Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Ekonomia gjermane gjendet përballë një momenti të vështirë dhe shkaku për këtë nuk është as agresiviteti i Donald Trump-it e as kërcënimet e Kinës.
Problemi sipas Thomas Straubhaar-it, janë investimet e dobëta. Shqetësime të shumta e kanë rrethuar këto kohët e fundit motorin e Evropës; shumë druhen se Gjermania rrezikon të hyjë në recesion.
Që prej krizës financiare të vitit 2008 dhe rënien ekonomike që e pasoi, në Gjermani investohet shumë pak. Investimet kanë ardhur duke u pakësuar nga 10% të prodhimit të brendshëm bruto që ishin në 199-shin, në 6-7% aktualisht. Pasojë direkte e tkurrjes së tyre është zvarritja në produktivitetin e punës. “Me këtë vjen dhe ngadalësimi i risive”, thotë Straubhaar në një shkrim të botuar nga Die Welt.
Pasojat e një situate të tillë, do ta vënë në pikëpyetje më shumë se çdo gjë tjetër prosperitetin ekonomik të Gjermanisë, argumenton ai duke kujtuar këtu se rritja e produktivitetit të punës është baza nga rrjedh rritja e rrogave. Sipas analistit, aftësia konkurruese dhe mirëqenia në plan afatgjatë do të sigurohen vetëm me më shumë investime, duke përfshirë edhe ato në arsim e shkencë.
Top Channel