E martë, 03 Dhjetor 2019
14:12
Tirana i kthehet normalitetit, rinis aktiviteti në shumicën e kopshteve dhe çerdheve në kryeqytet

Sot, dita për fëmijët e kopshteve 11 dhe 52 në Njësinë 5, nisi me përrallën e Borëbardhës, e lexuar nga kryebashkiaku i Tiranës. I rrethuar nga dhjetra fëmijë, të cilët filluan si zakonisht mësimin, pas tërmetit të 26 nëntorit, Veliaj dha mesazhin se Tirana është e vendosur t’i kthehet jetës normale. Shumica e çerdheve dhe kopshteve publike të kryeqytetit hapën dyert në mëngjes për vogëlushët, pasi sipas tij, është shumë e rëndësishme që fëmijët t’i kthehen normalitetit.

13:49
Bilanci i tërmetit: 5497 shtëpi të dëmtuara rëndë dhe 1183 të tjera të shembura

Në një konferencë për shtyp, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda bëri publik bilancin e dëmeve në banesa, numrin e godinave të shembura si dhe vendet ku po vijon puna për pastrimin e inerteve.

13:47
Basha: Gjendje e rëndë e banorëve në Gjuricaj, Kërtushë të Ishmit dhe në Armath

“Situata është emergjente, 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit. Banorët thonë se megjithë thirrjet e përsëritura nuk është marrë asnje masë. E njëjta situatë në Kërtushë dhe Armath”, kështu thotë kreu i PD-së, Lulzim Basha pas vizitave në këto zona.

13:31
Plagosje në një bilardo të Vlorës, 32-vjeçari shkon në spital

Një plagosje ndodhi në Vlorë, ku rreth orës 10:54 ka shkuar në spital, i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E.Sh., 32 vjeç, banor i qytetit në fjalë.

13:26
Sarandë/ Mendoi se pati përballë një kafshë të egër, plagos me armë gjahu 63-vjeçarin

Një plagosje me armë ka ndodhur në lagjen numër të Sarandës, pranë vendit të quajtur “Antenat”.

13:24
Dëmtohet pallati i VIP-ave/ Nipi i Parashqevi Simakut: S’na kanë thënë ku do zhvendosemi

Pritet që nga momenti në moment në bulevardin Dyrrah në Durrës të shembet pallati 6 katësh që njihet ndryshe edhe si pallati i VIP-ave.

13:19
Ambasadori i Marokut i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, priti në një takim, Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Marokut, Sh.T.Z. Youssef Balla, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

13:14
Rindërtimi pas tërmetit, Ahmetaj zbulon detaje: Do ndërtohen qyteza urbane në Durrës, Tiranë, Lezhë

Në një deklaratë për shtyp, Arben Ahmetaj foli sa i takon punës së Komitetit Rindërtues, ku sipas tij, procesi në fjalë është ndarë në disa faza.

13:08
Dëmet nga tërmeti tek ndërtesat/ Vazhdon sekuestrimi i dokumentacionit në zyrat që i administrojnë

Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se pas tërmetit të 26 nëntorit grupi i hetimit të çështjes po kryen veprimet hetimore përkatëse siç parashikon K.Pr.Penale dhe një ndër to është dhe kqyrja në vend ku janë konstatuar prishje dhe dëmtime të objekteve.

13:05
Ministrja Shahini: Gati plani për zhvendosjen e nxënësve të shkollave të dëmtuara nga tërmeti

Vijon puna intensive për të rifilluar mësimin në shkollat e padëmtuara në zonat më të prekura nga tërmeti, lajmëron ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

13:01
Nga pësimi në mësim, Japonia më e sigurta për tërmetet

Japonia e ka pësuar dhe ka zënë mend. Pas shumë katastrofave natyrore, vendi ka investuar shumë, duke u bërë një nga shtetet më të përgatitura në botë në raste tërmetesh.

12:50
Nga përtej bregut! Ndihma e shqiptarëve në Itali

Imazhet e rrënojave, të skuadrave të shpëtimit që gërmojnë me duar mes rrënojave dhe të atyre që qajnë të dashurit e humbur, janë për italianët krejt të gjalla.

12:45
Toka dridhet/ Raporte për më shumë tërmete në botë

Toka vazhdon të dridhet. Nga shumë pjesë të botës vijnë lajme për tërmete me intensitet të lartë.

