Është shumë e thjeshtë/ Ja si të dalloni nëse pula është akoma e freskët

04/11/2019 20:13

Mishi i pulës është shumë i përdorur për receta të ndryshme gatimi. Por ndryshe nga mishrat e tjerë ai prishet më shpejt. Nëse ju keni konsumuar mishin e pulës që është i prishur ose sapo ka filluar të prishet, bakteret e rrezikshme për organizmin tonë, sulmojnë qelizat e trupit dhe në të shumtat e rasteve pasojat janë të rënda. Tregoni kujdes kur të blini mishin e pulës. Tregoni vëmendje për ngjyrën, erën dhe mykun, si dhe mënyrën se si ai është paketuar.

Kujdesi ndaj ngjyrës

Mishi i freskët i pulës ka ngjyrë të lehtë rozë. Kur fillon të prishet kjo ngjyrë fillon dhe zbardhet, deri sa arrin në të hirtë. Nëse keni ditë që e keni blerë mishin e pulës dhe ai ka filluar të marrë ngjyrën karakteristike bëni mirë ta gatuani përpara se të fillojë të prishet. Nëse është shumë i hirtë ai është prishur dhe mos e konsumoni.

Mbajini erë

Mish i gjallë i pulës ka një aromë të fortë karakteristike. Disa e përshkruajnë si një erë të hidhur, ose e lidhin me erën e amoniakut. Nëse e nxirrni nga ngrirja dhe mishi ka filluar të marrë këtë aromë të fortë, bëni mirë të mos e përdorni.

Fortësia e mishit

Mish i pulës në gjendjen e tij normale është pak më i butë dhe i ngjitshëm kur e prekim. Rekomandohet që të shpëlani mishin e pulës, dhe nëse ai vazhdon të jetë i ngjitshëm kur e prekni, atëherë me shumë mundësi ai është prishur.

Paketimi

Nëse mishin e pulës e blini të paketuar, veprimi i parë që duhet të bëni është të kontrolloni datën brenda së cilës ajo pako duhet shitur. Zakonisht mishi i pulës kur paketohet i freskët dhe vendoset në ngrirje, mund të zgjasë deri në nëntë muaj. Por problemi qëndron se faza e ngrirjes nga paketimi dhe deri tek marketet e më pas në frigoriferët e shtëpive tona, ka shumë shkëputje.

Ngrirja dhe shkrirja e shpeshtë e mishit të pulës ndikon shumë në freskinë e tij. Një faktor tjetër që ndikon në përshpejtimin e prishjes së mishit të pulës pasi ai është në ngrirje është kontakti me ajrin. Një paketim me mish pule i cili në brendësinë e tij ka filluar të krijojë shtresa akulli, dhe mishit ë ketë filluar të humbi ngjyrën rozë, ka filluar të prishet. Në frigorifer, mish ii gjallë i pulës, duhet të përdoret brenda dy apo tri ditëve. Ndërsa nëse është i gatuar mund të qëndrojë deri në katër ditë. Në ngrirje, pula e gatuar mund të qëndrojë deri në katër muaj, ndërsa mishi i gjallë mund të qëndrojë deri për një  vit.

Top Channel