Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, raporton se deri në orën 18:00 të së Martës 3 Dhjetor janë verifikuar 820 objekte. Rezulton se 181 prej tyre janë të pabanueshme dhe 589 të dëmtuara në rang bashkie ku përfshihen njësitë administrative Maminas, Gjepale  dhe Xhafzotaj.

Në Shijak e më konkretisht ne lagjen Luginë janë inspektuar 50 pallate nga të cilat 30 me dëmtime të rënda.

Për këto pallate fjalën e fundit pritet ta thotë inxhinierët e specializuar.

Banorët e lagjes Luginë thanë për Top Channel se janë në pritje të inxhinierëve të huaj për të shuar ankthin nëse do të mund të kthehem për të banuar në këto pallate.

Gazetati Muhamed Veliu thotë se lagja Luginë i ngjan një zone lufte e shkretë dhe pa asnjë njeri.

Në bashkinë e Shijakut bëhet me dije se janë 12 grupe inspektimi në terren.

Top Channel