E martë, 27 Gusht 2019
08:30
“Le t’i integrojmë këta qytetarë”: Mbijetesa e fisit të egër në Amazonë kërcënohet nga Bolsonaro

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro bëri fushatë premtimesh për të sjellë zhvillim në Amazonë. Ai ka si qëllim që të ndërtojë diga hidroelektrike, që do të shndërrojnë lumenjtë e Amazonës në energji të lirë dhe të besueshme.

08:15
Debati për zjarret në Amazonë kalon në fyerje personale. Bolsonaro tallet me pamjen e gruas së Macron

Emmanuel Macron ka shpërthyer ‘jashtëzakonisht vrazhdë’ ndaj liderit të Brazilit, ku  Jair Bolsonaro ka fyer gruan e tij në lidhje me pamjen. Ndërkohë grindja e tyre për zjarret e shpërthyera në Amazonë dje kaloi në çështje personale.

07:49
Arrestohet për spiunazh në Kinë shkrimtari australian

Shkrimtari kinezo-australian Yang Hengjun është arrestuar zyrtarisht me akuza për spiunazh në Kinë. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarët australianë.

07:39
Zbulohet bombë në afërsi të bregut, evakuohet plazhi i Barcelonës

Plazhi i njohur i Sant Sebastia në Barcelonë u evakuua pjesërisht pasi një bombë e pashpërthyer u vu re shumë afër bregut.

07:05
Aksidenti në bazën ushtarake, zbulohen izotope radioaktive në Rusi

Pas aksidentit që ndodhi në Rusi në një bazë ushtarake gjatë një prove armësh, agjensia shtetërore meteorologjike ka njoftuar se ka gjetur izotope radioaktive.

06:19
Trump: Mosrespektimi i Gjermanisë si strategji

Fillimisht samiti i G-7 në Francë, pastaj një vizitë në Poloni. Për një udhëtim në Gjermani, presidenti amerikan Donald Trump nuk ka pasur deri tani kohë. Ekspertët e shohin këtë si pjesë të një strategjie më të gjerë.

05:00
Pretendentë republikanë sfidojnë Pres. Trump për zgjedhjet e 2020

Joe Walsh, ish-ligjvënës republikan, ka në plan të sfidojë Presidentin Trump në zgjedhjet e 2020. Me shpalljen e kandidaturës, ai bëhet kandidati i dytë që konkurron përballë Presidentit Trump për emërimin e Partisë Republikane.

03:12
Gabimi i revistës së njohur, i ngatërron foton modeles me ngjyrë

Një revistë australiane u detyra të kërkonte ndjesë pasi kishte publikuar padashur një histori mbi një modele me ngjyrë me foton e nje gruaje tjetër.

01:51
SHBA-Kinë, do nisë dialogu/ Përpjekje për të evituar vendosjen e barrierave tregtare

Pas një dite konfuze plot sinjale të përzjera mbi tregtine dhe Iranin, presidenti Donald Trump e nisi raundin final të bisedimeve në samitin e G7-tës i gatshëm ti jepte një shtyse pozitive axhendës së tij.

01:00
Foto/ Modelja e njohur “karikon” Juventusin

Juventusi e startoi kampionatin me një fitore minimale 0-1 në transfertën ndaj Parmës, ndërsa festës për këtë sukses iu bashkua nëpërmjet rrjeteve sociale edhe modelja e njohur Carola Varini.

00:29
“Ngec” goditja e madhe/ Dëmtohet Martial, dështon Sanchez

Një prej transferimeve më të bujshme në merkaton e kësaj vere në futbollin europian, rrezikon të dështojë pikërisht kur pritej momenti i firmës.

E hënë, 26 Gusht 2019
23:55
Johnson optimist: Është punë e secilit në Parlament që të realizojë Brexit-in

Mediat britanike bënë me dije dje se Boris Johnson kishte si plan sekret për Brexit i cili konsistonte në mbylljen për plot 5 javë të Parlamentit Britanik.

22:51
SHBA-Kinë, pritet dialog/ Përpjekje për të evituar vendosjen e barrierave tregtare

Pas një dite konfuze plot sinjale të përziera mbi tregtinë dhe Iranin, presidenti Donald Trump e nisi raundin final të bisedimeve në samitin e G7-ës, i gatshëm t’i jepte një shtysë pozitive axhendës së tij.

