E hënë, 04 Maj 2020
11:19
Shifra e dytë më e lartë, që nga fillimi i pandemisë/ Rusia shënon 10,500 raste të reja brenda 24 orëve

Rusia raportoi 10.581 infektime të reja me koronavirus këtë të hënë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara zyrtarisht në 145.268, sipas autoriteteve përkatëse në vend.

11:09
Bashkë për t’i shpëtuar virusit/ Johnson: Zbulimi i vaksinës, përpjekja më e ngutshme e jetës sonë

Në një konferencë të sotme ndërkombëtare, kryeministri britanik Boris Johnson pritet të thotë se zbulimi i një vaksine Covid-19 është “përpjekja më e ngutshme e përbashkët e jetës sonë”.

11:01
CoVid-19/ Vetëm 8 raste të reja, shkon në 803 numri i të prekurve

Shkon në 803 numri i të prekurve në vend nga covid-19.

10:56
100% i saktë- Mbretëria e Bashkuar përmbush qëllimin? “Testi i antitrupave, gati për 2 javë”

Studiuesit pretendojnë se testet e sakta të antitrupave që mund të tregojnë nëse miliona njerëz në Mbretërinë e Bashkuar tashmë kanë patur koronavirus mund të jenë të disponueshëm brenda dy javësh.

10:46
Kush është David Icke? Teoricieni që pretendon se është biri i Zotit

Ai pretendon se është biri i Zotit dhe se bota drejtohet nga zvarranikët.

10:40
Tha se Kim Jong-un mund të ishte aq sëmurë sa nuk ngrihej në këmbë, kërkon ndjesë ish-diplomati i Koresë së Veriut

Një ish-diplomat i lartë i Koresë së Veriut ka kërkuar falje për deklaratën e tij se Kim Jong-un ka të ngjarë të jetë aq sëmurë sa “nuk mund të ngrihet në këmbë vetë apo të ecë siç duhet”, një deklaratë kjo e cila erdhi vetëm tre ditë para se diktatori të shihej duke pirë cigare në një event (shfaqje) publik(e).

10:31
Pompeo: Ekzistojnë prova se virusi doli nga laboratori kinez

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se ekziston “një numër i konsiderueshëm i provave” që dëshmojnë se koronavirusi i ri doli nga një laborator kinez.

10:21
Shpresë e mbetur pezull/ I dhanë 3 muaj jetë, pacienti me kancer pezullon trajtimin prej Covid-19

Një djali fillimisht i është dhënë tre muaj për të jetuar pasi u diagnostikua me një kancer të rrallë, por tashmë ka ndaluar trajtimin për shkak të koronavirusit.

10:17
Terapi për të sëmurët! E reja dhe 9 qentë e saj sjellin gëzim tek ata që kanë më shumë nevojë

Mackenzie Makatche, një 28-vjeçare nga Pensilvania rriti 9 qen Newfoundland për organizatën e saj jofitimprurëse, e cila është e përkushtuar në ofrimin e “terapisë me qen”, për njerëzit që gjenden në spitale apo që marrin mjekim.

10:09
8 fotot që nuk duhet t’i postoni kurrë në rrjetet sociale

Është e rëndësishme të shikoni se çfarë postoni në rrjetet sociale.

10:03
Tirana “pushton” mediat spanjolle: Qytet që ndryshon me hapa të mëdhenj për të kompensuar kohën e humbur

Edhe pse një periudhë ku e gjithë Evropa është përfshirë nga pandemia COVID-19, një nga revistat më të njohura në Spanjë dhe në Amerikën Latine, “Traveler”, i ka kushtuar një artikull të veçantë Tiranës.

09:53
Kosovë/ Orari i ri i lëvizjes – fillon nga sot deri më 18 maj

Nga sot masat për parandalim të përhapjes së pandemisë do të ndryshojnë, ndërsa kjo pasi numri i rasteve të reja me coronavirus në vend ka shënuar rënie dhe janë regjistruar numër më i madh i të shëruarve.

09:49
“Jemi ende në gjysmën e rrugës”/ Mjeku Kalo thirrje qytetarëve: COVID-19 s’e ka shfaqur tablonë e plotë të problematikave

Në një postim në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video-mesazh të mjekut Tritan Kalonnga Spitali Infektiv COVID-1.

