Pushimet verore po mbarojne dalëngadalë dhe njerëzit po i kthehen përditshmërisë. Stina e verës që në fakt nis që nga maji e deri në fund të shtatorit i përball fëmijët me problem të shëndetit.

Por cilat janë rastet që hasen më shpesh gjatë verës?

“Pickimet nga merimanga, djegiet nga dielli, fenomenet gatrointestinale dhe alergjite janë disa nga problemet e shkaktuara nga vera”- thotë një mjeke.

Teksa intervistonim mjeken, vjen në ambulancë Gabriele, 11 vjeç.

“Kam plagë në buzë dhe sytë e skuqur”- tha 11 vjeçari.

“Këto janë shkaktuar nga ekspozimi në diell në orët e pikut, dhe zhytja pa syze për një kohë të gjatë, pa syze mbrojtëse”- u shpreh mjekja.

Top Channel