22:31
Sekretet e çifteve VIP: Si të kesh një martesë të lumtur

Në një kohë kur duket se martesat përfundojnë shumë shpejt në Hollywood, ka nga ato që kanë mundur të rezistojnë ndër dekada.

22:09
Dy vite pas sulmit vetëvrasës, Ariana Grande kthehet në Manchester

Ariana Grande u rikthye mbrëmjen e së dielës në Manchester, aty ku dy vite më parë, koncerti i saj u shndërrua në teatër tragjedie prej një sulmi vetëvrasës.

21:52
Libani akuzon Izraelin: “Njësoj si shpallje lufte”

Dy dronë izraelitë u rrëzuan në Beirut këtë të diel dhe pak orë më pas, Izraeli bombardoi një zonë në kufirin me Sirinë, ku janë të përqendruar anëtarët e Hezbollahut.

21:43
Pas akuzave për ngacmime seksuale, Placido Domingo pritet në skenë me ovacione

Skandali i ngacmimeve seksuale nuk e zbehu shkëlqimin e Placido Domingo-s në festivalin e Salzburg-ut, i pari që kur tenori me famë botërore u përball me akuza të ngritura ndaj tij nga 9 gra.

21:29
Andi Lila shkon te Tirana; mbrojtësi pritej t’i bashkohej Kukësit

Edhe pse kampionati shqiptar ka filluar dhe merkatoja e futbollit është në fundin e saj, skuadrat e Kategorisë Superiore po ngulmojnë në meremetimet e fundit që i lejon koha.

21:11
G7, në samit edhe zonjat e para/ Melania Trump dhe Brigitte Macron në qendër të vëmendjes

Zonjat e para Melania Trump, Brigitte Macron dhe gratë e disa liderëve të tjerë pjesëmarrës ose të ftuar të samitit të G7-tës, kishin një detyrë shumë më të lehtë se ajo e bashkëshortëve të tyre të zënë me zgjidhje problemesh globale.

20:45
Disney e ka vjedhur “Mbretin Luan” nga japonezët?

Plot 488 artistë japonezë të filmave të animuar nënshkruan një peticion në vitin 1994, kur “Mbreti Luan” i “Disney-t”, një nga filmat e tyre më të suksesshëm, u hodh në treg në të gjithë botën.

20:27
Mblidhet Këshilli Bashkiak i Tiranës, rritet kuota e trajtimit me ushqime në mensat sociale

Këshilli i ri Bashkiak nisi sot punën me miratimin e një sërë vendimesh me karakter social, që u vijnë në ndihmë familjeve në nevojë, si dhe personave me aftësi të kufizuara. Në ditën e lindjes së humanistes dhe Shenjtores shqiptare Nënë Tereza, Këshilli Bashkiak miratoi propozimin për rritjen e kuotës së trajtimit me ushqime për personat në nevojë që frekuentojnë mensat dhe strehat sociale.

20:18
Teatri Kombëtar, Rama citon aktorin Marin Orhanasi: Për mua duhet teatër i ri dhe dinjitoz

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar sërish mbi ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar duke cituar fjalën e aktorit Marin Orhanasi.

20:15
Vjen ‘Lover’, albumi më i ri i Taylor Swift

Një himn kushtuar dashurisë në të gjitha format e mundshme; gjithçka e përmbledhur me ritme elegante country pop dhe rikthime të notave rok nga vitet ’80. Ka dalë në treg albumi i ri i Taylor Swift- it, “Lover”, që shënon edhe rikthimin e yllit të popit, dy vite pas publikimit të “Reputation”.

19:59
Universitetet, të dielën rezultatet/ Nis sot hedhja e të dhënave sipas aplikimit të maturantëve

Duke nisur nga dita e sotme, 26 gushti, universitetet publike e private në Shqipëri filluan shkarkimi e të dhënave për të gjithë ata maturantë që aplikuan nëpërmjet formularit A2.

19:41
Dosja e fajdeve te “Besa”; vjedhje me kredi dhe huadhënie të jashtëligjshme

Prokuroria ka zbardhur një pjesë të skemës së mashtrimit me kreditë fiktive që jepeshin në emër të fondacionit Besa.

19:35
Agim Kajmaku, 5 ditë kohë të depozitojë shenjat e gishtërinjve

Pas denoncimeve të PD-së, Departamenti i Dekriminalizimit në Prokurinë e Përgjithëshme nis verifikimet për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku.