09:45
Operacioni antidrogë në Itali/ 25 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

Policia italiane në Katania ka zhvilluar një operacion antidrogë, ku ka arrestuar 25 persona.

09:38
Moment i sikletshëm! Zëvendëskryeministri belg nuk di si ta vendosë maskën mbrojtëse

Zëvendëskryeministri i Belgjikës ndeshi një situatë të sikletshme në vënien e maskës së fytyrës, çka nuk mundi dot t’u shpëtonte kthetrave të internetit.

09:30
Video/ 77-vjeçarja nga Fushë-Kruja del nga Infektivi, fiton betejën me CoVid-19

Nënë Hikja 77-vjeçare nga Fushë-Kruja ka lënë ambientet e Spitalit Infektiv dhe është rikthyer pranë familjes së saj, pasi fitoi betejën me koronavirusin.

09:21
Sedilje “Covid-19”, dezinfektim bagazhesh! Do ketë më dëshirë njeri të fluturojë pas Koronës?

Pandemia e Koronës i ka vënë shoqëritë e transportit ajror jo vetëm para vështirësish ekonomike tani në kohën e kufizimeve të lëvizjes, por edhe para sfidash për mënyrën e organizimit të fluturimeve pasi ato të lejohen përsëri.

09:20
Përditësimet/ Covid-19, më shumë se 3.5 milionë të infektuar në botë

Numri i personave të prekur nga koronavirusi në botë ka tejkaluar shifrën e 3.5 milion.

09:15
A po i diskriminon koronavirusi gratë?

Dëgjojmë këto ditë, se në krizën e Coronës të gjithë jemi të prekur njësoj.

09:12
Embargoja e Rusisë për drithërat sinjal paralajmërues

Rusia ka pezulluar eksportimin e grurit për shkak të pandemisë së koronës dhe thatësirës së vazhdueshme. Kjo do të çojë në një ulje të ofertës për prodhime ushqime në tregun botëror, mendon Andrey Gurkov.

09:08
Koronavirusi: Trump paralajmëron se numri i viktimave në SHBA mund të arrijë në 100,000

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se rreth 100,000 njerëz mund të vdesin nga koronavirusi në SH.B.A.

08:59
Durrës/ Arrestohet i riu që lëvizte pa autorizim, ishte edhe i…

Arrestohet në flagrancë në Durrës një 36 vjeçar në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ

08:43
Italia në fazën 2, Skenari: Nëse gjërat shkojnë keq, gjithçka do mbyllet sërish

Fillon zyrtarisht faza 2 e emergjencës së koronavirusit në Itali. Kthimi në punë i katër milion e gjysëm njerëzve në të gjithë vendin dhe mbi të gjitha ata kthehen në përdorimin e transportit publik, është një provë e vërtetë sipas qeverisë dhe ekspertëve.

08:31
Rama publikon videon nga stadiumi i ri i Kukësit: Për ata që thonin se ishte një mashtrim 3D

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga projekti dhe punimet e stadiumit të ri të Kukësit.

08:28
Gjermania regjistron numrin më të ulët të vdekjeve ditore në gati 6 javë

Gjermania raportoi rritjen e saj më të ulët të vdekjeve të koronavirusit në një periudhë 24-orëshe që nga 25 mars, tha qendra e vendit për kontrollin e sëmundjeve.

08:23
Lehtësimet që nisin këtë javë: Riatdhesimet, shtim i zonave të gjelbra dhe shërbim taksi ndërqytetës

Nga sot hartës së vendit i shtohen zonat e gjelbra si dhe do të lejohet udhëtimi ndërqytetës me taksi.

08:16
Trump: Kemi besim! Në fund të vitit do të ketë një vaksinë për CoVid-19

Presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News ka thënë se “Ne kemi shumë besim se do të kemi një vaksinë deri në fund të vitit”.

08:10
“Ky trend mund të përmbyset, nëse…”, Tritan Kalo: Bëni kujdes gjatë hapjes graduale!

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ka ndarë me ndjekësit përshkrimin e një ditë pune me të infektuarit me koronavirus.

07:55
Java nis me mot të kthjellët, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

07:54
Elbasan/ Vatra të reja. Konfirmohen dy raste të tjera me CoVid-19

Dy raste të reja me covid 19 janë konfirmuar në Elbasan.