12:39
Ballkani dhe tërmetet, shqetësim për gjirin e Korinthit

Evropa nuk është një rajon i njohur për aktivitet intensiv sizmik, por tërmete të mëdha, ndodhin.

12:34
Nga dhuna në familje te shitja e narkotikëve! Brenda 24 orëve, arrestohen 5 persona në Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, janë vënë në pranga 5 shtetas dhe 1 është proceduar në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale.

12:29
Pas tërmetit në Shqipëri, frikë për ndërtimet në Kosovë

Pas tërmetit shkatërrimtar në Shqipëri, për pasojat e rënda të të cilit kryesisht fajësohen ndërtimet e dobëta, edhe në Kosovë është hedhur vështrimi nga ndërtimet dhe cilësia e tyre.

12:24
Rama, para Samitit të NATO-s: Ju lutem durim; të më falin ata që s’janë akomoduar siç duhet

Para nisjes për në Samitin e NATO-s, kryeministri i vendit, Edi Rama publikoi një video-mesazh në llogarinë e tij në Facebook, ku u shpreh se samitin në fjalë do ta shfrytëzojë për situatën aktuale që po kalon vendi ynë.

12:19
Shembja e pallateve, ministri Çuçi: Inertet do të mblidhen në Porto Romano

I pranishëm në Durrës për të inspektuar shembjen e pallateve, së bashku me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, ministri Bledi Çuci deklaroi se çdo gjë është e organizuar dhe se inertet e godinave të prishura do të mblidhen në Porto Romano.

12:15
Tiranë/ Gjendja në spitale, pjesa më e madhe e të lënduarve ka dalë

Gazetarja e Top Channel, Rudina Muça raportoi nga spitali Ushtarak në Tiranë ku në fillim pas gjendje së rëndë që shkaktoi tërmeti me magnitudë 6.4 u paraqitën 463 persona, 43 prej të cilëve u shtruan, tani ka vetëm 18 të lënduar, por që janë jashtë rrezikut për jetën.

12:06
Lleshaj nga Durrësi: Ajo që nuk mund të varroset kurrë është përgjegjësia për cedimin e këtyre godinave

“Ajo që nuk mund të varroset kurrë është përgjegjësia për cedimin e këtyre godinave”, kështu tha Lleshaj nga Durrësi për kamerën e Top Channel.

12:04
Durrës, policia në aksion! Sekuestrohen dokumentet e legalizimit dhe lejeve të ndërtimit, në 15 vitet e fundit

Policia gjyqësore që nga dita e djeshme dhe sot po vijon me sekuestrimin e dokumentacionit në drejtorinë e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit në Bashkinë e Durrësit.

12:00
Çfarë është prishur dhe çfarë do prishet në Durrës (lista)

Është publikuar nga policia e Durrësit ka publikuar listën me objektet e prishura dhe ata që është vendosur se do të prishen, pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorin.

11:55
Jetë pas tragjedisë! U larguan nga Durrësi, gratë lindin në spitalin e Prizrenit

Momente gëzimi pas zisë kombëtare; kjo është historia e dy grave shqiptare që fill pas tërmetit të 26 nëntorit lanë Shqipërinë dhe u strehuan në Kosovë, për të sjellë më pas në jetë dy djem.

11:40
Gati për shembje, do rrëzohet pallati me shpërthim të kontrolluar (foto-video)

Ekipet xheniere të Forcës së Armatosur po përgatiten për shembjen e pallatit 6 katësh në Durrës me shpërthim të kontrolluar.

11:31
Fier/ Ndizen qirinj për viktimat e tërmetit, në tubim edhe Noizy

Nxënës shkollash dhe të rinj ndezën qirinj në nderim të 51 viktimave nga tërmeti në parkun e qytetit të Fierit.

11:26
Ambasadori i Kilit i paraqet Letrat Kredenciale Presidentit Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Kilit, Sh.T.Z. Octavio Errazuriz Guillisasti, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

11:24
Motra e Ronaldos i përgjigjet Van Dijk për komentet e bëra gjatë ceremonisë në Topin e Artë

Në ceremoninë e 64-të të Topit të Artë, të mbajtur mbrëmë në Paris, ku Lionel Messi fitoi këtë trofe për herë të gjashtë në karrierë, Virgil van Dijk u përpoq të justifikonte plot sarkazëm mungesën e Cristiano Ronaldos .

