19:57
Statistikat e kulturës/ Ulet numri i spektatorëve në teatër, shtohen në muze dhe parqet arkeologjike
Sipas INSTAT numri i shfaqjeve kulturore gjithsej në tremujorin e tretë të 2019 është 61, duke pësuar një rënie prej 11,6 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2018. Ndërsa në institucionet qendrore të artit dhe kulturës, janë organizuar 11 premiera, një premierë më shumë, në krahasim me vitin e shkuar. Kjo matje ju referohet institucioneve si Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave, dhe Cirku Kombëtar.