E diel, 03 Maj 2020
23:05
Mesazhi i kryeministrit Conte për italianët: Nis faza e dytë, ja çfarë na pret

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, u bëri apel italianëve që të tregohen të përgjegjshëm me nisjen e fazës së dytë në vend, pasi do t;u duhet që të bashkëjetojnë me COVID-19. Nga nesër mbi katër milionë italianë do të kthehen në punë, do të lëvizin me transport publik, ndërkohë që shumë kompani dhe fabrika do të rifillojnë punën.

22:54
Nju Jork/ Polici qëllon me grushte kalimtarin, nuk iu bind urdhrit për t’u larguar

Një polic në Nju Jork të SHBA-ve, ishte vënë në ndjekje të një personi, i cili nuk po respektonte distancimin social.

22:31
Shenja të dyshimta në krah, ekspertët shpjegojnë se çfarë ka ndodhur me Kim Jong-un

Është aluduar shumë këtë kohë mbi vdekjen e Kim Jong Un. Jo më larg se dje lideri suprem, doli në publik pas 20 ditësh dhe atë e bëri në inagurimin e një fabrikë të përpunimit të mbeturinave, pranë Penianit. Megjithatë, sërish u spekulua mbi vërtetësinë e fotove dhe u përfol se e gjitha mund të ishte një “fshehje e së vërtetës”. Ndërkaq, ekspertët kanë zbuluar se shenjat në duar të Kim Jong Un, (të cilat u panë në inagurim), janë një vërtetues se diktatori i është nënshtruar një operacioni në zemër, megjithëse autoritetet në Pnian e kanë mohuar këtë gjë.

22:26
Rama kërkon ndjesë publike: Ma bëni hallall

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi në Facebook shkruan se kërkon ndjesë në lidhje me replikat e shpeshta që ai ka me komentuesin në rrjetin social.

22:03
SHBA/ Qytetarët nuk binden dhe dynden plazheve, avokati vesh kostum të frikshëm dhe “tmerron” plazhistët

Qytetarët në Florida kanë “thyer” karantinën dhe kanë populluar plazhet gjatë fundjavës. Por atje, janë ndeshur me kundërshtimin e avokati Daniel Uhlfelder, i cili ka veshur një kostum të frikshëm dhe ka “trembur” plazhistët. Danial, e ka protestuar me forcë rihapjen e plazheve, sepse sipas tij kjo gjë është e parakohshme.

22:01
Tentoi t’i rrëmbejë vajzën 7- vjeçare, nëna heroinë përleshet me pedofilin

Një nënë kishte shkuar për në supermarket së bashku me të bijën, në Liverpool të Britanisë së madhe. Por teksa ishin duke u kthyer për në makinë, një burrë i vjen nga mbrapa gruas, i vendos thikën në fyt dhe e kërcënon se do ta vrasë, nëse nuk i dorëzon çantën dhe çelësat e makinës.

21:45
“Po hapët universitetet virusi do të hedhë valle”, deputetja e opozitës sulmon ministren

Deputetja e opozitës parlamentare, Fatjona Dhimitri, njëherazi dhe kryetare e Komisionit të Medias, ka akuzuar ministren e Arsimit, Besa Shahini se po rrezikon jetën e studenteve dhe familjareve të tyre me hapjen e universiteteve.

21:14
Trajneri i Holandës shtrohet me urgjencë në spital

Trajneri i Kombëtares Holandeze, Ronald Koeman u shtrua me urgjencë në spitalin në Amsterdam, për shkak të problemeve me zemrën.

20:34
Përkthimi në kohë pandemie/ Flet shqipëruesi i “Dekameronit”, Shpëtim Çuçka

Gjatë periudhës së viteve 1348-1353 kur është shkruar vepra “Dekameroni” e Giovanni Boccaccio-s, Italia po përjetonte për shkak të tregtisë murtajën. Shumë shkrimtarë u larguan nga Firence, një ndër ta ishte edhe Boccaccio. Së fundmi në listën e librave më te lexuar gjatë karantinës në Itali dhe jo vetëm në krye është renditur Dekameroni. Një libër, i cili ka një gjuhë klasike. Ai është sjellë në shqip në fund të viteve ‘80 nga përkthyesi Shpëtim Cucka.

20:30
​Koreja e Veriut ‘shkrep’ aksidentalisht një raketë

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo vlerësoi sot se ushtarët e Koresë së Veriut me gjasë qëlluan rastësisht në pikën kufitare me Korenë e Jugut.

