Johnson optimist: Është punë e secilit në Parlament që të realizojë Brexit-in

26/08/2019 23:55

Mediat britanike bënë me dije dje se Boris Johnson kishte si plan sekret për Brexit i cili konsistonte në mbylljen për plot 5 javë të Parlamentit Britanik.

Në fund të samitit të G7 që u mbajt në Francë, kryeministri britanik u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian. “Është punë e secilit në Parlament që të realizojë Brexit-in”, tha kryeministri britanik.

Por Johnson nuk dha sqarime dhe nuk komentoi nëse do ta mbyllte parlamentin apo jo. Boris Johnson i ka qëndruar fort idesë së tij që Britani e Madhe duhet të dalë nga Bashkimi Europian me 31 tetor, me ose pa marrëveshje.

Kujtojmë që institucionet financiare britanike kanë paralajmëruar për pasoja të rënda ekonomike nëse Brexit-i bëhet pa marrëveshje me BE-në.

Top Channel