Epidemiologu i vë gishtin QSUT-së: Është shndërruar në burim epidemie për Koronavirusin

11/06/2020 17:30

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar epidemiologu Ilir Alimehmeti. Në vendin tonë ditët e fundit janë raportuar një shtim i numrit të rasteve me COVID-19, për këtë arsye paniku tek qytetarët duket se është rikthyer sërish. Epidemiologu Alimehmeti sqaroi gjatë fjalës së tij se përse po ndodh kjo gjë.

Denis Drynjaja: Çfarë është kjo që po ndodh dhe ky bum i ri infektimesh?

Ilir Alimehmeti: Janë dy gjëra bashkë që po ndodhin. Së pari është një minorancë që ne e quajmë ‘efekti rebound’, që do të thotë mbas heqjes së masave pritet që të ketë një ngritje. Zakonisht kjo ngritja është aq e lartë sa të forta kanë qenë masat, pra sa më masa strikte të jenë marrë aq më ‘rebound’ i fortë pritet. Quhet i tillë sepse imagjinoni një top ta përplasni në tokë, sa më fort ta përplasni aq lart do të çohet ai më pas në përgjigje. Nga krahu tjetër më pas kemi një diçka dhe kjo duhet të na shqetësojë, sepse kjo s’ka asnjë lidhje me masat, por ka lidhje me heqjen e disa masave sigurie. Ka lidhje me vatrat spitalore. Vatrat spitalore është problem i këtyre ditëve dhe ndër këto vatra më i rëndësishmi është i QSUT.

Denis Dyrnjaja: A kemi gabuar diku, apo sido që të silleshim kjo situatë do të vinte.

Ilir Alimehmeti: Efekti ‘rebound’ është gjithmonë brenda, nuk mund ta heqësh dot efektin ‘reboubnd’. Kjo ndodh në momentin që ke disa masa dhe i heq, patjetër që do të kesh disa raste që janë të lidhura me ‘efektin rebound’. Një element tjetër është shtimi i testeve që kemi bërë këto ditë. Nëse ju e vini re këto tre ditë që ne kemi raste më shumë, ne kemi bërë 359 teste para dy ditësh dhe kjo është shifra rekord e testeve. 311 një ditë më përpara dhe sot janë diku afro 300 dhe ato. Nuk janë bërë kurrë kaq shumë teste në Shqipëri. Kujtojmë që Shqipëria është vendi i fundit në Evropë përsa i përket numrit të testeve për një milionë banorë. Nga krahu tjetër po të hedhim sytë e drejt Maqedonisë, do të shohim që Maqedonia bën tre katër fishin e testeve tona ditore dhe natyrisht që dhe rastet janë më të larta.

Top Channel