Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar “Presidenti francez, Emmanuel Macron, investoi shumë punë dhe kapital me qëllim që samiti i G-7 në Biarritz të mos dështojë. Ai ftoi politikanë të paplanifikuar dhe vendosi tema të tjera në agjendë, për të thyer formatin e skematizuar. Ai nuk donte të dështonte, dhe ia doli” – shkruan redaktorja e DW, Barbara Wesel.
Ai nxori jashtë loje Donald Trump dhe ky nuk është një sukses i vogël. Macron, ftoi ministrin e jashtëm iranian Mohamed Javad Zarif në samit dhe u takua me të, pikërisht nën hundën e Donald Trump, që reagoi me zemërim dhe tha se linja e ashpër e SHBA është strategjia e vetme.
Edhe për pyjet në Amazonë, Macron gjeti levën e duhur. Ai kërcënoi presidentin brazilian, Jair Bolsonaro me mosratifikimin e marrëveshjes Mercosur nëse nuk do të ndalte zjarret në mushkërinë e gjelbër të planetit dhe mori premtime nga pjesëmarrësit e tjerë për ndihmë konkrete në shuarjen e flakëve. Dhe Macron e bëri Bolsonaron të veprojë.
Ai dërgoi ushtrinë për të shuar flakët. SHBA nuk u kënaq aspak që macron vuri në rend të ditës temën e klimës dhe zjarret në amazonë. Diplomatë amerikanë thanë se SHBA u ndje e mënjanuar.
Macron sidoqoftë tregoi se e njeh zanatin dhe se synon të marrë pozicionin e liderit drejtues të Europës. Shumë nisma të rëndësishme që nga taksa mbi kompanitë digjitale e deri tek politika e klimës, kanë ardhur nga Parisi.
E ndërkohë, Gjermania nuk po bën figurë të mirë. Duket sikur perëndimi politik i Angela Merkelit, ka paralizuar edhe përvojën dhe vullnetin drejtues të kancelares. Edhe tek drejtuesit e rinj të BE, dora e Macronit u pa qartë.
Ai po kthehet tani në liderin e fortë të Europës, por, siç shkruan Wesel, duhet të ketë kujdes e të mos humbasë lidhjen me realitetin. Megjithatë, pas samitit të G7, shumëkush, përfundon Wesel, ka ndjesinë se me Macron është në duar të sigurta.
Top Channel