Vijon zbatimi i planit të masave nga Policia Rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore si dhe menaxhimin e fluksit të mjeteve deri në orët e vona për sezonin turistik në plazhet e Shëngjinit dhe Tales, kryesisht në fundjavë.

12 shtetas janë arrestuar dhe proceduar penalisht për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, duke u bërë edhe burim aksidenti.

Gjithashtu, janë konstatuar dhe ndëshkuar edhe 8 drejtues duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit.

Janë pezulluar 47  leje drejtimi.

Janë vendosur  818  masa administrative, nga këto:

226 masa për shpejtësi tej normave të lejuara,

96 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

224 masa për parakalim të gabuar,

102 masa për ndalim qëndrimi,

Ndërsa pjesa tjetër  e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Top Channel