11:13
Ministri i Jashtëm izraelit: Një mision special ndihmues u nis sot drejt Shqipërisë

Një mision special i ndihmës izraelite u nis sot drejt Shqipërisë, pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin. Kështu bën me dije ministri i Jashtëm izraelit.

11:07
Thaçi në Bruksel: Lidershipi i ri i BE-së të dëshmojë se është partner i qëndrueshëm i rajonit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot po qëndron në Bruksel, ku po merr pjesë në konferencën vjetore për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga organizata “Miqtë e Evropës”.

10:59
Tërmet në Vlorë, magnituda 3.4

Një tërmet me magnitudë 3.4 është ndjerë në Vlorë.

10:56
Vodhën në banesën e një shtetaseje kosovare, 4 persona në pranga

Policia ka goditur një grup që kryente vjedhje të banesave në qarkun Lezhë dhe ka vënë në pranga 4 persona.

10:56
Për ku është drejtuar Gjermania?

Socialdemokratët kanë zgjedhur udhëheqës të ri, të cilët e shohin me sy kritik koalicionin qeverisës, me kristiandemokratët dhe kristiansocialët. A tregon kjo se qeverisë së Merkelit i ka ardhur fundi?

10:52
Durrës/ Gjendja drejt normalitet, vetëm tre persona në spital

Nga Durrësi, doktori Elton Bodlli për kamerën e Top Channel thotë se gjendja në spital tashmë është drejt normalitetit.

10:42
70 vjetori e gjen NATO-n me nerva të tendosura

Ndërkohë që për Maqedoninë e Veriut takimi i NATO-s në Londër është shumë i rëndësishëm, sepse ka të bëjë me anëtarësinë e saj, për vende të tjera çështja më kryesore është të shmangen konfliktet.

10:36
Mazhoranca nuk e harron Metën pavarësisht tërmetit, mblidhet Komisioni Hetimor

Pavarësisht gjendjes së emergjencës deputetët e mazhorancës dhe opozitës parlamentare kanë mbledhur Komisionin Hetimor për Presidentin Meta, me qëllim shtyrjen e afatit të veprimtarisë edhe me 4 muaj të tjerë.

10:29
Messi tregon të ardhmen e tij

Lionel Messi mbrëmë arriti të fitoj Topin e Artë të gjashtë në karrierën e tij.

10:23
Një grup inxhinierësh shqiptaro-amerikanë ndihmojnë Shqipërinë e goditur nga tërmeti

Një grup inxhinierësh shqiptaro – amerikanë të rinj e të talentuar, pjesëtarë të shoqatës së arkitektëve, mbërritën sot në Shqipëri për t’iu bashkuar punës së gjithanshme për vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit he kthimin e qyteteve më të dëmtuara në jetën normale.

10:12
Video/ Hajdutët e kabllove elektrike në Vlorë kapen mat, policia u vë prangat

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona pasi shkatërruan rrjetin elektrik duke vjedhur disa herë kabllo elektrike. Të dy shtetasit kanë qenë të dënuar më parë për vjedhje.

10:05
Motra e Cristiano Ronaldos i përgjigjet Van Dijk për komentet e bëra gjatë ceremonisë për Topin e Artë

Në ceremoninë e 64-të të Topit të Artë, të mbajtur mbrëmë në Paris, ku Lionel Messi fitoi këtë trofe për herë të gjashtë në karrierë,Virgil van Dijk u përpoq të justifikonte me sarkazëm mungesën e Cristiano Ronaldos .

10:04
U dëmtua nga tërmeti, Bashkia e Tiranës shemb godinën e vjetër të shkollës së Pezës

Shkolla e Pezës u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, duke u bërë e pasigurt për të vijuar normalisht mësimin. Ndaj, Bashkia e Tiranës nisi prishjen e saj për t’i hapur rrugë rindërtimit sa më parë, në të njëjtin vend, të një shkolle të re, më të madhe dhe më të bukur se e para.

10:02
Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen tre persona (akuzat)

Tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar nga policia me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

09:53
Vjedhje e rëndë në Rahovec, grabiten 7000 euro

Policia e Kosovës raportoi për një vjedhje të rëndë në fshatin Qifllak të Komunës së Rahovecit.

