Në vetëm 3 javë të zhvilluara, kampionati anglez i futbollit i renditi sipas parashikimit pretendentë për titullin dhe kupat kontinentale.

Këtë të dielë Mancester Siti fitoi 3-1 në fushën e Bornmauth në një transfertë që rezultoi më e lehtë sesa parashikimi, dhe kështu kampionët në fuqi nuk humbën terren ndaj Liverpulit kryesues.

10486 bileta të shitura në “Vitaliti’ Stedium” në thuajse maksimumin e kapacitetit për të zotë e shtëpisë, por kjo nuk e ndihmoi Bornmauth të rezistonte më shumë se çerek ore lojë. Sergio Aguero prishi ekuilibrat me një goditje brenda zonës ndërsa Sitizens shpërdoruan të tjera mundësi në minutat në vijim.

Shpresat e padronëve të shtëpisë për pikë u minimizuan para pushimit kur sulmuesi Rahim Stërling shënoi golin e dytë pas nëj asisti fantastik nga David Silva.

Heri Uillson entuziazmoi tifozët vendas kur ngushtoi diferencën në kohëm shtesë të pjesës së parë, por ky ishte gëzimi i vetëm. Aguero mbylli llogaritë e sfidës me rrjetën e 3, duke siguruar dhe fitoren.

Mancester Siti tani është i dyti në renditje me 7 pikë, pas Liverpulit me pikë të plota.

Top Channel