Përkthimi në kohë pandemie/ Flet shqipëruesi i “Dekameronit”, Shpëtim Çuçka

03/05/2020 20:34

Gjatë periudhës së viteve 1348-1353 kur është shkruar vepra “Dekameroni” e Giovanni Boccaccio-s, Italia po përjetonte për shkak të tregtisë murtajën. Shumë shkrimtarë u larguan nga Firence, një ndër ta ishte edhe Boccaccio. Së fundmi në listën e librave më te lexuar gjatë karantinës në Itali dhe jo vetëm në krye është renditur Dekameroni. Një libër, i cili ka një gjuhë klasike. Ai është sjellë në shqip në fund të viteve ‘80 nga përkthyesi Shpëtim Cucka.

Ai do të kujtojë sëbashku me ne atë proces dhe arsyet pse u përkthye? Çuçka e kujtoni periudhën kur procesi i përkthimit ju shoqëronte?

Ishte një periudhë ndryshimesh. Unë e kam përkthyer në vjeshtën e 88. Libri ishte problematik. Kishte skena erotike, por eci.

Ndër autorët që keni sjellë në shqip, Umberto Eco, Aristofani, Sofokliu, Gëte ke mund te përcakton si më adapt për t’u lexuar gjatë kësaj periudhe?

Unë krenohem që nuk kam përkthyer libra të lehtë. Librat e mi kërkojnë përkushtim. Përshembull Kam përkthyer Leonardo Sciascia, ndërsa Umberto Eco është i vështirë.

Diçka rreth Boccaccios, mendohet që gjatë periudhës së murtajës edhe ai vetë është larguar nga Firence?

Boccaccio mendohej si një djalë i hedhur me një formim shumë të mirë. Aq më tepër qe vinte nga një qytet si Firence. Nuk dihet me siguri si e ka kaluar periudhën e murtajës, por atëherë kush kishte mundësi financiare ka lëvizur.

Faleminderit! Ju urojmë shëndet dhe punë te mbarë në vazhdimësi!

Jetona Koçibelli

Top Channel