Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hënë në Divjakë.

Një 80 vjeçar nga Divjaka është aksidentuar mbrëmjen e sotme në lagjen numër 2 të këtij qyteti.

80 vjeçari Ndrek Prendi ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nga 2 persona të cilët udhëtonin me motorciklet, ku pas goditjes janë larguar nga vendngjarja.

80 vjeçari Prendi është dërguar në spitalin e Lushnjes në gjendje të rëndë për jetën. Policia e Divjakës po punon për identifikimin e personave që udhëtonin me motor.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel