Ka qene fatal për një shtetas shqiptar aksidenti i ndodhur në aksin që lidh Korinthin me Qiaton në Greqi.

Sipas policisë greke, aksidenti ndodhi në kohën që drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe pasi u përplas me murin, bëri disa bato dhe përfundoi në bregun e detit.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë nga llamarinat, trupin e pa jetë të Jani Beqiris, i datëlindjes 1980.

Trupi i tij u dërgua në morgun e korinthit, ndërsa policia ka nisur hetimet lidhur me rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e emigrantit shqiptar, banor i korinthit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel