Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Pas një dite konfuze plot sinjale të përziera mbi tregtinë dhe Iranin, presidenti Donald Trump e nisi raundin final të bisedimeve në samitin e G7-ës, i gatshëm t’i jepte një shtysë pozitive axhendës së tij.
Shefi i shtëpisë së bardhë erdhi me një lajm të mire që davarit, të paktën për momentin, frikën e luftës së shumëpërfolur tregtare, SHBA-Kinë.
“Nga Pekini më kanë ardhur fjalë se negociatorët e tij janë gati të rikthehen në tryezën e bisedimeve”, tha presidenti amerikan, ndonëse vetëm një ditë më parë, këshilltarët vazhduan të këmbëngulnin se Trumpi nuk heq dorë nga ideja e rritjes së tarifave mbi produktet kineze.
Krejt i ndryshëm ishte skenari i paraqitur sot nga presidenti i Shteteve të Bashkuara.
“Kinezët telefonuan e thanë: hajde të kthehemi në tryezën e negociatave, kështu le të kthehemi”, deklaroi Trump.
Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta detyrojnë Pekinin të reformojë praktikat e tij tregtare, duke argumentuar se firmat amerikane përballen me një lojë të pabarabartë për shkak të çështjeve të tilla si vjedhja e pronës intelektuale. Por në samitin e G7-ës, aleatet e Washington-it ushtruan presion mbi Trumpin duke e paralajmëruar se një luftë tregtare kërcënon mbarë ekonominë globale. Grindja tregtare mes dy superfuqive u ashpërsua para samitit, pasi qeveria amerikane bëri të ditur të premten në mbrëmje, se do të rrisë doganat ndëshkuese për importet nga Kina me 5%.
Top Channel