Tre makina janë përfshirë nga flakët në parkingun e një pallati shumëkatësh në zonën e Yzberishtit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “3 Dëshmorët”, ndërkohë që dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Mësohet se nuk ka të lënduar në njerëz, ndërkohë që policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel