E premte, 13 Mars 2020
12:37
Fieri, vatra e re/ Nis dezinfektimi, një nga të prekurit ndodhet në Patos

Në qytetin e Fierit sot ka patur shumë pak persona në rrugë.

12:37
Covid-19, Greqia mbyll parqet arkeologjike dhe muzetë

Greqia ka njoftuar se do të mbyll të gjitha muzetë dhe atraksionet arkeologjike, prej ditës së nesërme(data 14 mars) deri më datën 30 mars, si pasojë e pandemisë së koronavirusit që ka prekur mbarë botën.

12:21
Pas fitores… Kina ndihmon Italinë!

Ka mbërritur në Romë një airbus A 350 i nisur nga Shangai, me në bord një ngarkesë ndihmash kundër koronavirusit.

12:15
“Javët që vijnë do jenë të vështira”/ Veliaj: Të lutem kushtoji 5 minuta këtij mesazhi

Kryebashkikaku Erion Veliaj , në një mesazh publik u bën një thirrje qytetarëve në kuadër të situatës në të të cilën jemi.

12:15
Frika nga koronavirusi! Epidemia “mbyll” artin e kulturën

Koronavirusi ka mbyllur edhe artin e kulturën.

12:11
509 drejtues mjetesh të ndëshkuar për mosrespektim të urdhrit për ndalim qarkullimi të automjeteve

Në zbatim të masave shtesë për të mos lejuar qarkullimin e mjeteve, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, prej orës 06:00 të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me ato të ushtrisë, vijojnë kontrollin e zbatimit të këtyre masave shtesë.

12:08
Bota në emergjencë! Koronavirusi mbyll gjithçka

Shkollat janë mbyllur, eventet sportive janë anuluar dhe institucionet kulturore janë mbyllur në të gjithë botë, ndërsa vendet përpiqen të pengojnë epideminë e koronavirusit.

12:06
Tirana në kohën e covid-19/ Si duket kryeqyteti, pamjet me dron

Tanimë që qeveria ka marrë masa të rrepta për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, Tirana dhe jo vetëm duken si qytete ‘bosh’.

12:02
Silva Bino për pandeminë: Situatë që duhet vlerësuar me seriozitet

“Një situatë që duhet vlerësuar me seriozitet, të në të gjithë botën kemi transmetim komunitar, dhe kjo gjë kërkon që masat e marra aktualisht të merren parasysh deri në fund”, kështu tha Silva Bino nga ISHP.

11:53
“Deri në fund të luftës”/ Rama: Transporti urban vetëm për personelin mjekësor

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se transporti urban publik do të jetë i posaçëm vetëm për personelin mjekësor.

11:48
Digitalb hap kanalet për të gjithë/ Nxitje që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi

Digitalb ka vendosur që sot prej orës 12 të hapë falas kanalet televizive që zakonisht shikohen me abonim.

11:43
Të moshuarit e Beratit sfidojnë koronavirusin: Nuk na mbron maska, por rakia

Paraditja e sotme e ka gjetur Beratin në një situatë shumë më të qetë se zakonisht.

11:38
Anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë betohen para Metës

Në Institucionin e Kryetarit të Shtetit u zhvillua sot ceremonia solemne e betimit para Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta të tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, z.Sokol Sadushaj, z.Ervin Pupe dhe z.Ilir Panda.

11:35
33 të infektuar/ Ja qytetet që janë prekur më shumë

Deri në këto momente janë konfirmuar pozitivë me COVID-19, 33 raste në vend.

11:30
Koronavirusi/ Ministria e konfirmon: Kemi një mjek të infektuar

“Në bazë të rezultateve që tashmë kanë dalë, nga kampioni i dytë i mostrave të marra, 39 mostra të mjekëve, infermierëve dhe pacientëve, vetëm 1 mjek rezulton pozitiv, i cili nuk ka simptoma, aktualisht është i vetëizoluar dhe po hulumtohet më tej. Gjithsej janë kryer 89 testime në spitalin e Durrësit”, kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë pak më parë.

11:30
Bllokohen 33 makina në Vlorë/ Lëvizën pa autorizim, shoferët do të procedohen!

Masës drastike të ndalimit të qarkullimit për të mundësuar kështu uljen e numrit të të infektuarve në Shqipëri, nuk i janë bindur as qytetarë të Vlorës.

11:18
Koronavirusi/ Lëvizën me makinat e paautorizuara, gjobiten shoferët në Fier

Në vijim të masave drastike, të ndërmarra për të frenuar përhapjen e mëtejshme në vend të koronavirusit, policia e Fierit ka shoqëruar 8 drejtues mjetesh dhe janë vendosur 21 masa administrative.

11:17
Rritet numri/ Rakacolli: 457 të testuar, 33 raste pozitive për koronavirus në vend

Në 24 orët e fundit janë realizuar edhe 159 testime të reja dhe kjo e çon numrin total të testimeve të kryera në 457.

11:09
“Ju jeni heronjtë tanë në këtë betejë”/ Meta mesazh për bluzat e bardha

Përmes një postimi në Facebook, presidenti i Republikës, Ilir Meta ka shprehur mirënjohje të thellë dhe falenderim ndaj mjekëve, infermierëve, sanitarëve dhe personelit mbështetës

11:01
Video/ Nuk iu bind urdhrit të “shtet-rrethimit” shoqërohet në komisariat i riu

Kamera e operatorit të Top Channel Saimir Gera duke ndjekur punën e një postoblloku në zonën e Freksut, ka fiksuar pamjet e një të riu i cili nuk i bindet urdhrit të ndalim qarkullimit.

11:01
Shkodra nuk bindet! Biçikleta në vend të makinave, rrugët ende me njerëz

Urdhri për ndalimin e qarkullimit të automjeteve është zbatuar edhe në qytetin e Shkodrës

10:53
Haxhiu paralajmëron bizneset: Kush nuk i lë pushim nënat me fëmijët që i ushqejnë me gji

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar bizneset që nënat vetushqyese duhet të lirohen nga puna ndryshe do të penalizohen.

10:50
Yuri Kim: Lajm i shkëlqyeshëm që Shkolla e Magjistraturës tani ka një kurrikul të plotë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim e ka cilësuar një lajm të mirë faktin që hkolla e Magjistraturës tani ka një kurrikul të plotë për Administratën e Gjykatës dhe Sallën moderne “Mock Trial” për trajnimin e gjyqtarëve të rinj.

10:40
Shqipëria ndalon hyrjen e veturave nga Kosova, lejohen autoambulancat, automjetet qeveritare dhe komerciale

Për shkak të masave parandaluese që janë duke u marrë lidhur me coronavirusin, autoritetet e Shqipërisë kanë marrë vendim që të ndalojnë hyrjen e veturave për të gjithë shtetasit e Kosovës, me përjashtim të veturave te shëndetësisë, veturave komerciale dhe veturave qeveritare.

10:38
Ndalimi i qarkullimit “paralizon” Gjirokastrën! Kërkohen maska dhe dezinfektantë në farmaci

Masat e ndërmarra nga qeveria për frenimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit në Shqipëri kanë stopuar mëngjesin e sotëm edhe jetesën në Gjirokastër.

10:36
Futbolli mes amullisë! Ku luhet e ku iu dorëzuan frikës

Në të ardhmen e afërt, kampionati anglez i futbollit do ti qëndrojë stoik vendimit për të zhvilluar ndeshjet me tifozë, stadiumet plot dhe konferencat e shtypit pa masa të ekzagjëruara kundër koronavirusit.

10:29
Masat anti-koronavirus: Shqipëria mbyll kufirin me Kosovën

Autoritetet në Shqipëri kanë vendosur që në kuadër të masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit të ri, të mbyllin përkohësisht edhe kufirin me Kosovën.

10:22
Koronavirusi/ Del përgjigjja e testit për Kristiano Ronaldon

Pavarësisht se po mbahet në karantinë në vendlindjen e tij, në Madira, Kristiano Ronaldo nuk është infektuar me koronavirus.

10:13
Tiranë/ Bllokohen 25 makina nga policia, nuk kishin lejen e autorizuar për qarkullim

Pas Durrësit, edhe në Tiranë janë kapur rreth 25 makina pautorizim për të qarkulluar.

09:53
Rama nxjerr videon: 2 minuta informacion për vdekshmërinë dhe shërueshmërinë nga virusi që po sulmon botën

Kryeministri Edi Rama ka nxjerr një video informuese në facebook mbi vdekshmërinë dhe shërueshmërinë nga virusi që po sulmon botën.

09:40
SHBA kryen sulme hakmarrëse kundër milicisë së mbështetur nga Irani

Shtetet e Bashkuara thonë se janë duke kryer sulme hakmarrëse kundër një milicie që mbështetet nga Irani dhe operon në Irak.

09:38
Plagosja e 38-vjeçarit në Korçë/ Policia zbardh ngjarjen, arrestohen dy autorët e dyshuar

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në qytetin e Korçës u plagos me mjet prerës një 38-vjeçar.

09:34
Koronavirusi mbyll malin Everest

Mali më i lartë në botë Everest është mbyllur për pjesën tjetër të sezonit të ekspeditës, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

09:27
Fier/ Situata po njësoj, rrugët bosh. Vetëm policia në rrugë

Edhe Fieri është krejtësisht i boshatisur.

09:20
Durrës/ Thyen urdhrin e mos-lëvizjes, 10 të shoqëruar nga policia

Që në 3 orët e para të hyrjes në fuqi të urdhrit për ndalimin e qarkullimit me automjete, drejtues në Durrës e kanë thyer, ndërsa burime policore thonë se ka tendencë në rritje për të thyer urdhrin ndaj tërheqin vëmendjen që të respektohen udhëzimet në rast të urgjencës për qarkullim.

09:13
Elbasan/ Dezinfektohet qyteti gjatë natës

Qyteti i Elbasanit është dizinfektuar gjatë natës.

08:56
Lezhë/ Vetëm patrullat e policisë në rrugë

Rrugët në qytetin e Lezhës janë thuajse të boshatisura në çdo rrugë shihen patrulla policie të cilët ndalojnë automjetet që lëvizin nëse kanë autorizim.

08:48
Të rejat më të fundit nga Covid-19/ Gruaja e kryeministrit kanadez dhe ministri i Brendshëm i Australisë pozitivë

Bota po përballet me një armik të padukshëm i cili po merr jetë njerëzish çdo ditë. Kina vazhdon të shënojë një numër të ulët rastesh të reja, ndërsa virusi përhapet në botë.

08:29
Covid-19/ Boshatiset edhe Vlora

Pamjet që shihni vijnë nga rrugët e qytetit të Vlorës në orët e para të ditës së premte.

08:21
Basha mesazh mjekëve: Në këto kohë ju nuk jeni vetëm bijë e bija të familjarëve tuaj, por të të gjithëve qytetarëve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë sot një mesazh për të gjithë mjekët dhe infermierët e infektivit, tashmë të kthyer në një karantinë.

08:15
Diell dhe rritje temperaturash, ky është parashikimi i motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

08:07
Covid 19/ Nuk zhvillohet betimi i presidentes së re greke, Katerini Saqelaropoulu

Presidenca greke bën me dije se ceremonia e betimit të presidentes së parë grua në vend, do të ndiqet vetëm prej 170 të pranishmeve, dhe jo prej mëse 1000 të ftuarve që zakonisht ajo zhvillohet.

07:50
Foto dhe Video/ Tirana si një qytet i “vdekur”, ja pamjet që tregojnë rrugët e boshatisura

Nga sot në orën 06:00 kanë hyrë në fuqi masat e vendosura nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

07:27
Alarm në Premier League/ Trajneri i Arsenalit me koronavirus, disa lojtarë në karantinë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, teksa disa lojtarë të Arsenal janë në karantinë.

07:19
Lojtari i Real Madrid pozitiv me koronavirus, karantinohet i gjithë ekipi

Një lojtar i ekipit të basketbollit të Real Madrid ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kjo ka bërë që i gjithë ekipi spanjoll, madje edhe ai i futbollit të futet në karantinë.

06:58
Qumësht me mjaltë/ Baza e shëndetit

Mjalti bën çudira. Qumështi është shumë i mirë për shëndetin gjithashtu. Të dyja së bashku janë jo vetëm një kombinim i shijshëm por edhe një armë e fortë për shëndetin e mirë. Mjalti përdoret gjërësisht sepse është antioksidant, antibakterial dhe anti inflamator. Qumështit nga ana tjetër i janë thurur lavde për vitaminat dhe mineralet që ka në përmbajtje. Kur dy gjëra të mira bashkohen, rezultati nuk ka se si të mos jetë unik. Cilat janë vlerat e qumështit me mjaltë? Lexoni më poshtë listën e përgatitur nga AgroWeb.