19:11
Serbia dhe Shkupi, një kufi/ Vendoset administrim i përbashkët në pikat kufitare

Nga e hëna, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, do të kenë administrim të përbashkët kufiri.

19:03
Blerës që të lënë “gojëhapur”…

Në përditshmërinë tonë shohim plot situata gazmore nga njerëz që në fund të fundit nuk i bën aspak përshtypje ajo që shfaqin në publik. Imazhe të tilla na vijnë të dokumentuara në supermarkete të ndryshme nga e gjithë bota.

18:58
Mbappe 1 muaj larg fushës, dëmtohen edhe Cavani dhe Thiago Silva

Paris Saint Germain fitoi thellë 4-0 ndaj Toulouse në javën e tretë të Ligue 1, por parizienët dolën me dhunë dëmtime nga kjo sfidë duke humbur “pjesë” shumë të rëndësishme të organikës.

18:31
Derbi i Los Angeles-it mbyllet 3-3; Ibra shënon 2 herë

Derbi i Los Angelesit në Major League Soccer pritet gjithnjë me shumë interes dhe ai i kësaj të diele nuk bënte përjashtim. Kjo edhe për faktin se në këtë përballje mes Galaxy dhe Los Angeles FC pritej edhe një duel i fortë mes 2 shënuesve më të mirë të të dyja skuadrave Zlatan Ibrahimovic dhe Carlos Vela.

17:57
Çështja “Agim Kajmaku”, reagon Basha: Të përballet me drejtësinë shqiptare dhe greke

Mbi çështjen “Agim Kajmaku” ka reaguar kryeopozitari Lulzim Basha, sipas të cilit kryebashkiaku i Vorës është arrestuar dhe është në kërkim nga drejtësia greke, sepse ka përdorur para të falsifikuara.

17:39
Shkollë e re në Tiranë/ Më 16 shtator hapet “Servete Maçi”

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës, Erion Veliaj bëri me dijeni se viti i ri shkollor do ta gjejë kryeqytetin me një shkollë të re. Bëhet fjalë për shkollën “Servete Maçi” në Njësinë numër nëntë.

17:18
Ngadalëson motori i Evropës/ Ekonomia e Gjermanisë vuan nga investimet e dobëta

Ekonomia gjermane gjendet përballë një momenti të vështirë dhe shkaku për këtë nuk është as agresiviteti i Donald Trump-it e as kërcënimet e Kinës.

17:13
Britanikja Mini mbush sot plot 60 vjeç

Protagoniste e shumë filmave, Mini, anglezja e vogël, që është shndërruar përgjatë kohës një ikonë pop, feston 60 vjetorin.

17:05
Ishulli lundrues, për një turizëm më ekologjik – Foto

Një resort buzë detit i ofron vizitorëve një pije të ftohtë apo një vakt të shijshëm, një zhytje në pishinë, një sesion karaoke apo edhe thjeshtë një relaksim, me një pamje të mrekullueshme.

16:58
Zgjedhjet në Kosovë/ Vjosa Osmani kandidate e LDK për Kryeministër

Isa Mustafa përmes një konference për shtyp pas mbarimit të takimit të kryesisë së partisë ka thënë se kandidati për kryeministër është Vjosa Osmani.

16:54
Akuzat e PD-së, reagon Agim Kajmaku: S’jam marrë kurrë me trafiqe

Pas publikimit të disa dokumenteve të autoriteteve greke nga ana e Partisë Demokratike, sipas së cilës vërtetohet akuza për falsifikim parash ndaj kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, ka reaguar vetë ky i fundit.

16:37
E dashura e Ronaldos: Nuk është e lehtë të jetosh me një të famshëm!

E dashura e Ronaldos: Nuk është e lehtë të jetosh me një të famshëm!

16:26
Italia e Britania, binjakët e tmerrshëm të Europës

Për shumicën e kohës, që nga viti 1945, politika dhe qeveritë e Britanisë dhe Italisë janë dukur si dy pole të kundërta. Të dyja janë fuqi të rëndësishme europiane. Të dyja kanë vend të rëndësishëm mes ekonomive më të mëdha. Edhe tani, Britani dhe Italia ishin mes kombeve me ekonomi të fuqishme të cilët u mblodhën te hoteli Biarritz këtë fundjavë, për samitin e G7.

