë para Instagramit

Këngëtarja e njohur Rovena Dilo ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, nga ku foli më shumë rreth projekteve të reja.

19:05
Zjarri “pushton” kodrat e Selitës

Mbrëmjen e sotme ka rënë zjarr në kodrat e Selitës, ndërsa bimësia përreth zonës është rrethuar nga flakët.

18:18
“Eksodi” i futbollit/ Seria A “luhet” edhe në Kinë

Të drejta televizive, finale superkupash, ndeshje dhe zhvillim të futbollit.