06:43
Arsyeja e rrezikshme shëndetësore pse nuk duhet ta mbani teshtimën

Kur vjen puna tek teshtima, njerëzit ndahen në kategori: ata që teshtijnë fort dhe hapur dhe ata që e mbajnë atë. Përpjekja për të mbajtur teshtimën niset nga shumë arsye dhe një prej tyre mund të jetë mirësjellja ose bezdia nga zhurma që shkakton ajo. Mbajtja e teshtimës, sipas ekspertëve mund të shkaktojë probleme serioze për shëndetin. I tillë është rasti mjekësor i një 34 vjeçari Britanik që u publikua në revistën British Medical Journal.

06:06
Lëngu me panxhar dhe dy përbërës/ Kombinimi që funksionon për pastrimin tërësor të mëlçisë

Pastrimi i organizmit është i një rëndësie të veçantë për arsyen se toksinat pengojnë qarkullimin e gjakut, shpërndarjen e oksigjenit dhe mbi të gjitha punën e mëlçisë. Për më tepër, eliminimi i toksinave është thelbësor për uljen e tensionit të lartë dhe parandalimin e atakut në zemër. Një nga kurat natyrale më të mira për pastrimin e mëlçisë është ajo me panxhar, kivi dhe majdanoz.

05:44
New Mexico mbyll shkollat për 3 javë pasi regjistrohet rasti i 6 me Covid-19

Në New Mexico do të mbyllen të gjitha shkollat fillore dhe të mesme publike duke filluar nga e hëna. Lajmi u bë publik në një njoftim për shtyp nga zyra e guvernatorit Michelle Lujan Grisham.

05:35
Gjermania vendos nën mbikëqyrje një fraksion të AfD-së

Shërbimi i inteligjencës në Gjermani e vendosi një pjesë të partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), nën mbikëqyrje të vazhdueshme, për shkak të, siç u tha, kërcënimit për rendin demokratik. Vendimi ka në shënjestër krahun Flugel, një grup i AfD-së që ka fuqi të madhe në Gjermaninë lindore.

05:21
Klinikat në Gjermani përgatiten për më shumë raste me Covid-19

Në Gjermani, gjithnjë e më shumë njerëz infektohen me virusin Corona. Edhe një ministër federal është në karantinë. Instituti Robert Koch kërkon nga bashkitë dhe spitalet që të aktivizojnë planet e krizës. Instituti Robert Koch (RKI) u ka bërë thirrje spitaleve gjermane të përgatiten për një numër më të madh pacientësh të sëmurë rëndë, për shkak të përhapjes së epidemisë së virusit Corona. Shefi i Institutit Robert Koch, Lothar Wieler rekomandon që spitalet të pezullojnë procedurat jo të domosdoshme. Kjo do të lironte më shumë shtretër për pacientët të sëmurë rëndë. Për më tepër, më shumë shtretër mund të kthehen në shtretër për kujdes intensiv, për shembull duke shtuar aparate për frymëmarrje.

04:57
Dhoma e Përfaqësuesve, Agjencitë Federale përgatiten për telepunë

Dhoma e Përfaqësuesve është duke u përgatitur për mundësinë që anëtarët e stafit të Kongresit të mund të duhet të punojnë nga shtëpia për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Përgatitjet po bëhen duke u nisur “nga rrethanat unike dhe të pazakonta që paraqet koronavirusi”.

04:36
SHBA, ç’po ndodh me tregjet e aksioneve?

Për tre vjet me radhë, Presidenti amerikan Donald Trump reklamonte rritjen e aksioneve të bursës si dëshmi e suksesit të tij në Shtëpinë e Bardhë. Por brenda tre javëve, pjesa më e madhe e kësaj rritjeje avulloi. Koronavirusi po ngjall frikën e një recesioni dhe rritja e tregut të aksioneve nën presidentin republikan është tani më pak se gjysma e rritjes së arritur nën paraardhësin e tij Barack Obama gjatë së njëjtës periudhë kohe.

04:13
Pezullohet sezoni i NBA

Pandemia e koronavirusit po ndikon edhe në kalendarin e aktiviteteve sportive në Shtetet e Bashkuara. Liga Kombëtare e Basketbollit vendosi të mërkurën që të pezullojë të gjithë sezonin, deri në në një njoftim të ri.

