Protagoniste e shumë filmave, Mini, anglezja e vogël, që është shndërruar përgjatë kohës një ikonë pop, feston 60 vjetorin.

Makina e famshme britanike, që doli në dritë më 26 gusht 1959, shënoi ndarjen e parë të vërtetë me të kaluarën. Në shumë raste ajo ka qenë edhe yll filmash si p.sh. tek katër martesa dhe një funeral, Mr.Bean, Austin Pauers, Goldmember dhe italian job.

Për vetë britanikët, mini ka ndryshuar një mënyrë të tërë jetese. E projektuar që të jetë efikase për sa i takon karburantit, me stil, me hapësirë por kompakte, mini ishte për Britaninë e viteve 1960, epiteti i trendit. Dhe për mijëra e mijëra njerëz, në të gjithë botën, vazhdon të jetë e tillë.

Deri në vitin 2000, mbi 5 milionë mini dolën nga linja e prodhimit, çka e bëri atë makinën më popullore në historinë e Britanisë. Për fanatikët, stili i ri BMW Mini, thjeshtë nuk mund të konkurrojë origjinalin.

E për ata që ende e dashurojnë Minin e vjetër, ka edhe një rrjet global tregtie të pjesëve, në mënyrë që ato të vazhdojnë të jetojnë gjatë, edhe pse nuk janë më në prodhim masiv.

Entuziastët, të rinj dhe të vjetër, janë të vendosur ti mbajnë Minit e tyre nëpër rrugë, të paktën edhe për 50 vite të tjera.

Top Channel