16:06
Kosova voton më 6 tetor, LDK zgjedh si kandidate për kryeministre Vjosa Osmanin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli 6 tetorin, ditë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

15:40
Rrëzohet pema në Shkodër, dëmtohen disa makina

Rrëzimi i një peme dhjetëravjeçare në lagjen “Rus” në Shkodër ka dëmtuar disa makina që ndodheshin aty pranë. Makinat kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga rrëzimi i pemës.

15:37
Balerinat e reja të Fiks Fare. Nisin audicionet për të zgjedhur një brune dhe një bjonde

Emisioni investigativ Fiks Fare ka nisur audicionet për velinat e sezonit të ri. Siç është bërë traditë dy vajzat e talentuara në kërcim do të jenë një bjonde dhe një brune.

15:35
Mihajloviç firmos për të dalë nga spitali

Trajneri serb i Bolonjës ishte i pranishëm në stadium për hapjen e sezonit.

15:25
Në digjital, edhe 6 ditë kohë. Më një shtator nuk shihni asnjë TV pa dekoder

Edhe 6 ditë kanë mbetur nga afati përfundimtar për mbylljen e transmetimeve analoge në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Pas 1 shtatorit, ju nuk do të mundni të shikoni asnjë kanal nëse nuk blini dekoderin DVB-T2, ku sinjali televiziv përfitohet në cilësi maksimale.

15:22
Komani, liqeni i turistëve/ Udhëtimi tre orë në mes të alpeve në 1500 metra lartësi

Liqeni i Komanit është njëri ndër vendet më të bukura dhe që më së shumti i’a vlen të vizitohen në Shqipëri, për ujërat dhe natyrën e veçantë. Udhëtimi me anije zgjat rreth 3 ore dhe kalon përmes malesh që arrijnë deri ne 1500 metra lartësi me një panorame të mrekullueshme. Peizazhi i egër është disi i ngjashëm me fjordet norvegjeze.

15:20
Karaburun/ Policia gjen turistët pas 24 orësh: Natën dëgjonim ulërimat e ujqërve

Dy turistë hungareze përjetuan më shumë nga ç’prisnin prej Shqipërisë, kur humbën për 17 orë në pyjet shqiptare.

15:19
Agim Kajmaku hesht! Burimet: Ka prova që vërtetojnë se nuk është i akuzuar

Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku nuk ka bërë asnjë koment sa i përket akuzave të Partisë Demokratike për dosjen penale në Greqi. PD publikoi sot dokumentet e autoriteteve greke ku vërtetohet, sipas saj, akuza për falsifikim parash ndaj Kajmakut.

15:18
Taksa e shtëpive në Tiranë. Banesat duhen vetëdeklaruar pranë ujësjellësit

Së shpejti nis të zbatohet TX e banesës, se cila nuk do të jetë me 100 lekë çdo muaj, siç dhe paguhet aktualisht nga qytetarët e Tiranës, por ajo përllogaritet në bazë të sipërfaqes së banesës dhe çmimit për metër katror.

15:16
Hapet gara për aeroportin e Vlorës. Kërkohet hartuesi i studimit të fizibilitetit

Pas dështimit me kompanitë turke qeveria i është rikthyer sërish projektit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

15:04
“Provokacija” për kryeministren serbe, gazetari shqiptar intervistë me veshjen ‘ngacmuese’

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ndodhej për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku nuk i ka shpëtuar provokoimit të një gazetari shqiptar. Furkan Saliu kishte zgjedhur të vishte një bluze me figurat më të njohura shqiptare dhe me mbishkrimin: “sapo dolëm nga pylli”.

14:43
Kampionati eSports/ Ekipi fitues siguroi 15.6 mln usd

Mbi 600 mijë persona ndoqën online finalen e kampionatit botëror të eSports të zhvilluar në Shanghai Arena, një kampionat që në fund bëri një shpërndarje të 34.3 milionë Dollarëve pjesëmarrësit në të. nën kuriozitetin edhe të mijëra personave të tjerë që ishin fizikisht në vendin ku u bë finalja, ajo që triumfoi ishte skuadra OG që mori edhe një shpërblim prej 15.6 milionë Dollarë për këtë sukses.