03:39
Vendet nordike humbin qetësinë, mbyllen shkollat nga koronavirusi

Me mbi një mijë raste infektimesh, e deri dje asnjë jetë te humbur, vendet nordike e kishin ruajtur përgjithësisht qetësinë nga koronavirusi. Por ndwrsa u raportua vdekja e parë në Suedi, Norvegjia vendosi mbylljen e të gjitha kopshteve, shkollave dhe universiteteve me qëllim ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

03:09
Erdoğan dhe Putin bisedojnë për çështjen e Idlibit

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë Vladimir Putin biseduan lidhur me çështjen e Idlibit. Sipas një deklarate me shkrim nga rezidenca e Kremlinit njoftohet se Putin dhe Erdoğan zhvilluan në bisedë telefonike ku diskutuan për zbatimin e marrëveshjes së arritur me 5 mars mes Rusisë dhe Turqisë.

02:41
Parandalimi i Covid-19/ Turqia do të ofrojë arsim në distancë në nivel kombëtar

Ministri i Arsimit i Turqisë, Ziya Selçuk, njoftoi se në kuadër të masave për parandalimin e koronavirusit të ri (Covid-19) institucionet arsimore në vend do të mbyllen për një periudhë dy javore, duke filluar nga 16 marsi. Në konferencën për media të cilin e zhvilloi pas, mbledhjes së mbajtur nën udhëheqjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ministri turk i arsimit, ndau me opinionin publik detajet teknike rreth vendimeve të marrë.

02:15
Frika e koronavirusit, vetëizolohet kryeministri kanadez!

Kryeministri Kanadez Justin Trudeau është vetëizoluar për shkak të koronavirusit njoftoi zyra e tij. Gruaja e shefit të ekzekutivit kanadez, Sophie Gregoire-Trudeau, nisi të shfaqë simptoma të buta të sëmundjes mbrëmjen e së mërkuës pasi u kthye nga Londra, ku kishte qenë e pranishme në një event, në të cilin ishte referuese.

01:46
Veliaj në Open: Jemi si në 97, nuk fluturon plumbi por virusi

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në një lidhje të drejtpërdrejtë në Open në Top Channel foli për masat e marra për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.

01:19
Kush dhe si do të lëvizë sot? Ja rregullat e qarkullimit për këto 3 ditë në gati gjysmën e Shqipërisë

Pas 6 orësh në Shqipëri hyjnë masat e reja në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Nga ora 6 e këtij mëngjesi deri të dielën në mesnatë nuk do të lejohet të qarkullojnë automjete të transportit ndërurban, automjetet private drejt Tiranës dhe Durrësit apo anasjelltas, nga Tirana dhe Durrësi, në drejtim të zonave të tjera të vendit, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnjë, Fier dhe Vlorë.

00:36
Foto/ “Bashkë do ja dalim”- mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv japin mesazhin prekës

Spitali Infektiv është kthyer në karantinë që në momentin kur u konfirmuan 2 rastet e para me koronavirus.

E enjte, 12 Mars 2020
23:56
Fotot/ Elvana Gjata shpjegon se si luftohet koronavirusi, ka edhe një lutje për shqiptarët

Këngëtarja Elvana Gjata do të qëndrojë në shtëpi e nuk do të dalë jashtë në ditët e ardhshme, ndërsa qeveria ka marrë masa të ashpra në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Ajo mendon se diçka e tillë është e domosdoshme, në mënyrë që të shmangen pasojat e tjera më të dëmshme për shqiptarët. Frika nga koronavirusi ka bërë që edhe ajo të anulojë koncerte.

23:33
Live në Open/ Verifikohet rasti i djalit me temperaturë 40, dyshohet për grip dhe jo koronavirus

Është paraqitur ambalanca në shtëpinë e djalit që ishte me temperaturë 40 gradë prej një jave. Personi në fjalë që mbetet i paidentifikuar ka telefonuar disa herë në numrin 127 por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

22:58
Aleksandër Marku tregon në Open të rejat më të fundit: 117 të infektuar në Greqi, 2 shqiptarë

Gazetari i Top Channel Aleksandër Marku bëri një lidhje të drejtpërdrejtë nga Selaniku me Open në Top Channel ku tregoi të rejat më të fundit. Marku tregoi se numri i të infektuarve në vendin fqinj ka shkuar në 117.

