AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili dhe 25 tonë miell e hime gruri nga Kosova
Në Open në Top Channel u zhvillua një debat i fortë mes zv.ministrit Artan Shkreli dhe avokatit Spartak Ngjela.
Në një lidhje direkte nga Durrësi zoti Shkreli tha se ndërtesat që janë shembur me urdhër dhe me shkrim të Këshillit Bashkiak.
“Për sa i përket hetimeve të prokurorisë ajo ndërtesat i ka aty, mund të vijë të hetojë. Ne nuk mund të presim 1 shekull sepse grupi në terren po bën inspektimet. Mund të marrë inspektimet e grupeve në terren”- tha Shkreli.
“Po ju nuk njihni ligjin. Prokuroria ju thyen dhëmbët. Nuk mund të prishni pa marrë leje nga Prokuroria. Është krim të prishen vendi i krimit. Nuk ta lejon ligji të shkatërrosh vendin e krimit”- tha Ngjela.
Top Channel