Irlandë, shqiptarët në krye të listës për azilkërkues

04/11/2019 15:55

Nuk është vetëm Franca e shqetësuar nga rritja e numrit të azilkërkuesve shqiptarë. Vëmendjen tek ky fenomen e ka tërhequr edhe kryeministri i Irlandës, Leo Vardkar, i cili deklaroi se qytetarët shqiptarët dhe ato gjeorgjianë janë shtysa kryesore në rritjen e kërkesave për azil me të cilën po përballet vendi i tij.

Shefi i ekzekutivit irlandez u shpreh se emigrantet nga të dy keto vende udhëtojnë në shumë prej rasteve drejt Irlandës me dokumente të rreme. Mediat vendas shkruajnë se qytetarët e nacionalitetit shqiptar dhe atij gjeorgjian, konkurrojnë bindshëm edhe me sirianët.

“Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”-u shpreh kryeministri.

Ka shumë mënyra për të hyrë në Irlandë në mënyrë të ligjshme, ndaj nuk do ti tolerojmë ato ilegale, ka shtuar ai. Sipas të dhënave të Eurostat-it, 26% më shumë shqiptare kërkuan azil për të parën herë në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë 3 muajve të parë të 2019-s.

Irida Vasia

Top Channel