22:46
Plagoset me thikë pranë zemrës, 35 vjeçari në gjendje të rëndë. Emri

Një 35 vjeçar në Korçë është plagosur me thikë dhe mësohet se është në gjendje të rëndë.

22:45
Qytetari live në Top Channel: Kam mikun 6 ditë me 40 temperaturë, nuk ka ardhur njeri në shtëpi

“Kam mikun 6 ditë me 40 temperaturë, nuk ka ardhur njeri në shtëpi”, kështu tha një qytetar live në Top Channel në emisionin Open.

22:42
Modelja nuk njeh “kufij”/ Pozon nudo në “Hagia Sophia” të Turqisë

Modeja e njohur e “Playboy”, Marisa Papen, mund të përballet deri me tre vite burg në Turqi, për fotografitë nudo të realizuara në vendet fetare. Modelja super sexy u kritikua ashpër nga përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi pozoi nudo në xhaminë e famshme të Stambollit “Hagia Sophia”.

22:35
E moshuara 94 vjeçare shpreh dëshirën e pazakontë: Shpresoj që kjo të jetë ditëlindja ime e fundit

Një e moshuar në Amerikë është bërë virale në rrjete sociale për dëshirën e pazakontë gjatë ditëlindjes e saj të 94: “Shpresoj që kjo të jetë ditëlindja ime e fundit”.

22:33
Mjeku i diagnostikuar me koronavirus, tregon si shfaqen simptomat ditë pas dite…

Një mjek i cili është diagnostikuar me koronavirus ka dhënë një pasqyrë të plotë të gjitha simptomave të tij të përditshme me anë të një ditari, duke i postuar më pas të dhënat në rrjete sociale.

22:22
Kim Jong Un ‘arratiset’ për t’i shpëtuar Koronavirusit

Lideri suprem Kim Jong Un ka ikur nga kryeqyteti i Koresë së Veriut Pyongyang, në drejtim të qytetit bregdetar të Ëonsan në lindje të vendit, për t’i shpëtuar në këtë mënyrë koronaviursit që ka alarmuar botën.

22:16
Kryetari i bashkisë së New York shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Kryetari i bashkisë së New York-ut, Bill de Blasio, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, kjo për shkak të koronaviurist të ri. Gjatë një konference për shtyp kreu bashkiak u shpreh se këto 24 orët e fundit kanë qenë “shumë, shumë shqetësuese” dhe se bota ishte kthyer “përmbys” brenda një dite.

21:44
Pornhub u jep italianëve akses falas në “Premium” gjatë karantinës së Koronavirusit

Pornhub shpreson që italianët të kenë diçka më ndryshe në mendje. Me mbylljen e Italisë për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, Pornhub po ofron shërbimin e tij premium falas për ata në Itali gjatë muajit Mars, raporton The Next Web. Pa karta krediti, thjesht klikoni dhe shikoni.

21:35
Durrës/ Mbyllen tregjet industriale, ja kush janë tregjet që do të funksionojnë

Në Durrës, mbyllen përkohësisht tregjet industriale, ndërsa tregu i fruta-perimeve dhe bulmetit do të funksionojë me orar të reduktuar dhe nën masa sigurie për të shmangur përhapjen e Covid 19.

21:24
Frika e koronavirusit, Donald Trump e presidenti brazilian Bolsonaro presin rezultatet e testeve

Frika se presidenti amerikan Donald Trump është ekspozuar ndaj koronavirusit të ri është shtuar pasi një tjetër lider me të cilin ai u takua disa ditë më parë, po pret rezultatet e testimeve.

21:22
Koronavirusi/ Brataj: Këto dy tre ditë presim të jetë piku

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se këto ditë pritet që të arrihet piku i gjendjes së shkaktuar nga koronavirusi.

21:18
Korçë/ Policia nuk njeh ligjin, i heq pa të drejtë lejen e qarkullimit subjektit

Polici rrugor  e ndalon mjetin për vonesa në transport dhe  kërkon tërheqjen e licencës, por gabon nenin. Komisioni vlerëson se polici ka gabuar pjesërisht dhe e thellon akoma më shumë gabimin,  vendos gjobë  e heqje të lejes së qarkullimit me objektin “mjete që nuk kanë atë destinacion  apo janë të palicensuar” dhe vendos termin “jashtë orarit”. Ndërkohë që mjetet ishin të licencuara nga bashkia për të kryer këtë transport në këto destinacione dhe është pikërisht kjo e fundit që vendos nëse i hiqet apo jo licenca.

21:17
Çudia me 127-ën! Brataj në Open: Marrin për çdo gjë, deri te targat e makinës

“Njerëzit kanë marrë 127 për çdo lloj gjëje, deri dhe te targat e makinës,”, kështu deklaroi Skëndër Brataj në Open në një lidhje live.

20:52
Britania e Madhe në kohë koronavirusi/ Aeroportet, metrotë dhe rrugët e qyteteve totalisht të zbrazura

Tanimë nuk përbën më lajm që kronavirusi i ri ka alarmuar të gjithë globin. Vendi që së fundmi po njeh rritje të frikshme të personave të infektuar nga COVID-19, është Britania e Madhe. Fotot e publikuara në rrjete sociale tregojnë hapur gjendjen kaotike që ndodhet vendi ishullor.

20:50
Manchester United dhe Baseli fitojnë thellë, me një këmbë në çerekfinale

Manchester United dhe Baseli hedhin një hap të sigurt drejt kualifikimit në fazën e çerekfinale të Europa Leagues. “Djajtë e Kuq” fituan 0-5 në fushën e LASK Linzit, ndërsa skuadra zvicërave, pjesë e së cilës është Taulant Xhaka, iu imponua 0-3 në transfertë Eintracht Frankfurtit.

20:49
Çifti mbyt dadon në vaskë dhe më pas bëjnë seks pranë trupit

Sophie Lionnet ishte vetëm 21 vjeç kur u vra nga Sabrina Kouider dhe partneri i saj Ouissem Medouni pas disa muajsh abuzimi e torturash.

20:44
OBSH këshillon të dyfishohen përpjekjet kundër koronavirusit

Duke folur në Gjenevë, një ditë pasi OBSH-ja e shpalli pandemi sëmundjen që shkakton koronavirusi, COVID-19, ai tha:

20:43
Zgjidhja e UEFA-s, të shtyhet Europiani për të përfunduar kompeticionet e klubeve

EFA do të diskutojë propozimet për të shtyrë Euro 2020 deri vitin e ardhshëm gjatë një takimi mbi krizën e Coronavirusit që do të zhvillohet të Martën. Organi më i lartë drejtues i futbollit europian dhe Shoqata Europiane e Klubeve do të diskutojnë nëpërmjet një video-konference javën e ardhshme për një numër masash që duhen marrë për të minimizuar rrezikun e Covid-19.

20:31
Viktima e parë e koronavirusit në Poloni është një grua

Një grua 57 vjeçare është viktima e parë e koronavirusit në Poloni. Lajmi u konfirmua nga nënkryetari i komunës të Poznan, Jedrezaj Solarski.

20:16
Pierre-Emerick Aubameyang sinjalizon se do të qëndrojë te Arsenali

Megjithë zhurmat e fundit për largim drejt skuadrave më të mëdha, Pierre-Emerick Aubameyang insistonte sot se “është vërtet i lumtur” në skuadrën e Arsenal.

20:03
Prof. Përparim Kabo në Top Talk: Kemi një sfidë për jetën në vetë-izolim, ose një sfidë ndaj vdekjes në spital

Në studion e emisionit “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar Profesor Përparim Kabo. Profesori nuk ishte i pranishëm në studio, pasi ka zgjedhur të vetë-karantinohet në shenjë sensibilizuese me situatën e krijuar në vendin tonë si pasojë e koronavirusit të ri, i cili deri më tani ka shënuar viktimën e parë, një grua 73 vjeçare, ndërsa 23 persona janë konfirmuar mbartës të virusit famëkeq.

19:58
FOTO+18/ Dalin fotot nudo të lojtares së golfit

Paige Spiranac (26), një lojtare e golfit, është bërë me famë botërore, me mbi 2 milionë ndjekës në rrjetet sociale.Pamja e saj tërheq shumë burra, dhe njëri prej të dashurve të saj postoi foton e saj nudo pas ndarjes.

19:57
Koronavirusi/ Rama: Ja përse nuk do të shkoj ta bëj testin

Kryeministri Edi Rama në daljen për shpjegimin e masave ka shjeguar edhe pse nuk e bën testin për covid 19.