20:28
Të jetosh me lëmoshë/ Historia e një 48 vjeçari në Sarandë që nuk do të lypë më

Leonard Hajdhushin e njohin të gjithë në Sarandë sepse ai ju kërkon ndihmë bashkëqytetarëve, për t’ja dalë çdo dite të re, ndërsa prej vitesh jeton mes depresionit, varfërisë dhe nevojës për punë. Sot mban në dorë skeletin e paplotësuar të një vepre të re arti, e 18-ta që realizon. Mjeshtërinë tregon se e ka mësuar në burg në Greqi, vite më parë kur u dënua për mungesë dokumentacioni. Herë pas here shitja e anijeve dekorative e ka shpëtuar për pak kohë por nuk ka shituar asgjë që prej verës së kaluar.

20:25
S’ka mbrëmje mature/ Ministria e arsimit sqaron: rikthimi në shkollë jo me detyrim

Shkolla do të jetë e hapur vetëm për klasat e 12 për një periudhë 3 javore nga 18 maji deri në 5 qershor, megjithatë maturantët nuk e kanë të detyrueshme rikthimin në shkollë.

20:22
E diela buzë detit/ Durrësit i rikthehen shëtitjet pas javëve të gjata të izolimit, nis dhe plazhi

Është e dielë dhe bregdeti i Durrësit është mbushur plot me qytetarë të grupmoshave të ndryshme, veçanërisht prindër me fëmijë deri në 14 vjeç, por masat anti- covid 19 në të shumtën e rasteve nuk janë respektuar. 

20:19
Fundjava e liridaljes/ Gjyshërit shëtitën deri në orën 10.00 dhe më pas prindërit dhe fëmijët

Qyteti është më i bukur dhe ka marrë kuptim sot nga dalja e pothuaj gjithë familjes. Po mbyllim javën e tetë të karantinës dhe siç kanë thënë specialistët nuk kemi të bëjmë me sprint, por me një maratonë. Ndaj na duhet të menaxhojmë fuqitë, që të arrijmë shëndoshë e mirë në vijën e finishit.

20:16
Hapja e lokaleve dhe restoranteve/ Shoqata: ekonomikisht jemi gjunjëzuar, qeveria duhet të na ndihmojë

Zhurmës dhe gjallërisë në ish zonën e Bllokut në Tiranë prej 8 javësh ia ka zënë vendin qetësia e pazakontë. Me qindra bare, restorante dhe klube nate qëndrojnë të mbyllur sipas një akti normativ të qeverisë për mos ti kthyer ato në vatra transmetimi të covid19.

20:12
Fotot/ Stërvitja, helikopteri ushtarak amerikan fluturon mbi malet e Shqipërisë

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, bashkëpunimi ushtarak mes Shqipërisë dhe SHBA-ve në fushën e ushtarake po vijon.

19:52
CNN: Trump nuk i reziston dot rolit prej provokatori

Në një kohë kur pjesa më e madhe e amerikanëve mbështesin vetizolimin që guvernatorët e shteteve kanë aplikuar, presidenti Donald Trump edhe njëherë trazoi ujërat duke mbështetur një grup të vogël njerëzish, të cilët janë kundër masave.

19:51
Pompeo sulmon Kinën: Ka dëshmi mjaftueshëm që tregojnë se COVID-19 doli nga laboratori në Wuhan

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo akuzoi Kinën se është përgjegjëse për pandeminë e COVID-19, që paralizoi botën dhe shkaktoi me qindra-mijëra të vdekur. Në një intervistë për Abcnews.go.co, ai shtoi se shteti i madh aziatik bëri gjithçka mundej që ta mbante botën në errësirë lidhur me koronavirusin.

19:50
Misteri mbi shëndetin/ Koreja e Jugut: Kim Jong Un nuk ka…

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un nuk i është nënshtruar asnjë operacioni apo procedure tjetër mjekësore, deklaruan zyrtarë të Koresë së Jugut, mes spekulimeve për shëndetin e tij që kanë vazhduar edhe pasi udhëheqësi i vendit të izoluar komunist u rishfaq në publik këto ditët e fundit.

19:49
“Një foto nuk mjafton”/ Antoneta flet për foton me djalin jashtë “PërPuthen”

Është aluduar shumë në publik, se Antoneta, konkurrentja e “PërPuthen”, ka një lidhje jashtë emisionit. Në drejtim të produksionit të “E Diell” janë dërguar dhe foto, që sipas dërguesve, vërtetojnë këtë gjë. Megjithatë në lidhje me këtë temë ka folur Antoneta në rubrikën “Trotuar”.