09:41
Platforma “Shqipëria që duam”/ Rama: Deri sa të mbarojë gjendja e emergjencës u përgjigjemi vetëm të prekurve nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama në një lidhje direkte pak më parë tha se tani e tutje deri në momentin kur të përfundojë gjendja e emergjencës platforma “Shqipëria që duam” do të fokusohet vetëm tek kërkesat e banorëve të prekur nga tërmeti dhe familjarëve të tyre.

09:39
Lewnadowski: Messi njëri nga më të mirët në histori

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski, e cilësoi Lionel Messin si një nga më të mirët në histori pasi ylli i Barcelonës theu rekord duke fituar për herë të gjashtë topin e Artë.

09:38
Në vitin 2021, gati vaksina për HIV-in?

Një vaksinë për të trajtuar HIV, virusin që shkakton SIDA, mund të jetë në dispozicion deri në vitin 2021, besojnë shkencëtarët.

09:34
Messi shpallet lojtari më i mirë në botë, Ronaldo fiton këtë çmim në Itali

Dje është mbajtur ceremonia për shpalljen e lojtarit më të mirë në botë, ku këtë çmim e fitoi argjentinasi Lionel Messi.

09:32
Digjen 3 makina në një parking në Yzberisht

Tre makina janë përfshirë nga flakët në parkingun e një pallati shumëkatësh në zonën e Yzberishtit.

09:23
​Zelensky: Nuk është bërë marrëveshje për hetimin e Biden

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi të kishte pasur një marrëveshje për shkëmbim favoresh me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të hetuar rivalin e tij politik, Joe Biden.

09:18
Sot hidhet shorti për Kupën e Kosovës në futboll

Sot do të hidhet shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll.

09:18
Viti, strehohen 6 familje të ardhura nga Shqipëria

Me një vendim të kryetarit të komunës Sokol Haliti, përpos që është formuar Komisionin Komunal për mbledhjen e ndihmave për Shqipëri, gjithashtu është formuar edhe Komisionin Komunal për regjistrimin e qytetarëve të ardhur nga Shqipëria në Komunën e Vitisë.

09:03
Rama: Do ndërtohen 3 lagje të reja në Tiranë, Durrës dhe Kurbin

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në bashkëpunim edhe arkitektë të huaj po diskutohen skenarët e rindërtimit të disa lagjeve të reja në zonat e prekura më tepër nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë mëngjesin e 26 nëntorit.

08:36
“I mirëkuptoj, por i ftoj prapë në tryezë”/ Plani i Bashës, Rama kthen përgjigje

Në mbledhjen e jashtëzakonshme mbi situatën e krijuar në vend si pasojë e tërmetit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj planit 3-pikësh të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës sa i takon propozimeve të këtij të fundit për daljen nga gjendja emergjente.

08:30
Reshjet e para të borës në vendin tonë, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu deri pasdite. Në pjesën e dytë të ditën pritet mot i kthellët.

08:26
Rama shkon sot në Samitin e NATO-s, çfarë pritet të kërkojë

Gjatë mbledhjes së gjashtë të jashtëzakonshme, kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se ditën e sotme do të niset për në Londër, me rastin e Samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

08:16
Durrës/ Bredhi i parë mes rrënojave

Lagjia 18 në Durrës është një ndër lagjet më të prekura nga tërmeti. Aty shikohen mjaft qartë pasojat e tërmetit ku e ka kthyer lagjen në një lagje fantazëm.

08:14
Rama: Në 2020-n asnjë lek për makina dhe dollapë! Kryetarët e bashkive të lëvizin me kalë

Gjatë mbledhjes së 6-të të jashtëzakonshme sa i takon situatës në vend si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, Edi Rama u shpreh se në 2020-n, asnjë lek nuk do të shkojë për makina dhe dollapë, por kryetarët e bashkive mund të lëvizin me kuaj.

07:48
Rama: Programi i rindërtimit do të hyjë në historinë kombëtare, do ndërtohen ‘lagjet e rilindjes’

Këto duhet të jenë ‘lagjet e rilindjes’. Kështu e quajti kryeministri Edi Rama në mbledhjen e 6 të jashtëzakonshme programin për rindërtimin e banesave të shembura dhe të rrënuara nga tërmeti.

07:38
Rama në mbledhjen e qeverisë: Programi i rindërtimit nuk do prekë parametrat kryesorë të buxhetit

Në mbledhjen e 6 të jashtëzakonshme pas tërmetit të 26 nëntorit Rama foli se sfida që kanë më përpara është rindërtimi i banesave pa e prekur ekonominë e vendit.