19:54
​Koronavirusi ndikon te sperma? Mjekët tregojnë pasojat

Asnjë studim nuk ka vërtetuar deri më tani ndikimin e infeksionit në pjellorinë dhe fuqinë e mashkullit, por mjekët në Wuhan të Kinës besojnë se është shumë e mundur të zvogëlohet numri i spermës dhe sekretimi i hormoneve.

19:52
Çfarë do të ndodhë pas të dielës? Rama: Do të ndjekim qasjen e përshkallëzimit strikt

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të ndjekë qasjen e përshkallëzimit të masave strikte, për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit, ndërsa iu përgjigj pyetjes së qytetarëve se çfarë do të ndodhë pas të dielës.

19:51
KQZ konfirmon: Zgjedhjet në Podujevë mbahen të dielën

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës do të mbahen të dielën, më 15 mars, 2020, ashtu siç ishte planifikuar më herët, bënë të ditur zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

19:49
Lufta ndaj koronavirusit, Bashkia e Tiranës vendos autobusë në dispozicion të stafit mjekësor

Personeli mjekësor që është në vijë të parë në betejën me koronavirusin, do të ketë në dispozicion autobusë të posaçëm për të lëvizur. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Mnastirliu bënë të ditur se operatorët e licencuar nga Bashkia e Tiranës në linjat e shërbimit publik të transportit qytetës të udhëtarëve, pavarësisht parashikimit të urdhrit nr. 10762, datë 11.03.2020 “Për pezullimin e shërbimit të transportit urban në Bashkinë Tiranë në kuadër të marrjes sa masave mbrojtëse ndaj përhapjes së infeksionit Covid-19”, do të ofrojnë këtë shërbim vetëm në funksion të personelit dhe stafit mjekësor në Bashkinë e Tiranës.

19:45
Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti i njohur

Lajm i trishtë për komunitetin e futbollit dhe në veçanti për familjen Jareci. Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare Namik Jareci, ish-futbollist i Dinamos, që pas futbollit të luajtur vijoi karrierën e arbitrit, vëllai i të madhit Skënder Jareci dhe babai i Sokol Jarecit, ish-arbitrit të njohur që aktualisht bën rolin e dizenjatorit në Federatën Shqiptare të Futbollit.

19:32
Borrell Kurtit: Na duhet heqja e plotë e tarifave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se ka pranuar një letër nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

19:29
Aksion blic në baret dhe lokalet e Beratit, ISHSH merr masat për parandalimim e përhapjes së virusit

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor i qarkut të Beratit ka ndërmarrë mbrëmjen e sotme një aksion blic në të gjitha lokalet dhe baret e qytetit të Beratit.

19:28
Fasonët dhe call center/ Rama: Ta harrojnë që të kërkojnë lekë nga shteti për mbylljen

Kryeministri Edi Rama ka thënë se për fasonët dhe call center nëse mendojnë se do dëmshpërblehen nga shteti për mbylljen e tyre gjatë kësaj kohe, gabohen.

19:27
UEFA, samit në 17 mars/ Shtyhen ndeshjet e Juve dhe Real

Juventus Lion dhe Mancester Siti Real Madrid nuk do të luhen në Ligën e kampioneve për shkak të pandemisë që ka kapluar globin e ka dhënë efekte të pashmangshme edhe në sport.

19:24
Rama: Nuk ka panik për ushqime, qendrat tregtare do të funksionojnë pjesërisht

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live në Facebook është shprehur se nuk do të mbyllen furrat e bukës, farmacitë apo ushqimoret.

19:17
Ndalimi i qarkullimit/ Rama: Kompanitë të dërgojnë listën e personelit të nevojshëm

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për shtyp për masat e reja, ku shpjegoi se si do bëhet qarkullimi i kufizuar.

19:07
Gruaja “shtatzënë” tenton të fusë në burg sasinë e pabesueshme të kontrabandës

Rojet e një burgu brazilian mbetën gojë hapur kur një grua e deklaruar “shtatzënë” që tentonte të vizitonte të shoqin, pasi iu bënë disa pyetje rutinë, u zbuluan se po përpiqej të kontrabandonte thuajse të gjithë shtëpinë brenda burgut.

19:03
Pezullohen tre muaj kreditë/ Banka e Shqipërisë parashikon rënie të ekonomisë

Këshilli mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur që afatet e shlyerjes së kredive të shtyhen në kohë për shkak të situatës me koronavirusin që po përjeton Shqipëria.