Conte hynë në historinë e Interit, askush më parë si ai

02/12/2019 18:47
10 – Antonio Conte – Inter (11 milionë euro)

U konsiderua si blerja ‘big’ e Interit në merkaton e verës dhe deri më tani rezultatet e arritura në fushë e konfirmojnë këtë gjë. Është fjala për trajnerin Antonio Conte, i cili e mori drejtimin e Interit në fillim të korrikut dhe deri më tani në krye të skuadrës ka bërë mjaft mirë.

Tekniku i ka dhuruar ekipit një fytyrë tjetër dhe ka krijuar brenda saj një mentalitet fitues. Një mbrojtje e hekurt dhe një sulm i frikshëm është filozofia e Italianit që tek Interi e ka gjetur me treshen e mbrojtjes Godin-Skriniar-De Vrij, dhe dyshen e sulmit Lukaku-Martinez të cilët i kanë dhuruar ekipit shumë pikë të rëndësishme.

Pikërisht kjo filozofi dhe ky grup ka bërë që ekipi ziklatër deri më tani të grumbullojë 37 pikë në 14 ndeshje, Rekord pikësh për Conte që është më i miri i historisë së klubit zikaltër ku ka bërë edhe më mirë se Mourinho i cili në sezonin 2009-2010 fitoi gjithçka të mundshme me zikaltërit.

Interi aktualisht ndodhet në vendin e parë në kampionat një pikë më shumë se kampionët në fuqi të Juventusit dhe nëse ecën me këto ritme zikaltërit mund të fitojë kampionatin, trofe i cili i mungon që nga vitin 2010.

Top Channel