07:33
Rama: Zona e inerteve do të shndërrohet në një park të madh në Durrës

Kryeministri Edi Rama mblodhi qeverinë në një mbledhje e cila është e 6- ta.

06:44
Rusia e Kina nisin bashkëpunimin “historik” në fushën e energjisë

Rusia dhe Kina e forcuan bashkëpunimin në sferën e energjisë, me futjen në funksion të tubacionit të parë të gazit që i lidh ato.

05:31
Presidenti Zelenskiy: Nuk dua të dukemi si lypsarë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha në një intervistë të hënën se në telefonatën e 25 korrikut me Presidentin Donald Trump ai nuk foli nga pozita “më jep, të jap”.

04:39
Eksperti italian flet për tërmetet në Shqipëri: Tërmete të tilla lënë shenja në tokë

Toka vazhdon të dridhet në Shqipëri. Këtë mëngjes, një tërmet i ri goditi bregdetin verior shqiptar. Epiqendra u identifikua po në të njëjtën zonë të vendit të prekur gjashtë ditë më parë nga një tërmet i dhunshëm që shkaktoi vdekjen e 51 personave, njëzet e gjashtë prej tyre në Durrës.

03:18
Do ndërtojë 500 banesa për të prekurit e tërmetit, Turqia nis konkretizimin e planit

Turqia hedh hapin e parë drejt konkretizimit të zotimit për të ndërtuar 500 banesa në Shqipëri. Ambasada e saj në Tiranë bëri me dije me udhëzim të presidentit Rexhep Tajip Erdogan që këto shtëpi të ngrihet, dhe mundësisht sa më shpejt.

02:03
New York Times: Bashkimi Europian në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë

Bashkimi Europian është vendosur në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar, shkruan New York Times. Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara po koordinojnë përpjekjet ndërkombëtare në ndihmë të vendit të gjunjëzuar nga fatkeqësia natyrore, thuhet në artikull ku theksohet sesi një ekip i bllokut europian është duke udhëhequr vlerësimin dhe shpërndarjen e ndihmës.

01:20
AKU asgjeson ndihma në produkte mishi në Durrës

Në ambientet e grumbullimit të ndihmave në shkollën e mesme “Leonik Tomeo”, pas konstatimit të produktet ushqimore me origjinë shtazore (sallam, suxhuk) të ruajtura në kushte të papërshtatshme, trupa inspektuese e AKU-së vendosi asgjësimin e tyre. Produktet ushqimore u cilësuan si të papërshtatshme për konsum human.

00:45
Vazhdojnë paslëkunjdet, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra e lëkundjeve të fundit

Vazhdojnë paslëkundjet pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

00:33
Mbylle gojën, mos bëj avokatin e vrasësit/ Plas debati mes Ngjelës dhe Bolinos në Open

Sonte debatet nuk kanë të ndalur në Open në Top Channel. Kësaj radhe debati ishte mes avokatit Spartak Ngjela dhe gazetarit Carlo Bolino. Debati nisi kur Bolino po bënte një krahasim se si e ka menaxhuar Italia situatën pas tërmeteve dhe si po e menaxhon Shqipëria.

E hënë, 02 Dhjetor 2019
23:55
Eksperti Xhepa: Shpërngulja e banorëve në Tiranë nuk është zgjidhje e mirë ekonomike

Eksperti i Ekonomisë Selami Xhepa ishte i ftuar në Open në Top Channel ku dha një mendim tijin për sistemimin e banorëve.

23:25
Marin Mema në Open: Do jem cent për cent transparent me shqiptarët

Gazetari Marin Mema cili është pjesë e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit tha se donacionet duhet të jenë publike dhe transparente.

22:35
Bolino: Prokuroria i ka provat, duhet të fillojë hetimet

Avokati Spartak Ngjela dhe gazetari Carlo Bollino thuajse kanë qenë në të njëjtin mendim lidhur me akuzat që ka ngritur sot prokuroria për pallatet që janë shembur, apo që janë dëmtuar dhe kërkojnë riparime të plota.

22:34
Sizmologu Duni në Open: Nga e shtuna vërejmë qetësim të situatës

I ftuar në Open në Top Channel, sizmologu Llambro Duni tha se vëmë re një qetësim të pasgoditjeve.

