Mbi 600 mijë persona ndoqën online finalen e kampionatit botëror të eSports të zhvilluar në Shanghai Arena, një kampionat që në fund bëri një shpërndarje të 34.3 milionë Dollarëve pjesëmarrësit në të. nën kuriozitetin edhe të mijëra personave të tjerë që ishin fizikisht në vendin ku u bë finalja, ajo që triumfoi ishte skuadra OG që mori edhe një shpërblim prej 15.6 milionë Dollarë për këtë sukses.

OG mundi në finale, kampionët në fuqi të evenimentit, skuadrën evropiane Team Liquid me rezultatin 3-1 duke bërë që të gjithë tifozët të shpërthejnë dhe të thërrasin në kor emrin e skuadrës OG. Megjithatë edhe pse humbi në aspektin e rezultatit të evenimentit, Team Liquid mundi të përfitojë 4.5 milionë Dollarë për vendin e dytë.

Në këtë kampionat botëror të lojërave virtuale që zhvillohet cdo vit, morën pjesë 18 skuadra nga e gjithë bota dhe secila prej tyre përbëhej nga 5 lojtarë të specializuar në sportet më popullore online. Team Liquid mundi PSG.LGD, një skuadër kineze e përbërë nga lojtarë që janë tifozë të Paris Saint Germainit, për të arritur në finale. Vetë PSG.LGD edhe pse humbi fitoi mbi 3 milionë Dollarë.

Top Channel