14:36
Shkolla e policisë, ministri Lleshaj: Ja çfarë kërkohet nga kandidatët

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj kujton se 15 shtatori po afron dhe se të gjithë ata studentë që kanë përfunduar me rezultate të larta universitetin dhe që duan të bëhen pjesë e strukturave të hetimit në Policinë e Shtetit duhet të nxitojnë për regjistrimin.

14:32
PD: Ministrja Gjonaj abuzoi me paratë e shqiptarëve, Rama duhet ta kishte shkarkuar  

Partia Demokratike ka akuzuar Kryeministrin se po mbështet ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, pavarësisht se ajo u kap duke abuzuar me paratë e shqiptarëve.

14:32
Karnavalet në Notting Hill/ Shpërthim ngjyrash në Londër – FOTO

Notting Hill në Britaninë e Madhe është më e gjallë se kurrë. Është periudha e karnavaleve, që i japin rrugëve të Londrës perëndimore, një shpërthim ngjyrash, hareje dhe gëzimi.

14:07
Çifti gjen thesarin e pabesueshëm që vlen 5 milionë paund

Një çift që merret me zbulimin e metaleve, ka gjetur një nga depot më të mëdha të thesarit në historinë britanike, i cili besohet se vlen rreth 5 milion paund.

14:02
Pas samitit të G7-ës, Macron lideri i ri i Europës

“Presidenti francez, Emmanuel Macron, investoi shumë punë dhe kapital me qëllim që samiti i G-7 në Biarritz të mos dështojë. Ai ftoi politikanë të paplanifikuar dhe vendosi tema të tjera në agjendë, për të thyer formatin e skematizuar. Ai nuk donte të dështonte, dhe ia doli” – shkruan redaktorja e DW, Barbara Wesel.

13:54
Adoleshenti i vë flakën shkollës, lë pa mësim 1400 nxënës

Një 14-vjeçar është akuzuar pasi i ka vënë flakën një shkolle në Skoci, duke e shkatërruar atë plotësisht.  Më shumë se 80 zjarrfikës po luftojnë me flakët në e shkollës së Mesme Woodmill, në Dunfermline. Në vendngjarje janë 15 zjarrfikëse, të cilat prej disa orësh janë duke luftuar me flakët.

13:51
Thaçi dekreton shpërndarjen e Parlamentit, por jo datën e zgjedhjeve

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka dekretuar sot shpërndarjen e Parlamentit, pas vendimit të marrë fillimisht nga deputetët. “Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës”, njofton Thaçi, teksa publikon edhe dekretin.

13:27
Stine mbledh “Ujqërit e vjetër”

Stine ka vendosur të vijë me një projekt muzikor tepër të vecantë së fundmi. Edhe pse gjendemi në një periudhë ku kemi shumë këngëtarë të muzikës hip-hop, Stine ka ndryshuar taktikë, duke risjellë në vëmendje “Ujqërit e vjetër”.

13:21
Shkeljet në rrugë/ 12 të arrestuar e të proceduar në Lezhë, vendosen edhe 818 gjoba

Vijon zbatimi i planit të masave nga Policia Rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore si dhe menaxhimin e fluksit të mjeteve deri në orët e vona për sezonin turistik në plazhet e Shëngjinit dhe Tales, kryesisht në fundjavë.

13:14
Michelle dhe Barack, vilë në ‘ishullin e demokratëve’

Michelle dhe Barack Obama, duket se janë të interesuar të blejnë një vilë ëndrrash në Martha’s Vineyard, në Massachusetts të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishull në të cilin për vite të tëra, jetoi Jackie Kennedy.

12:52
Kampionati në Bosnje-Hercegovinë, hedhje nga shkëmbi

Kampionati i hedhjes nga shkëmbi po shkon drejt fundit dhe tashmë janë përcaktuar edhe kampionët. Bëhet fjalë për Rhiannan Iffland dhe Gary Hunt që mbrojtën titujt e tyre në kategorinë e femrave dhe të meshkujve.

12:40
Akullnajat e Groenlandës, NASA i vëzhgon nga qielli

85 për qind e Groenlandës është e mbuluar me akuj, ç’ka e vendos këtë territor në vijën e parë të frontit për sa i takon shkrirjes së akullit në arktik, në një rajon që po ngrohet dy herë më shpejt se pjesa tjetër e planetit.

