Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot me telefon ka biseduar me kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama për takimin e ardhshëm në Ohër me të cilën vazhdohen bisedimet për vendosjen e të ashtuquajturës “Shengeni i vogël”.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s, Vuçiç në profilin e tij në Instagram “budućnostsrbijeav” ka publikuar fotografi ku gjendet në tavolinën e punës, pranë telefonit dhe dokumenteve të shumta si dhe fotografi me bashkëpunëtorët e tij me porosi “bisedë e shkëlqyeshme për konferencë me Ramën dhe Zaevin para samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”.

Muajin e kaluar në Novi Sad është sjell Deklaratë në të cilën janë dakorduar bisedimet për shmangien e pengesave për qarkullim të lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve të vazhdojnë në Ohër ku pritet të paraqiten masa konkrete. Biseda telefonike me kryeministrin Zoran Zaev dhe Edi Rama pason menjëherë pas bisedimeve që ai sot i ka pasur në Beograd me përfaqësuesin special të sekretarit shtetëror të SHBA-së, Metju Palmer.

Në pres konferencën e përbashkët Vuçiqi ka deklaruar se Serbia “angazhohet për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor që shihet edhe përmes vazhdimit të takimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pastaj edhe gjitha tjerat (i ashtuquajtur “Shengen i vogël”) gjatë javës në Ohër” duke iu falënderuar mbështetjes së SHBA-së për këtë ide.

“Hapur mund të them se SHBA e mbështet këtë ide e cila bazohet në katër liritë e lëvizjes së mallrave, njerëzve, shërbimeve dhe kapitalit dhe ne presim mbështetje shtesë nga Palmer dhe nga SHBA në përgjithësi”, ka deklaruar Vuçiq. Palmer në pres konferencë ka deklaruar se temë boshte e takimit me presidentin serb ka qenë situata politike në rajon dhe çështja e Kosovës, duke e ndërlidhur siç tha, “qëndrimin e SHBA-së se duan në Ballkanin perëndimor të ketë perspektivë evropiane”.

Top Channel