Në pritje te Serie A, Matuidi larg makthit të virusit

03/05/2020 13:54

Mes futbollistëve të goditur në mënyrë direkte nga pandemia, është dhe Blez Matuidi, mesfushori i Juventusit që pasi kaloi një nga makthet më të këqij në jetën e tij, pretendon se e ka lënë pas si të fituar, betejën me koronavirusin.

Tamponi i fundit i francezit i kryer dy javë më parë rezultoi negativ, dhe koha e karantinimit nuk i shfaqi asnjë problem, e tani ai është gati për tu rikthyer në fushë me kampionët e serisë A, për të mbrojtur titullin.

“ishte sinqerisht diçka shumë e rëndë pasi kur isha pozitiv, nuk mund të dilja as për të blerë diçka, dhe kur kjo nisi kisha probleme psikologjike. Kur je sëmurë, sigurohesh gjithmonë që njerëzit të mos të qëndrojnë pranë e duhet të jesh mendërisht i fortë. Nuk pata simptoma por kur mësova lajmin isha në shok total dhe vuajta panikun” tha futbollisti i Juventus.

Blez Matuidi theksoi se shpreson se emergjenca nga pandemia do të marrë fund shpejt por pyetur veten se çfarë do të ndodhë me futbollin dhe jetën në përditshmërinë e saj, pasi koronavirus ka lënë një shenjë që ndoshta do duhen dekada ta largojnë.

Top Channel