“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë
Presidenti Ilir Meta në një status në facebook ka njoftuar sot se i është drejtuar me 4 kërkesa Qeverisëe, pas takimit me pedagogë e drejtues shkencorë, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit.
Meta kërkon:
– Fillimin e punës sa më parë, për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarrjet, etj;
– Zbatimin e detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit të sistemit të eurokodeve në ndërtimet civile dhe objektet e banimit, pa asnjë përjashtim;
– Plotësimin e legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie, sipas procedurave bashkëkohore, në projektimin dhe ndërtimin e objekteve të ndërtimit;
– Në kuadër të rishikimit të Buxhetit 2020, për përballimin e pasojave tepër të rënda, duhet të planifikohet edhe mbështetja e domosdoshme financiare për institucionet përkatëse të kërkimit shkencor.

Top Channel