Negociatat SHBA-Iran/ Donald Trump: Po zhvillojmë biseda shumë miqësore, të shohim si do përfundojnë
British Airways ka nxjerrë në shitje disa prej veprave të koleksionit të saj të artit me vlerë shumë miliona dollarësh, për të përballuar pandeminë e koronavirusit. Koleksioni përfshin vepra arti nga Damien Hirst, Bridget Riley dhe Peter Doig, me një nga veprat që besohet se është vlerësuar në më shumë se 1 milionë stërlina.
Është mësuar se të paktën 10 vepra janë identifikuar për shitje, edhe pse cilat ekzaktësisht nuk është e qartë.
British Airways, është përballur me një kolaps të fluturimeve dhe pritet që të shkurtojë me mijëra vende punë. Javën e kaluar, shefi i kompanisë, Alex Cruz paralajmëroi se mbijetesa e kompanisë ishte në lojë nëse nuk do të kishte një ristrukturim drastik të biznesit. Sipas mediave britanike, shtëpia e ankandeve Sotheby’s do të merret me shitjen e veprave, sa më shpejt që të jetë e mundur.
Pjesa më e madhe e veprave që përbëjnë koleksionin e British Airways, janë mbledhur me ndihmën e kuratorëve londinezë të artëise, që kanë punuar për kompaninë për 17 vjet deri në 2012 dhe kanë blerë më shumë se 1500 vepra për llogarinë e kompanisë. Si pjesa më e madhe e kompanive ajrore, financat e British Airways janë dëmtuar rëndë nga lënia në tokë e avionëve për shkak të izolimeve nga virusi. Kompania ajrore propozoi reduktimin e 12 mijë vendeve të punës me më shumë se 1 mijë poste pilotësh në rrezik. Kompania sidoqoftë thotë se po vepron tani për të mbrojtur sa më shumë vende pune të mundet.
Top Channel