Albin Kurti, kandidati më i votuar për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit, sot në Shkup u takua me Zoran Zaevin, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut.

“Biseduam për situatën politike në dy vendet tona, mundësitë e bashkërendimit të ndërsjelltë, raportet midis shteteve në Ballkan dhe çështjet e integrimit evropian”, deklaroi Kurti. Ai premtoi se do të vazhdon bashkëpunimin me kryeministrin e RMV-së në të ardhmen.
Kurti ishte i shoqëruar në takim me kandidatët për deputet, Fitore Pacollin dhe Liburn Aliu.

Top Channel