Udhëtimi i princit Harry në Tokio, me qëllim ndjekjen e ndeshjes finale të Rugby World Cup, zhvilluar mes Anglisë dhe Afrikës së Jugut u shoqërua me një moment disi të sikletshëm, po aq sa edhe argëtues.

Princi takoi një grup studentësh dhe gjejeni çfarë. Një vajzë nga grupi në fjalë, e gjendur pranë tij e cilësoi dukën e Sussex- it “të pashëm”, duke lëshuar kështu një koment kryekëput flirtues.

Harry, i zënë ngushtë i tregoi studentes unazën duke i kujtuar se është i martuar!

Sigurisht grupi i studentëve shpërtheu në të qeshura.

Top Channel