19:43
Propozimi interesant nga Australia, Premier League mund ta mbyllë sezonin në vendin e kangurëve!

Australia mund të jetë shpëtimtarja e Britanisë së Madhe të paktën përsa i përket futbollit elitar. Australia nuk është shumë e prekur nga Covid-19 ndryshe nga Anglia që është në kulmin e epidemisë dhe për këtë arsye agjenti anglez Gary Williams që jeton në Perth të Australisë i ka propozuar Premier Leagues të luajë 92 ndeshjet e mbetura të këtij sezoni në Australinë Perëndimore për të kompletuar në këtë mënyrë sezonin aktual. “ Klubeve angleze u pëlqën kjo ide ashtu siç u pëlqen edhe disa drejtuesve të qeverisë me të cilët kam biseduar”, u shpreh Gary Williams.

19:43
E pëlqen Inzaghi, Tare nis ofensivën për të marrë Muriqin te Lazio!

Simone Inzaghi do një gjigand për sulmin te Lazio dhe për të kënaqur trajnerin e tij, drejtori sportive Igli Tare në pamundësi për të firmosur me francezin Olivier Giroud e ka përqëndruar vëmendjen nga sulmuesi kosovar i Fenerbahces Vedat Muriqi. Ish-lojtari i Teutës dhe Besës në Superiore ka shkëlqyer që në sezonin e tij të parë me gjigandët nga Stambolli teksa që në sezonin e tij të parë me Fenerbahcen ka arritur të realizojë 15 gola si dhe 4 asiste në 28 takime të luajtura duke ngjallur interesin e disa prej klubeve më të mëdha europiane.

19:42
“Shokon” Armand Peza: Thonin të gjitha bizneset i ke nga motra prostitutë

Rubrika “Trotuar” në “E Diell” zgjedh për të trajtuar tema aktuale mbi përditshmërinë tonë. “Teknologjia për përfitimet/ abuzimet”  ishte tema mbi të cilën u diskutua këtë herë. Për të gjithë ata që e kanë parë emisionin, e dinë që zakonisht në të ftohen dhe personazhe të njohur. Këtë herë, ishte ftuar sipërmarrësi i njohur Armand Peza

19:38
Plazh me regjim ushtarak/ Bizneset për draft protokollin dhe kur do të nisë sezoni turistik

Data e nisjes së sezonit turistik nuk dihet ende, por ministria e turizmit në bashkëpunim me ministrinë e shëndetësisë kanë përgatitur një draft protokoll për masat anticovid gjatë pushimeve verore. Deri në përfundim të pandemisë pushuesit do të mbajnë distancë prej 3 metrash edhe gjatë notimit. Ndërsa nga çadra në çadër distanca do të jetë të paktën 4 metra e nga vija e bregut deri te brezi i parë i çadrave 10 metra.

19:16
Alesia Bami bën publik vendimin: Së shpejti do fejohem!

“Teknologjia për përfitimet/ abuzimet”, kjo ishte tema mbi të cilën u diskutua në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” . Krahas rrjeteve sociale si një mënyrë e mirë për të përfituar të ardhura, ajo shpesh është kthyer në një “minierë abuzimi” për portalet. Një rast i tillë i ka ndodhur dhe balerinës Alesia Bami. Ajo thotë se për mua kanë aluduar jo pak herë. “Një herë kisha dalë me dajën”, thotë Alesia “dhe ma bënë atë të dashur”, shtoi më tej ajo.

19:09
Si do reagoje nëse do të të publikonin video intime? ja si përgjigjet Alesia Bami

Modelja Alesia Bami teksa ishte në emisionin “E Diell” u pyet nga Edi Manushi se si do të sillej ajo nëse dikush do t’i publikonte një video intime.

18:54
77-vjeçarja/ Nëna Hike lë spitalin, shërohet nga koronavirusi

Një nënë 77-vjeçare nga Fushë-Kruja është shëruar nga Koronavirusi dhe ditën e sotme ka lënë spitalin.

18:44
Top Awards Ekskluzive: “Stresi ka gati këngën e re si edhe albumin e ri”

I gjendur shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së tij personale por edhe karrierës së tij muzikore, Stresi është një ndër personazhet më real të tregut muzikor shqiptar, të paktën këtë thotë vetë ai në një intervistë të dhënë për “Top Awards”.

18:42
Ija e Besit i sugjeron për nuse gazetarit një vajzë fshati, “ato të qytetit dalin lakuriq”

Me pamjen e sjelljen si  të pjesës dërrmuese të gjysheve shqiptare, Ija Besit (aktorit Bes Kallakut), është kthyer në një figurë të dashur për publikun shqiptar.

18:38
Një person hidhet nga kati i katër i konviktit në Prishtinë

Një person i gjinisë mashkullore ka kërcyer sot në rrethana ende të panjohura nga Qendra e Studentëve në Prishtinë.

18:30
“Kam ardhur në “PërPuthen” për të treguar që nuk jam “gay”/ Suprizon konkurrenti i ri

“Kam ardhur në PërPuthen për t’i treguar botës që nuk jam gay dhe e dyta për të gjetur të dashur”. Kështu zgjodhi për t’u prezantuar Isili Dauti, djali më i ri që iu bashkua panelit të djemve në “PërPuthen”.

18:24
Demi Rose si kurrë më parë, mahnitëse nga vaska

Demi Rose është një nga modelet më seksi në Britaninë e Madhe, e jo më kot ka rreth 14 milionë ndjekës në Instagram.

18:15
Itali/ Shifra më e ulët e vdekjeve që nga 10 marsi, bie edhe numri i të infektuarve të rinj

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 28884, që do të thotë janë 174 viktima në 24 orët e fundit.

18:06
Fshati që të mrekullon në Gramsh, “GRABOVA” – Fshatrat e Shqipërisë

Rruga për në Grabovë, është një magji ndaj së cilës vështirë të gjesh të duhurat fjalë. Të njihesh me natyrën e kësaj zone, me një syshikim të gjerë të vjen dëshira e eksplorimit për t’i rënë kryq e tërthor pyjeve dhe ngjitur malet e larta, të cilat Perëndia nuk i ka kursyer për shqiptarët.

17:56
Kishte 40 ditë pa i parë/ Momenti prekës ku mjeku italian bashkohet me familjen

Mjeku Marko Barbieri, 56 vjeç, nga Roma, për plot 40 ditë kishte qëndruar në spital, duke luftuar ndaj koronavirusit.

17:49
Ilda Bejleri thyen akullin, tregon të gjitha skutat e shtëpisë së saj

Ilda Bejleri është kthyer në figurën kryesore të “Procesit Sportiv”. Por prej më shumë se një muaji publikut i ka munguar një prej prezantuesve më të dashur për ta.

17:45
Foto/ Praga nën “pushtimin” e statujave

Skulptura është konsideruar si një nga gjinitë më të vështira të artit. Skulptorët kanë qenë shumë të vlerësuar ndër shekuj, jo më kot në shumë qytete perëndimore shikojmë qindra statuja të lashta.

17:41
Letra dhe duhan/ Mbrojtësi i Manchester United “thyen” karantinën dhe dëfrehet me miqtë

Mbrojtësi i Manchester United, Marcos Rojo,  ka “thyer” karantinën dhe është filmuar duke pirë duhan, teksa luante bixhoz me miqtë e tij. Rojo, aktualisht luan i huazuar në ekipin argjentinas Estudiantes. Video, është filmuar nga vëllai i tij Franco, i cili e ka postuar më pas atë në rrjete sociale. Megjithëse ai e ka fshirë menjëherë videon, mediat në Argjentinë kanë arritur ta sigurojnë atë.

17:29
Çfarë po ndodh mes Anxhela Peristerit dhe Kledi Bahitit? Çmendet publiku

Çfarë mund të bënte bashkë Anxhela Peristerin dhe Kledi Bahitin?! Padyshim që muzika. Të gjithë nuk e dinim, por dyshja prej vitesh ruan një miqësi shumë të mirë dhe kanë realizuar një mori këngësh sëbashku.

17:09
Foto/ “Tërbohen djemtë”, vajza e re e “PërPuthen” i lë me gojë hapur. Reagimi…

Margaret Shllaku, është vajza më e re që iu bashkua “PërPuthen” në “E diell”. Bukuria e saj zgjoi dhe reagimin e djemve, të cilët për një moment u dukën se harruan dy vajzat e tjera të panelit, Antonetën dhe Edonën. Albano madje hoqi syzet.

