Me zërin që i dridhet, Xhesika Berberi kujton momentin e tërmetit: Është një dhimbje që më vret …!

03/12/2019 18:34

Modelja e njohur shqiptare Xhesika Berberi ka udhëtuar nga ShBA drejt Shqipërisë prej ditës së djeshme, për të takuar familjarët e për të dhënë kontributin e saj te të gjitha familjet e prekura nga tërmeti.

E ftuar në “Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, modelja tregoi se është shumë e prekur nga kjo situatë dhe do përpiqet të ndihmojë ata që kanë nevojë me aq sa do të ketë mundësi. Ajo gjithashtu u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, që të jenë sa më të bashkuar dhe pranë njëri-tjetrit në këto ditë të vështira.
Gjatë ditës së sotme Xhesika vizitoi disa familje në Ndroq, me shpresën për të ndihmuar në rindërtimin e disa shtëpive të shkatërruar nga tërmeti në atë zonë.

Kujtojmë se modelja, bashkë me mikeshën e saj të ngushtë Adrola Dushi, kanë hapur një llogari në “GoFundMe”, aty ku kanë arritur të grumbullojnë rreth 37 mijë dollarë.

Top Channel