22:33
Ngjela në Open/ I kam kërkuar SHBA-së të hetojë, hetim për vrasje për ndërtuesit

I ashpër u tregua avokati Spartak Ngjela me atë që ai e quan mafia e ndërtimit.

22:32
Ju nuk njihni ligjin – Prokuroria të thyen dhëmbët/ Ngjela debaton me zv-ministrin në Open

Në Open në Top Channel u zhvillua një debat i fortë mes zv.ministrit Artan Shkreli dhe avokatit Spartak Ngjela.

22:31
6 ditë pas tërmetit/ E moshuara Popa vazhdon të qëndrojë në banesën e pabanueshme

Zonja Ermioni Popa vazhdon të qëndrojë në banesën e saj edhe pse ajo është shpallur e pabanueshme.

22:27
Ndalo, mos hap panik/ Sherr në Open mes Eni Vasilit dhe Kreshnik Spahiut

Kreshnik Spahiu bëri një debat të fortë në Open në Top Channel me drejtuesen Eni Vasili.

21:55
“Topi i Artë”/ Lionel Messi nuk ka rivalë, merr edhe të gjashtin

Ditën e sotme po mbahet ceremonia e fitimit të Ballon D’or (Topit të Artë), në teatrin “Du Chatelet”, në Paris. Në ceremoni ishin të ftuar shumë figura të njohura nga bota e futbollit, duke përfshirë futbollistë që luajnë në ekipet kryesore të Europës, si edhe trajnerët më me zë të momentit gjithashtu edhe presidentet e ekipeve kryesore por jo vetëm. Por mungesa e madhe e kësaj ceremonia ishte ajo e sulmuesit Cristiano Ronaldo.

21:48
Universiteti i Durrësit pezullon provimet e ndërmjetme

Rektorati i Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit nëpërmjet një deklarate ka bërë me dije provimet e ndërmjetme do të pezullohen.

21:34
Basha i bën thirrje prokurorisë: Nisni hetim, po dhunohet fjala e lirë

Lulëzim Basha nëpërmjet një deklarate i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimin për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria, për shkak se disa portale dhe faqe Facebook-u janë mbyllur kohët e fundit.

21:28
Vetëhelmohet me fostoksinë 62-vjeçari, jetonte i vetmuar me nënën

Një 62-vjeçari në Berat i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetëhelumuar me fotoksinë, bëjnë me dije burime spitalore.

21:19
Presidenti i Federatës Botërore të Atletikës mesazh për viktimat e tërmetit

Është konsideruar si një nga tërmetet më të fuqishëm i dekadave të fundit, ai që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit dhe si pasojë humbën jetën 51 persona dhe mbetën të plagosur më shumë se 900 persona.

20:34
Ja si aktori i “Portokalli” e qetësoi të birin duke i dhënë shpjegimin më të bukur për tërmetin!

Aktori i njohur i humorit, Flor Binaj, ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të rrëfyer përjetimin e tij gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, por edhe për t’u bërë thirrje të gjithë shqiptarëve për të ndihmuar familjet e prekura nga kjo fatkeqësi.

20:30
Ndërtimet pa leje, shkeljet e rregullores urbanistike denoncime ndër vite në Fiks Fare

Godinat e shembura në Durrës e Thumanë të cilat morën jetë njerëzish, jashtë standardeve të ndërtimit.

20:30
Vorë/ Biznesmeni fle në lavazh, lokalin ua lëshon të prekurve nga tërmeti

Historia e një biznesmeni nga Vora i cili ka strehuar në biznesin e tij mbi 30 persona, banesat e të cilëve janë dëmtuar keq nga tërmeti i 26 nëntorit.

20:27
Qytetari i kërkon gruan Ramës: Ma kanë çuar në hotel

Edi Rama ka qenë sot në Durrës dhe një qytetar e ka befasuar jo pak. Ai i ka kërkuar ndihmë Ramës duke i thënë që më kanë çuar gruan në hotel, në golem pa me pyetur.

20:18
Fiks Fare/ Tërmeti i prish shtëpinë, banori kasollen e lopës e ka kthyer në strehë

Dashamir Gjuzi, që prej tërmetit të 21 shtatorit qëndron jashtë. Pas kaq kohësh ai tashmë për të gjetur një strehëz për fëmijët e tij ka vendosur që kasollen e lopës ta kthej në banesë për të futur kokën.

20:03
Të dielën futboll në Durrës/ Teuta pret Skëndërbeun në stadiumin që strehoi të dëmtuarit nga tërmeti

Stadiumet e Durrësit dhe Tiranës u kthyen në këto ditë tragjedie, një vend ku u strehuan të prekur nga tërmeti shkatërrues dhe pikë grumbullimi për ndihmat e shumta.

19:59
Kiko bëhet me shtëpi të re

Kiko është qeni që u bë i famshëm për historinë e veçantë ku kishte zgjuar njerëzit e shtëpisë fillimisht duke lehur dhe më pas duke u hequr batanijen dhe duke i kafshuar.

19:55
Komisioni i ri i BE filloi punën

Tani edhe zyrtarisht – këtë të dielë Ursula von der Leyen ka filluar punën si shefe e Komisionit të Bashkimit Evropian. Ish-ministrja gjermane nuk do ta ketë fare lehtë.

19:52
Japin dorëheqjen dy anëtarë të Komitetit të Nobelit; arsye edhe shkrimtari Handke

Dy anëtarë të Komitetit të Nobelit për Letërsi dhanë dorëheqje të hënën, pjesërisht për shkak të ndarjes së çmimit Nobel për shkrimtarin austriak, Peter Handke, në muajin tetor.

19:50
NYT: BE, në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar

Bashkimi Europian është vendosur në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar, shkruan New York Times.

19:40
Banorët e Durrësit i kthehen normalitetit, zbukurojnë bredhin e festave të fund vitit

Durrësi është qyteti që është tronditur më shumë nga tërmeti që ra ditën e martë në mëngjes, ku la edhe dhjetëra viktima.

19:26
Në Kosovë pa mjete identifikimi/ Fëmijët e dëmtuar të tërmetit do të ndjekin mësimin atje

7 familje nga Durrësi pa mjete identifikimi e kontrolle kanë kaluar kufirin Morinë- Vermicë natën e 28 nëntorit.

19:22
Basha: Të anulohen koncesionet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha pa publikuar tre pikat për planin e emergjencës.

19:19
Çfarë ndodhi 11 vjet më parë? Shembja e pallatit në Gjirokastër, deklaratat e Berishës dhe Ramës dhe arrestime …

Në 9 nëntor të vitit 2008, qyteti i Gjirokastrës u trondit nga një ngjarje e rëndë teksa një pallat 5 katësh u shemb duke zënë nën rrënoja 3 persona. Shkaku i shembjes së pallatit ishte gropa e hapur për ndërtimin e një pallati të ri, vetëm pak metra më tej.

19:01
Qeveria publikon të dhënat më të fundit për tërmetin e 26 nëntorit

Qeveria ka publikuar të dhënat më të reja në lidhje me tërmetin që preku vendin më 26 nëntor në orën 03:54 minuta.

18:47
Conte hynë në historinë e Interit, askush më parë si ai

U konsiderua si blerja ‘big’ e Interit në merkaton e verës dhe deri më tani rezultatet e arritura në fushë e konfirmojnë këtë gjë. Është fjala për trajnerin Antonio Conte, i cili e mori drejtimin e Interit në fillim të korrikut dhe deri më tani në krye të skuadrës ka bërë mjaft mirë.

18:40
Rama: Basha të vijë në tryezë dhe jo të bëjë propozime që thonë hap krahun

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kryetarit të Partisë Demokratike Lulëzim Basha, duke e ftuar sërish në tryezë.

18:40
Olta Gixhari përlotet live: Jam shumë e prekur se si populli im është …

Në studion “Ftesë në 5”, ku për disa ditë rresht që po transmetohen pamje dhe histori për tërmetin e fuqishëm që preku Shqipërinë mëngjesin e 26 nëntorit.

18:34
Aktivistja Edlira Gjoni: Në atë fshat nuk janë ofruar ndihma, midis tyre është një foshnje pesë muajshe

Që mëngjesin e 26 nëntorit kur Shqipëria u prek nga tërmeti i fuqishëm me magnitutë 6.4 të shkallës Rihter.

18:29
Stresi në Manzë të Vjetër: Ndodhem në terren prej ditësh, kam ofruar ndihmën time

Në një lidhje direkte për “Ftesë në 5” të moderatores Bieta Sulo, këngëtari i njohur Arkimejd Lushaj i njohur nga të gjithë si “Stresi”, tregoi për nismën që ka marrë së bashku me miqtë e tij.