16:58
Bora Zemanin nuk e keni parë kurrë kështu! (FOTO)

Bora Zemani është padyshim një nga moderatoret më të bukura e seksi shqiptare.

16:56
E zbulon për herë të parë/ Ja për kë bën tifozllëk Manastirliu

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e ftuar në “E Diella Proces” në Top Channel ku foli në lidhje me sportin në këtë kohë pandemie.

16:54
Kur do të fillojë sporti? Manstirliu: Jemi akoma me risk të lartë, pas pak javësh do…

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e ftuar në “E Diella Proces” në Top Channel ku foli në lidhje me sportin në këtë kohë pandemie.

16:45
Mësimi në kushte shtëpie vazhdon/ Ministrja Shahini, fotoalbum të nxënësve gjatë procesit mësimor

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook një album me foto nga nxënës të klasave të ndryshme teksa punojnë dhe mësojnë nga shtëpia.

16:35
E mbajti të fshehtë për 2 vite, Drake ka diçka për të thënë për djalin e tij

Për 2 vite me radhë Drake e mbajti të fshehtë faktin se është baba i një djali.

16:28
‘Fillon’ plazhi në Golem

Masat e liridaljes këtë javë janë lehtësuar shumë dhe qytetarët e kanë shfrytëzuar në maksimum.

16:03
Modele, brune dhe super seksi/ Njihuni me vajzën më të re në “PërPuthen”

Geri dhe Ina krijuan çiftin e parë në rubrikën “PërPuthen” në “E Diell” dhe zgjodhën për t’u larguar nga emisioni, për ta vijuar lidhjen e tyre jashtë saj. Panelit të vajzave iu krijua një boshllëk me largimin e Inës, një boshllëk ky që u mbulua nga Margaret, vajza më e re që iu bashkua “PërPuthen”.

15:56
Gjethet e fikut – Si t’i përdorni për tensionin e lartë

Fiku është një frut i shijshëm dhe i ëmbël i familjes botanike ku bëjnë pjesë edhe manat. Fiqtë mund të hahen të freskët, të thatë, të pjekur në furrë ose në zgarë.

15:50
Foto/ 600 km rrugë në këmbë, kryebashkiaku rebelohet ndaj Contes, ja arsyeja

Kryetari i bashkisë së një komune në Itali u nis në këmbë drejt Romës si shenjë proteste kundër qeverisë Conte.

15:42
Për 4 muaj nga koronavirusi në mbarë botën u infektuan mbi 3,4 milionë njerëz

Numri i rastetve të infektuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në mabrë botën tejkaloi shifrën 3,4 milionë, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).

15:34
Epidemiologu Danilovski: Vendet e Ballkanit e fituan betejën me COVID-19

Në përgjithësi, vendet e Ballkanit e fituan betejën me pandeminë COVID-19, ndërsa parashikime të caktuara tregojnë se vala epidemike duhet të përfundojë deri në fund të majit ose fillimin e qershorit, tha në një intervistë me shkrim për Anadolu Agency (AA) Prof. Dr. Dragan Danilovski, epidemiolog dhe Shef i Institutit të Epidemiologjisë dhe Biostatikës me Informatikë Mjekësore në Fakultetin e Mjekësisë, pranë Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup.

15:26
Denisi dhe Edona në takim, një djalë vjen në vend-takim dhe “prish punë”

“PërPuthen” në “E Diell” është vendi i risive, surprizave dhe të papritura.

15:22
Kosovë/ Qeveria shfuqizon ndalimin e hyrje-daljeve në këto komuna…

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, me kërkesë të Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhjen korresponduese (mbledhje elektronike) të 28-të, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë Nr.01/09 të datës 13.03.2020 dhe vendimit Nr.01/10 të datës 14.03.2020.

15:16
Maqedoni e Veriut, 95 të shëruar në 24 orët e fundit, konfirmohen 5 raste me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se janë regjistruar 95 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i personave të shëruar rritet në 945, transmeton Anadolu Agency (AA).

15:10
Regjisori i burgosur egjiptian vdes në një burg në Kajro

Burimet e opozitës egjiptiane njoftuan të shtunën se regjisori Shadi Habash ka vdekur në një burg në Kajron jugore për shkak të përkeqësimit të kushteve shëndetësore, transmeton Anadolu Agency (AA).