12:38
Çështja “Besa”, burri i sekseres së fondacionit dëshmon në polici: Na paguante 20 mijë lekë të vjetra

Ervis Doko, bashkëjetuesi i Orkida Drizës, sekseres së fondacionit “Besa”, ka dhënë sot dëshminë për skandalin që ka përfshirë këtë fondacion. Doko theksoi se është mashtruar nga drejtuesit e fondacionit dhe se ai dhe bashkëjetuesja e tij kryenin rolin e sekserit.

12:28
Lufta tregtare SHBA-Kinë/ Bursat aziatike shënojnë rënie

Tregjet aziatike të aksioneve kanë shënuar rënie ditën e hënë, si pasojë e përshkallëzimit të luftës tregtare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

12:27
Publikohen fotot e çiftit hungarez që humbi në Karaburun të Vlorës

Publikohet fotoja e çifti hungarez që kishte humbur rrugën në Karaburun të Vlorës dhe që u gjet mëngjesin e sotëm nga policia pas 24 orë kërkime.

12:22
PD nxjerr dokumentet e Greqisë: Agim Kajmaku u arratis, rrezikon 10 vite burg

Partia Demokratike ka publikuar dokumentet e autoriteteve të Greqisë ku rezulton se Agim Kajmaku, kryebashkiak i Vorës, ka çështje penale të hapur. Sipas Gazment Bardhit, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, Kajmaku është arrestuar në vitin 2003 në Greqi nën akuzën e falsifikimit të parave, ndërkohë që dosja e tij ka përfunduar në gjykatë.

12:02
Kapen në flagrancë 7 shoferë në Korçë, ishin të dehur dhe pa patentë

7 drejtues mjetesh janë kapur në flagrancë nga Policia e Korçës gjatë javës që kaloi pasi 5 prej tyre drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 2 të tjerë nuk kishin patentë.

11:57
Ky është vendi më i ftohtë në planet, i banuar nga njerëzit

Nëse jeni një fans i ekstremeve, mund të shkoni në  Oymyakon, Rusi. Ky vend i largët është vendi më i ftohtë i banuar vazhdimisht në planet, me temperatura mesatare prej -58 gradë. Për të arritur atje, fluturoni nga Moska ose në Takutsk ose Magadan.

11:46
Njihuni me ishullin që jetohet vetëm nga 62 persona

Ishulli Palmerston ndodhet 2,000 milje në veri-perëndim të Zelandës së Re. Destinacioni me rërë të bardhë është shtëpia e 62 personave, 59 prej të cilëve janë pasardhës të drejtpërdrejtë të një njeriu të quajtur William Marsters.

11:41
Wanda shton ‘misterin’ mbi Icardin: Ndoshta ai që drejton, i ka thënë të qëndrojë

Sezoni i ri i Serisë A ka nisur me zakonin e vjetër të Wanda Naras, bashkëshortes dhe menaxheres së Mauro Icardit, e cila ka folur në emisionin sportiv Tiki Taka për të ardhmen e sulmuesit argjentinas.

11:36
“The Top List”/ Tre javë në krye për Taynan dhe ‘Specat’

Tayna dhe ‘Specat’ vazhdojnë të kenë vëmendjen e publikut shqiptar, duke marrë votat maksimale dhe duke kryesuar listën e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare në ‘The Top List’.

11:19
Si e shpenzon pasurinë Rihanna?

Rihanna është cilësuar si muzikantja më e pasur e femrave nga Forbes, dhe e tejkalon vetë Mbretëreshën e Popit, Madonna. Kjo nuk na befason, duke marrë parasysh gjithçka që këngëtarja ka realizuar gjatë këtyre viteve të kaluara.

11:14
Ivica Daçiç thotë se një tjetër shtet e ka tërhequr njohjen e Kosovës

Serbia vazhdon fushatën kundër pavarësisë së Kosovës. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se shteti afrikan i Togos ka marrë vendimin për të tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës.

11:06
Liderët ndërkombëtarë pakt për të shpëtuar Amazonën

Liderët ndërkombëtarë të mbledhur në samitin e G7 duket se po i afrohen një marrëveshjeje për të ndihmuar në luftimin e zjarreve, në pyllin e shiut, në Amazonë.

10:46
I ka zgjidhur tensionet kulturore Marrëveshja e Prespës?

Rajoni grek Halkidiki është një parajsë për pushuesit- edhe për ata nga Maqedonia e Veriut. Megjithatë atmosfera mbetet e turbullt edhe pas zgjidhjes së konfliktit për emrin. Njerëzit mundohen ta shmangin këtë temë.

10:43
Xhiro e Spanjës/ Quintana fiton etapën e dytë

Nairo Quintana është ai që kaloi i pari vijën e finishit në etapën e dytë të Xhiros së Spanjës, në Calpe, që ishte 199.6 km e gjatë, duke vijuar shkëlqimin në çiklizëm për këtë vit.

10:37
Sa besim keni tek vetja? Këtë ua thotë horoskopi

Në shoqërinë e sotme, është e lehtë të ndjehemi të gjykuar nga të tjerët, por gjykatësit më të ashpër ndaj nesh jemi vetë ne. Nivelet e vetëvlerësimit që kemi nuk janë gjithmonë të shkëlqyera dhe ka njerëz që me të vërtetë kanë pak besim në aftësitë e tyre.

10:30
Ndarja nga Nora Istrefi, çfarë deklaroi Robert Berisha

Çifti i njohur i showbizz-it shqiptar, Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë zyrtarizuar ndarjen. Është Roberti që konfirmon se martesa me këngëtaren ka përfunduar, por ata do të mbeten shokë të mirë. Ai e falenderon ish-bashkëshorten që i ka sjellë në jetë vajzën e tyre Renee.

09:47
Thesare që u gjetën në plehra

Disa njerëz janë bërë me para për shkak të atyre që kanë gjetur në plehra. Kanë qenë bizhuteri të shtrenjta, por nuk kanë munguar edhe pikaturat e famshme, ku njerëzit i kanë hedhur nga padituria apo aksidentalisht.

09:36
Mbanin peng bashkëkombasin e tyre për 10 mijë euro, Policia greke arreston 4 shqiptarët

Katër shqiptarë që jetojnë në Greqi dhe një tjetër me banim në Tiranë janë arrestuar nga policia greke dhe ajo shqiptare. 5 shqiptarët ishin përfshirë në pengmarrjen e një bashkëkombasi të tyre, të cilit i kërkonin 10 mijë euro për ta liruar.

09:24
A po tërhiqet presidenti Trump nga lufta tregtare me Kinën?

Presidenti amerikan Donald Trump këmbëngul se diskutimet po shkojnë mirë në samitin e G-7 në Biarritz të Francës, megjithë mosmarrëveshjet e dukshme me liderët për një numër çështjesh, përfshirë luftën tregtare me Kinën, Iranin, kërcënimin e paraqitur nga Koreja e Veriut dhe kthimin i Rusisë në grupimin e demokracive më të përparuara në botë.

09:00
Trump sugjeron që uraganet të shkatërrohen me armë bërthamore

Donald Trump ka raportuar në më shumë se një rast që ushtria amerikane të bombardojë uraganet në mënyrë që t’i shkatërrojë ata përpara se të mbërrijnë në tokë.

08:42
Zbulohet një pajisje eksplozive në plazhin e populluar të Barcelonës, evakuohen turistët

Policia ka evakuuar një plazh të Barcelonës sot pasi policia gjeti një pajisje shpërthyese në det. Një zëdhënës i Rojës Bregdetare Spanjolle konfirmoi lajmin për Reuters.

08:22
Kavajë/Vidhen para në një bankomat, policia shoqëron disa persona

Një bankomat e një banke të nivelit të dytë  është vjedhur mëngjesin e kësaj të hëne në Kavajë. Sipas policisë, persona të paidentifikuar kanë një sasi  të  vogël lekësh.

08:17
Gjendet pas 24 orësh çifti që humbi dje në Vlorë. Ky ishte sms që i dërgoi policisë

Gjendet çifti hungarez që humbi mëngjesin e djeshëm në pyllin e Llogorasë.  Në kërkim të tyre kanë qenë punonjësit e qendrës së vizitorëve Radhimë, së bashku me policinë kufitare dhe Delta Forcë, të cilët për asnjë moment nuk i ndërprenë kërkimet për lokalizimin e tyre.

E diel, 25 Gusht 2019
23:00
Helikopteri përplaset me avionin, 7 të vdekur

Një helikopter është përplasur në ajër me një avion model “ultralight” ku për pasojë kanë humbur jetën 7 persona.

22:27
Rikonstruksioni i kabinave/ Ja zonat ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër dhe pasnesër

OSHEE ka njoftuar se vazhdon puna për rikonstruksionin e kabinave dhe njofton qytetarët se në disa zona do të ketë ndërpreje të ernergjisë elektike.

22:21
Man City fiton tre pikë/ Trimuf i pastër në transfertë

Në vetëm 3 javë të zhvilluara, kampionati anglez i futbollit i renditi sipas parashikimit pretendentë për titullin dhe kupat kontinentale.

22:01
Afrikanët kërkojnë skuadër/ Ekipi me futbollistët në Tiranë që kërkojnë të shiten

Merkato dhe lëvizja e futbollistëve në sezonin e verës është një nga gjëra më të zhurmshme të kësaj periudhe pushimesh. Milionat e eurove kthehen në qendër të bisedave të kujdo që hedh një sy apo edhe thjesht dëgjon se sa ka shpenzuar një skuadër për shërbimet e një futbollisti.

21:57
Sean Connery, feston 89 vjetorin/ 007 e famshme, serialin e nisi që në vitin 1967

Sean Connery, aktori legjendar që për shumë njerëz mbetet 007-ta më joshës nga të gjithë, kremton 89 vjetorin e lindjes. Lindi në Edinburg të Skocisë 25 gushtin e vitit 1930-tës.

21:42
Pasojat e ditëve të pushimit/ Me më shumë probleme fëmijët në plazhe

Pushimet verore po mbarojne dalëngadalë dhe njerëzit po i kthehen përditshmërisë. Stina e verës që në fakt nis që nga maji e deri në fund të shtatorit i përball fëmijët me problem të shëndetit.

21:29
Arrestohet dy rusë/ Më jaht po bënin kontrabandë nafte në Sarandë

U arrestuan në flagrancë për “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në bashkëpunim dy shtetas rus.

21:10
Superiorja në dy ditë/ FSHF e vendos të martën dhe të mërkurën

Pas debutimit këtë fundjavë me ndeshjet që dhuruan duele të forta dhe emocione në 90 minutat e para të kategorisë Superiore, në harkun e pak ditëve 10 ekipet elitare do të impenjohen sërish.

21:06
Pjerin Ndreu e nis nga Skënderbeu/ Në krye të bashkisë së Lezhës: Pastrim të shmangim përmbytjet

Kanë kaluar 10 ditë nga konstituimi i Këshillit Bashkiak të Lezhës ku u betua edhe kryetari i ri i kësaj bashkie, Pjerin Ndreu. Edhe në këtë bashki, puna po vijon normalisht. Janë ngritur një sërë grupe, të cilët po punojnë në terren.

20:46
Në Shqipëri, të sigurt/ Turistët: shqiptarët të gatshëm për të dhënë çdo ndihmë

Vera Francakova adhuron udhëtimet. E pashoqëruar ajo ka parë shtete të botës pafund, ndonëse ka bërë miq të rinj gjatë udhëtimeve. Në Shqipëri ndihet e sigurt, askush nuk e ka bërë të mendojë rrezikun. Edhe gjatë mbrëmjeve të vona.

20:11
Dolën për të eksploruar, çifti nga Hungaria humb në Llogara

Një çift nga Hungaria po kërkojnë ndihmë, pasi kanë humbur në malin e Llogorasë.

19:55
Sulmohet autobusi nga Kosova/ Pacolli: Serbia dështon t’i ofrojë siguri udhëtarëve

Ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, përmes rrjetit social Twitter ka konfirmuar se mbrëmë në Serbi është sulmuar një autobus me udhëtarë kosovarë gjatë rrugës për në shtetet e Bashkimit Europian.

19:42
Dy porte me konçesion/ Në fillim të muajit gusht është hapur gara për fituesin

Në fillim të muajit gusht janë shpallur procedurat e dhënies me koncesion për ndërtimin e dy porteve të reja jahtesh ndërsa një tjetër nga bashkia e Tiranës për ndërtime shkollash. Sipas OpenDataAlbania gjatë muajit gusht janë përditësuar njoftimet për 3 konçesione.

19:13
Pritjes i erdhi fundi, ja kur nis “Breaking Bad”

Fansave të “Breaking Bad” do t’iu duhet të presin vetëm dy muaj për filmin e tij, El Camino. Netflixi i ngacmoi adhuruesit e serialit televiziv me trailerin e filmit dhe shkroi në Twitter se ai do të transmetohet në 11 tetor.