Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shpalli 6 tetorin, ditë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në vendim thuhet se “duke u bazuar nё pёrgjegjёsitё kushtetuese dhe ligjore, presidenti Thaçi ka marrё vendim që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës sё Kosovës tё mbahen mё 06 tetor 2019”, ndërsa “udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i ndërmerr tё gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës sё Kosovës, nё përputhje me kёtё vendim dhe legjislacionin nё fuqi”.

Thaçi, me herët gjatë ditës dekretoi shpërndarjen e parlamentit të Kosovës, pak ditë pasi deputetët votuan për një gjë të tillë. Lidhja Demokratike e Kosovës, vendosi ndërkohë që Vjosa Osmani të jetë kandidate e kësaj partie për kryeministre, duke u shënuar edhe rastin e parë që në Kosovë që një grua kandidohet për këtë post.

Osmani ish deputete e kësaj partie, në zgjedhjet e vitit 2017 qe radhitur në mesin e politikanëve më të votuar në shkallë vendi. Vendimi për kandidimin e saj u mor në mbledhjen e kryesisë së Lidhjes Demokratike e cila diskutoi edhe për koalicionet e mundshme para zgjedhjeve të reja të parakohshme.

Top Channel