14:58
OBSH paralajmëron për përkeqësim të situatës së COVID-19 në Jemen

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se gjysma e popullsisë së Jemenit mund të ndikohet nga pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19).

14:52
Kërkohet hapja e lokaleve/ Shoqata e bareve: Jemi gjunjëzuar

Zhurmës dhe gjallërisë në ish zonën e Bllokut në Tiranë prej 8 javësh ia ka zënë vëndin qetësia e pazakontë.

14:47
Sherr dhe të shtëna armësh në një bar/ Policia arreston 8 persona, mes tyre dy gra

Në një kohë të tillë izolimi në të cilën ndodhemi si pasojë e koronavirusit, një situatë e pazakonshme ka ndodhur në një prej bareve në Otham, Kent.

14:46
Lady Gaga qan për Italinë: Është në lutjet e mia

Pasi ideoi koncertin virtual “One World Together at Home” për të mbledhur fonde për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Lady Gaga është rikthyer të flasë për pandeminë e koronavirusit duke u fokusuar tek një mesazh solidariteti për Italinë.

14:36
10 gjëra të pazakonta që janë të zakonshme në vendet e tjera

Kur udhëtojmë në një vend të ri, rrallë përpiqemi të mësojmë më shumë rreth traditave lokale dhe mënyrës së tyre të jetës. Dhe ky është gabimi ynë.

14:26
Papa: Vaksina e koronavirusit duhet të ndahet në të gjithë botën

Papa Françesku bëri thirrje të Dielën për bashkëpunim shkencor ndërkombëtar për të zbuluar një vaksinë për koronavirus dhe tha se çdo vaksinë e suksesshme duhet të vihet në dispozicion në të gjithë botën.

14:25
Regjisori egjiptian vdes në një burg në Kajro

Regjisori Shadi Habash ka vdekur në një burg në Kajron jugore për shkak të përkeqësimit të kushteve shëndetësore.

14:21
“Me fjongo të kuqe”/ Ronaldo, një super dhuratë për nënën e tij (FOTO)

Në pritje për të kuptuar se kur do të rikthehet në Itali, Cristiano Ronaldo vijon të shijoj karantinën e tij në Maderia së bashku me pjesën tjetër të familjes.

14:08
Friedkin një mister! Roma, sërish probleme me shitjen

Shitja e skuadrës së Romës te grupi Fridkin mbetet gjithmonë një çështje e komplikuar, e si të mos mjaftonte mungesa e futbollit dhe ngadalësimi i tratativave për shkak të koronavirusit, shtohen të tjera probleme.

14:00
Dhunë në familje, heroinë dhe shkelja e rregullave të qarkullimit/ Polica arreston 9 persona, 2 prej tyre ishin në kërkim

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër aktivitet kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe ka vënë nën pranga 9 persona, 2 prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.

13:54
Në pritje te Serie A, Matuidi larg makthit të virusit

Mes futbollistëve të goditur në mënyrë direkte nga pandemia, është dhe Blez Matuidi, mesfushori i Juventusit që pasi kaloi një nga makthet më të këqij në jetën e tij, pretendon se e ka lënë pas si të fituar, betejën me koronavirusin.

13:52
Gazeta austriake: Ja pse u rrëzua Albin Kurti dhe kur formohet qeveria e re

Kryeministri Albin Kurti u rrëzua nga parlamenti në fund të marsit dhe tani ka të drejtë nga Gjykata Kushtetuese“Der Standard”: Formimi i qeverisë së re pritet në fund të muajit maj

13:50
Lehtësoi masat, banorët e Seulit ‘pushtojnë’ plazhet

Turma njerëzish vërshuan në plazhet pranë Seulit pas zbutjes së ndjeshme të masave kundër koronavirusit në vend.

13:44
Britani, në ndihmë të shqiptarëve/ Vullnetarët në ditët e izolimit si edhe legalizimi i dokumenteve

Për të mësuar më shumë rreth modelit britanik të ndihmës që i ofrohet komunitetit shqiptar gjatë kohës së karantinës, gazetari ynë Arben Malaj ka intervistuar juristen britanike, Ezmi Madill.

13:42
U prezantua si prokuror, e kërcënoi dhe kërkoi para nga Behgjet Pacolli/ Ja ç’ndodhi më pas

Është arrestuar nga Policia e Kosovës një person që ka kërcënuar dhe ka kërkuar para nga lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli.